Zyrtari izraelit thotë se Izraeli "mund të aneksojë pjesë të Gazës"
Izraeli mund të kërcënojë me aneksimin e pjesëve të Gazës ...

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e avokatit të Igor Popoviçit, duke lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji të shqiptuar ndaj zyrtarit serb.
Më 20 korrik, Gjykata Themelore në Prishtinë shqiptoi masën e paraburgimit ndaj Popoviçit, ndihmësit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, i cili dyshohet për veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit.
Sipas vendimit të Apelit, siç raporton Betimi për Drejtësi, shkalla e parë ka vepruar drejt kur e ka caktuar paraburgimin, pasi që, sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se Popoviq ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet.
Apeli ka përmendur edhe një video ku Popoviç shihet dhe dëgjohet duke mbajtur një fjalim në rajonin e Rahovecit, përmes së cilës, Gjykata tha se mjaftueshëm krijohet dyshimi i bazuar se ai e ka kryer këtë vepër penale.
Në vendim u tha po ashtu se Popoviç ka shtetësi të Serbisë dhe nëse ai mbrohet në liri do të ishte i pakapshëm nga institucionet e Kosovës për faktin se Serbia nuk bashkëpunon me Kosovën.
Popoviç u ndalua më 18 korrik, pasi gjatë shënimit të përvjetorit të vrasjes së serbëve në Rahovec, e kishte quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) “organizatë terroriste”.
Zyrtarët në Serbi e kanë dënuar arrestimin e Popoviqit, duke e cilësuar si një “vendim politik”. Ata kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e ka paralajmëruar Kosovën për “pasoja të paparashikueshme”, deklaratë kjo që nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është cilësuar si kërcënim.
Kurti ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të reagojë “qartë dhe me vendosmëri ndaj kërcënimeve të Vuçiçit”, që sipas tij, mund të destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ndërkaq, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se vendi nuk do të tolerojë fyerje dhe përdhosje të historisë dhe të luftës së udhëhequr nga UÇK-ja.
UÇK-ja ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999.
Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.
Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, nuk janë gjetur ende.
Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte. Gjatë konferencës, Kurti tha se Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë./ REL
Izraeli mund të kërcënojë me aneksimin e pjesëve të Gazës ...
Australia po ndalon YouTube për fëmijët nën 16 vjeç, duke ...
Ka qenë një nga tërmetet më të forta të regjistruara ndonj...
Peruja ka mbyllur 65 nga 125 portet e saj në Paqësor për s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi ...
Rusia dhe rajone të tjera kanë tërhequr paralajmërimet për...
Ambasada e Shqipërisë në Japoni, pas paralajmërimeve për c...
Valët kanë filluar të godasin brigjet e SHBA-së, përfshirë...
Valët e para të shkaktuara nga një tërmet masiv prej 8.8 b...
Agjencia meteorologjike e vendit paralajmëroi se kushtet e...
Helikopterë të zbatimit të ligjit janë vendosur përgjatë z...
Më shumë se 1.9 milionë njerëzve në Japoni u është kërkuar...
Pas goditjes së fortë të tërmetit në Rusi, Presidenti Dona...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë të shkallës R...
Njeriu që vrau katër persona me një pushkë gjysmëautomatik...
Administrata Trump ka njoftuar një plan për të rrëzuar një...
Britania do ta njohë shtetin palestinez në shtator, nëse Q...
Për armiqtë e betuar të komunizmit në Republikën Çeke, kjo...
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur në pasd...
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në bashk...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...