
Ambasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill, tha të martën se përshkallëzimi i dhunës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës ku një grup serbësh të armatosur vranë një oficer të policisë është “një ngjarje tragjike”, ndërsa bëri thirrje për vazhdimin e procesit politik të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
“Ishte një ngjarje tragjike dhe ne të gjithë duhet ta dënojmë vrasjen e një pjesëtari të policisë së Kosovës. Gjithmonë është për keqardhje humbja e jetëve, por mendoj se e është e rëndësishme që të vazhdojmë me procesin politik. Mendoj se po zhvillohen procese për të nxitur më tej dialogun”, tha ambasadori Hill gjatë një debati ne Beograd.
Ai i bëri këto komente pas takimit të ambasadorëve të vendeve kryesore perëndimore me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, në të cilin është diskutuar për situatën në Kosovë pas ngjarjeve të së dielës.
Ambasadori amerikan nuk deshi të japë më shumë hollësi për diskutimet por nënvizoi se angazhimi diplomatik duhet të “forcohet” në ditët dhe javët në vijim.
Presidenti serb shkroi në rrjetet sociale se gjatë takimit me diplomatët perëndimorë kërkoi që forcat e drejtuara nga NATO-ja “të kujdesen për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës, në vend të policisë së Albin Kurtit”.
Të dielën ai tha se sulmuesit ishin serbë të Kosovës që “nuk mund të duronin me terrorin e (kryeministrit të Kosovës) Albin Kurti”.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha të martën se grupi që sulmoi policinë, nuk përbëhej nga qytetarë që u mblodhën “spontanisht për të shprehur shqetësimet e tyre".
“Ne ende po punojmë për të kuptuar se si dhe kush është përgjegjës dhe pse. Por dua të them, ju keni parë pamjet e pajisjeve ushtarake dhe planet që ishin zhvilluar. Ky nuk ishte një grup i qytetarëve që spontanisht u bënë së bashku për të shprehur shqetësimet e tyre. Ky ishte një grup i trajnuar dhe i organizuar. Kjo nënkupton se pas tyre ka një lloj strukture, duke pasur parasysh trajnimin dhe pajisjet. Ne duam që kjo ngjarje të ndriçohet dhe ata të mbahen përgjegjës”, tha ambasadori Hovenier pas një takimi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Të dielën në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, një grup personash të maskuar dhe me uniforma ushtarake sulmuan policinë e Kosovës duke vrarë një oficer dhe plagosur një tjetër.
Grupi më pas hyri me forcë në manastirin ortodoks në fshatin Banjskë duke vazhduar të qëllojë mbi policinë. Përleshja përfundoi kur shumica e sulmuesve u arratisën. Tre nga sulmuesit e armatosur mbetën të vrarë.
Sulmi u cilësua si akt terrorist nga institucionet e Kosovës dhe diplomatët perëndimorë. Kryeministri Kurti tha se grupi i armatosur kishte mbështetjen e autoriteteve në Serbi. Presidenti serb ka mohuar çfarëdo lidhjeje me grupin, ndërsa qeveria e tij shpalli të mërkurën ditë zie në kujtim të tre të vrarëve në Kosovë. Lista Serbe, partia kryesore e serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi shpalli tri ditë zie në zonat e banuara me pjesëtarë të komunitetit serb në kujtim të të vrarëve.
Autoritetet në Prishtinë thanë se vendimet e tilla janë “vulosje e autorësisë së këtij organizimi”./ VOA
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka deklaruar ...
Bashkimi Evropian insiston që përgjegjësit për sulmin ...
Pesë persona të akuzuar si pjesë e një rrjeti spiunazh...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklarua...
Policia në shtetin verilindor të Gjermanisë Mecklenburg-Po...
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka folur për situatën...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla, ka publikua...
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e parabu...
Një shpërthim në një depo karburanti në Nagorno-Karabakh k...
Në kullën e kontrollit në Aeroportin Gatwick të Londrës ka...
Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" analizon gjakd...
Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila më herët në...
Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktimin e masës s...
Të hënën, Lista Serbe përmes një njoftimi ka bërë të ditur...
"Istraga.ba", media boshnjake ka raportuar së fundmi se në...
Të arrestuarit në Banjskë të Zveçanit, që dyshohet se ...
Detaje të reja po zbulohen dita-ditës nga ngjarja e 24...
Policia e Kosovës ka prezantuar arsenalin e armëve të ...
Një ekspert i njohur britanik ka pranuar 60 akuza, pas...
Refugjatët armenë etnikë po largohen nga Nagorno-Karab...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...