Berisha merr në mbrojtje Shehajn: Tano Caridi, lule para Ballës, shkuarja te vila, akt i turpshëm
Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Agron Sheha...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Agron Sheha...

Një zjarr masiv në një depo nafte po shpërthen pranë vendpushimit rus në Detin e Zi, Soçi, për të cilin autoritetet ruse fajësojnë një sulm me dron ukrainas.
Aeroporti i afërt i Soçit ka pezulluar fluturimet.
Guvernatori i Rajonit të Krasnodarit, Veniamin Kondratyev, tha në Telegram se mbeturinat e dronit kishin goditur një rezervuar karburanti dhe 127 zjarrfikës po merren me shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, një sulm me raketa ruse ka shkatërruar shtëpi dhe infrastrukturë civile në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, thonë zyrtarët lokalë.
Të paktën shtatë civilë u raportuan të plagosur në qytet, i cili është bombarduar vazhdimisht nga forcat ruse. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës tha se tre nga të plagosurit po trajtohen në spital.
Sulmi me dron në rafinerinë e Soçit ishte një nga disa të ndërmarrë nga Ukraina gjatë fundjavës, duke synuar instalimet në qytetet jugore ruse të Ryazanit, Penzës dhe Voronezhit. Guvernatori i Voronezhit tha se katër persona u plagosën në një sulm me dron.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore ka kapur 93 dronë ukrainas gjatë natës, 60 prej të cilëve ishin mbi rajonin e Detit të Zi.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia qëlloi 83 dronë ose 76 dronë dhe shtatë raketa gjatë natës, 61 prej të cilëve u rrëzuan. Ajo shtoi se 16 dronë dhe gjashtë raketa goditën objektiva në tetë lokacione.
Kjo vjen pas një jave veçanërisht vdekjeprurëse për civilët në Ukrainë, përfshirë një sulm ndaj Kievit të enjten që vrau të paktën 31 persona.
Më shumë se 300 dronë dhe tetë raketa lundrimi u lëshuan në sulm, thanë zyrtarët ukrainas, duke e bërë sulmin një nga më vdekjeprurësit në kryeqytet që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022.
Pas sulmeve, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për sanksione më të forta ndërkombëtare ndaj Rusisë këtë javë, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump dënoi veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe sugjeroi se do të vendosen sanksione të reja kundër Moskës.
Në korrik, Trump tha se Putini kishte 50 ditë për t’i dhënë fund luftës, përndryshe Rusia do të përballej me tarifa të ashpra që synonin naftën dhe eksportet e tjera të saj.
Të hënën, Trump vendosi një afat të ri prej "10 ose 12" ditësh. Më vonë ai vendosi një afat të ri, i cili do të skadonte më 8 gusht./ CNA, përkthyer nga BBC
Portugalia kontinentale do të hyjë në gjendje gatishmërie ...
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, paralajmëroi kujde...
Numri i viktimave nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali q...
Një zbulim i rrallë arkeologjik është kryer në zonën e Ulp...
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur këtë të shtu...
Muaji gusht sapo ka nisur, e po kështu edhe të dhënat mbi ...
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ...
Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi do të mblidhet të s...
Çikago, për një kohë të shkurtër, pati cilësinë më të keqe...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkarkuar shefin e ...
Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO po vazhdon vendosje...
Një minator vdiq dhe pesë të tjerë u zhdukën pas një aksid...
Donald Trump ka postuar në Truth Social se po urdhëron eki...
Franca ka pezulluar programin e saj për pritjen e palestin...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Këshilli i ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) ka përforcuar kriter...
Lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kanadasë është përshkallë...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sipas p...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoresha e filialit ...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...