Bisedimet e paqes për Ukrainën/ Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reagu...

Një grua në Gadime të Ulët të Lipjanit është goditur me sëpatë të hënën, më 24 nëntor, teksa Policia e Kosovës tha se është në kërkim të të dyshuarit. Mediat lokale dhe Rrjeti i Grave të Kosovës raportuan se i dyshuari është ish-bashkëshorti i viktimës.
“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e procedurale, ndërkohë që personi i lënduar [femër] është dërguar për tretman mjekësor”, tha për Radion Evropa e Lirë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.
Rrjeti i Grave të Kosovës shprehu shqetësim për rastin, duke thënë se gruaja “është sulmuar brutalisht me sëpatë nga ish-bashkëshorti i saj, pavarësisht faktit se ndaj tij kishte urdhër për mbrojtje aktiv”.
“Ky rast tregon edhe një herë se mungesa e zbatimit të plotë të urdhrave për mbrojtje vazhdon të rrezikojë jetën e grave në Kosovë, duke dështuar t’i ofrojë mbrojtjen që ligjërisht u takon”, tha RrGK-ja.
Ky rrjet kërkoi që gjykata të japë vendim për vendosjen e bylyzykut për mbikëqyrje elektronike, të japin dënime meritore dhe të përshpejtojnë procedurat në rastet e dhunës në familje “dhe të mos lejojnë tolerim ndaj dhunuesve”.
“Dhuna ndaj grave është krim dhe duhet trajtuar si urgjencë kombëtare. Asnjë grua nuk duhet të jetojë me frikë, dhe asnjë urdhër për mbrojtje nuk duhet të mbetet vetëm në letër”, tha Rrjeti i Grave të Kosovës, organizatë që ofron këshillim dhe ndihmë juridike falas për të gjitha viktimat e dhunës në bazë gjinore.
Organizatat për të drejtat e njeriut dhe institucionet kanë ngritur shpesh shqetësimet për dhunën ndaj grave, teksa viteve të fundit Kosova ka shënuar rritje të rasteve të dhunës në familje. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, më 2024 ishin 2.959 raste të raportuara për dhunë në familje, ndërkaq më 2023 ishin regjistruar 2.460 raste.
Në shumicën dërrmuese të tyre, viktima janë gratë. Nga viti 2010 deri në mars të vitit 2025, në Kosovë janë vrarë 59 gra. Në të shumtën e rasteve, autorë të këtyre krimeve kanë qenë bashkëshortët ose ish-bashkëshortët.
Në shtator të vitit 2020, Kosova ka miratuar Konventën e Stambollit, të hartuar nga Këshilli i Europës si instrument që detyron shtetet të luftojnë dhunën kundër grave dhe dhunën në familje.
Megjithatë, organizatat që merren me të drejtat e grave shpesh kanë kritikuar institucionet e drejtësisë, duke thënë se “dënimet e lehta” po i “trimërojnë” kryesit e këtyre veprave. /REL
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reagu...
Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, ka deklaruar s...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se...
Dy kamikazë kanë sulmuar selinë e një force paraushtarake ...
Sinisa Karan kandidat i liderit të larguar serb, Milorad D...
Transporti publik në Prishtinë nga sot ka pezulluar shërbi...
Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter goditi këtë...
Shtëpia e Bardhë ka thënë se bisedimet në Gjenevë me Kievi...
Belgjika përballet me mbylljen e shkollave dhe ndërprerjen...
Komisionerja e BE për Zgjerimin, Marta Kos ka folur lidhur...
Është publikuar teksti i një kundërpropozimi evropian ndaj...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio në një tjetër d...
Ky samit i parë i G20 në Afrikë ka përgjegjësinë të mos le...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka folur nga Gje...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar pasi pr...
Liderët europianë kanë propozuar ndryshime në planin e SHB...
Ministri në detyrë i Financavë në Kosovë, Hekuran Murati k...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka folur së fundmi lidh...
Ushtria izraelite pretendoi se kishte shënjestruar shefin ...
Kur e quajmë 'luftë'? Si fillon një 'luftë'? Veçanërisht s...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...