“Na falni se ju prishëm plazhin, por qytetarët po mbyten”/ Korreshi denoncon ndotjen në Lushnjë
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka bërë nj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka bërë nj...

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) ka përforcuar kriteret dhe pengesat për përcaktimin si vende të sigurta origjine në procedurat e përshpejtuara të azilit. Anëtarët e BE-së mund të hartojnë lista me vende të tilla vetëm nëse paraqesin edhe burimet për vlerësimin e tyre; gjykatat duhet të jenë në gjendje të shqyrtojnë se mbi cilat informacione bazohet vendimi për shpalljen e një vendi si vend i sigurt. Po ashtu gjyqtarët në Luksemburg vendosën që derisa të hyjnë në fuqi rregullat e reja të azilit të Bashkimit Evropian, vendimi për të shpallur një vend si të sigurt duhet të marrë në konsideratë të gjithë popullsinë e një vendi të caktuar.
Gjykimi kishte të bënte me "Modelin e Shqipërisë" që përdor Italia në kuadrin e procedurave të shpejta për proceset për azilin jashtë vendit. Përcaktimi i vendeve të sigurta të origjinës është parakusht për zbatimin e këtij modeli. Qeveria e Romës synon të dërgojë refugjatë dhe migrantë, meshkuj në moshë madhore, nga këto vende në qendrat e strehimit në territorin e Shqipërisë, ku ata duhet të qëndrojnë ndërsa përpunohen kërkesat e tyre për azil.
Paditësit nga Bangladeshi
Në tetor 2024 u klasifikuan si të sigurta disa vende, përfshirë edhe Bangladeshin - vendi nga i cili vijnë dy paditësit. Ata ishin kapur në Detin Mesdhe dhe ishin dërguar në Shqipëri. Kërkesat e tyre për azil në Itali u refuzuan. Gjykata kompetente italiane i kërkoi Gjykatës Evropiane të Drejtësisë(GJED) të sqaronte se cilat janë detyrimet e vendeve anëtare të BE-së lidhur me përcaktimin e vendeve të sigurta të origjinës.
Vitin e kaluar Gjykata vendosi në një rast tjetër që, deri në njoftim të mëtejshëm, një shtet mund të klasifikohet si i sigurt vetëm nëse ky konstatim vlen për të gjithë territorit të tij. Megjithatë një rregullore e re e BE-së përcakton që në të ardhmen shtetet mund të klasifikohen si të sigurta edhe nëse ky vlerësim nuk vlen për rajone ose grupe të caktuara njerëzish, siç janë homoseksualët. Ndryshimi është pjesë e reformës së madhe të ligjit të azilit të BE-së, e cila është planifikuar të hyjë në fuqi në qershor 2026.
Meloni: "Një hap që duhet t'i shqetësojë të gjithë"
Vendimi i Luksemburgut u prit me kritika të ashpra në Itali. Kryeministrja Giorgia Meloni tha se vendimi ishte surprizues dhe e kufizoi më tej hapësirën tashmë të kufizuar të qeverive për të vepruar. "Ky është një hap që duhet t'i shqetësojë të gjithë", tha kryetarja e partisë së djathtë Fratelli d'Italia.
Qeveria italiane ka nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë për të ngritur dy kampe në territorin e saj. Megjithatë projekti aktualisht është pezulluar për shkak të rezistencës së gjyqësorit italian. Sipas një raporti të organizatës për të drejtat e njeriut ActionAid dhe Universitetit të Barit qendrat kanë funksionuar efektivisht vetëm për pesë ditë në vitin 2024 dhe me kosto shumë të larta.
Po Gjermania?
Edhe Gjermania ka shpallur një numër vendesh si të sigurta. Përveç shteteve anëtare të BE-së ato përfshijnë shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Gjeorgjinë, Ganën, Moldavinë dhe Senegalin. Koalicioni CDU/CSU-SPD planifikon ta zgjerojë listën me anë të rregullimit ligjor, pra pa përfshirjen e Bundestagut dhe Këshillit të Federatës, Bundesratit. Megjithatë një vendim përfundimtar nuk është marrë ende./DW
Lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kanadasë është përshkallë...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sipas p...
I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, ka inspektua...
Ky përparim midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit vje...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Them...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ...
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka...
SHBA-të thonë se do të vendosin sanksione ndaj organizatës...
Kreu i agjencisë hapësinore ruse, Roscosmos, tha se është ...
Gjykata e Apelit ua ka ndërprerë masën e paraburgimit pesë...
Presidenti Trump ka njoftuar në platformën e tij, Truth So...
Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e avokatit të Igor Po...
Izraeli mund të kërcënojë me aneksimin e pjesëve të Gazës ...
Australia po ndalon YouTube për fëmijët nën 16 vjeç, duke ...
Ka qenë një nga tërmetet më të forta të regjistruara ndonj...
Peruja ka mbyllur 65 nga 125 portet e saj në Paqësor për s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi ...
Rusia dhe rajone të tjera kanë tërhequr paralajmërimet për...
Ambasada e Shqipërisë në Japoni, pas paralajmërimeve për c...
Valët kanë filluar të godasin brigjet e SHBA-së, përfshirë...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes hi...
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...