Atentati i 30 qershorit në Korçë/ Arrestohet vëllai i autorit, në pranga dhe i plagosuri
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e targave, ndërsa tërhoqi vërejtjen për përgjegjësinë që u takon të dyja palëve për zhvillimet në terren.
"Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Ne paraqitëm një propozim që presidenti Aleksandër Vuçiç e pranoi, ndërsa kryeministri Albin Kurti jo”, tha ai.
Pas me se pesë orë bisedimesh në Bruksel, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se nuk është arritur asnjë marrëveshje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Të dy udhëheqësit u takuan në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian i cili ftoi takimin emergjent për të diskutuar për tensionet ndërmjet të dy vendeve rreth situatës në veriun e Kosovës.
"Për arsye të paqarta, nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje", tha presidenti serb, duke paralajmëruar siç tha, ditë të vështira.
"Do t'i dëgjojmë këshillat dhe kërkesat e përfaqësuesit të Lartë evropian, Josep Borrell. Ai ka kërkuar që ata të mos shqiptojnë gjoba dhe që ne mos të lëshojmë targa të reja KM (targa të lëshuara nga Serbia) për ç'gjë ne kemi thënë se është në rregull. Ne do ta respektojmë këtë. Do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër", tha presidenti serb.
Takimi ndodh në ditën kur ishte paraparë të fillojë faza e dytë e zbatimit të vendimit të qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia që duhet të përfundojë në prill të vitit të ardhshëm.
Nga e hëna sipas vendimit pritej të fillojë gjobitja e atyre që nuk i kanë konvertuar targat e makinave. Vendimi kundërshtohet nga Beogradi dhe serbët në veriun e Kosovës të cilët kanë paralajmëruar rezistencë ndaj zbatimit të tij.
Të dielën pasdite policia e Kosovës tha se edhe nesër do të vazhdojë me paralajmërimet ndërsa nga e marta 22 nëntor do të fillojë shqiptimi i gjobave.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur shpresën për një zgjidhje praktike të çështjes së targave për të shmangur tensionet në veri ku nuk ka më pjesëtarë të policisë nga radhët e komunitetit serb e as punonjës të institucioneve tjera, pas vendimit të përfaqësuesve serbë të mbështetur nga Beogradi për të braktisur institucionet e Kosovës në veri.
Bashkimi Evropian e ka cilësuar situatën në veriun e Kosovës më të rrezikshmen që nga viti 2013.
Tensionet ne zonë që pasuan vendimin e qeverisë për targat i cili u mor me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për një shtyrje dhjetë muajshe, u shtuan në një periudhë diskutimesh për një marrëveshje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dritën e një propozimi evropian që u bë i njohur si nisma franko-gjermane.
Zyrtarët evropianë kanë thënë se të dyja palët nuk e kanë refuzuar propozimin i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.
Autoritetet në Kosovë thonë se propozimi është një bazë e vlefshme për diskutime të mëtejshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërsa presidenti serb tha se Serbia as nuk e ka pranuar as nuk e ka kundërshtuar propozimin por është e gatshme për bisedime rreth tij./ VOA
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se në bise...
Me përfundimin e zgjedhjeve për Kongresin, vëmendja është ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, foli ...
Gjermania i ka ofruar Polonisë sisteme mbrojtëse, Patriot ...
Më shumë se 8.300 civilë janë vrarë deri më tani në luftën...
Centrali bërthamor në Zaporizhia – më i madhi në Europë – ...
Një tërmet ka goditur ishullin Java të Indonezisë, duke vr...
Kassym-Jomart Tokayev është rizgjedhur president i Kazakis...
Një javë pas sulmit me bombë në qendër të Stambollit hetue...
Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka parashiku...
Policia amerikane është alarmuar nga shfaqja e disa pa...
Që nga nisja e luftës në Ukrainë, sistemi hekurudhor k...
Shtetet e Bashkuara thanë se shpresojnë që Kosova dhe ...
Gjeorgjia është në rrugën e duhur për t'u bërë një nga...
Ministria turke e Mbrojtjes tha se ka ndërmarrë sulme ...
Nju Jorku është goditur nga një stuhi bore që mbuluar vend...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe më datën 21...
Fshati polak Przewodow, vetëm pesë kilometra larg kufi...
Të paktën pesë persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën ...
Centrali i energjisë bërthamore në Zaporizhzhia, i cil...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...