Republika Çeke ndalon propagandën komuniste
Për armiqtë e betuar të komunizmit në Republikën Çeke, kjo...

Britania do ta njohë shtetin palestinez në shtator, nëse Qeveria e Izraelit nuk ndërmerr hapa substancialë për t’i dhënë fund “situatës së tmerrshme” në Gazë, dhe nuk i plotëson kushtet tjera, i ka thënë kryeministri britanik, Keir Starmer kabinetit të tij, sipas një deklarate të lëshuar nga kryeministria.
Paralajmërim të ngjashëm ka bërë edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron ditë më parë.
Aktualisht shtetin palestinez e njohin më shumë se 140 prej 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Sipas deklaratës, Starmer do ta ndërmarrë këtë veprim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në rast se Qeveria izraelite nuk i jep fund situatës në Gazë, nëse nuk arrin armëpushim, nëse nuk e bën të qartë se nuk do të ketë aneksim të Bregut Perëndimor dhe nëse Izraeli nuk do të përkushtohet për paqe afatgjatë përmes zgjidhjes me dy shtete.
“Ai e ka përsëritur se nuk ka ekuivalencë në mes të Izraelit dhe Hamasit, dhe që kërkesat tona ndaj Hamasit mbesin të njëjta, duhet të lirohen të gjitha pengjet, të nënshkruhet armëpushimi, dhe Hamasi të pranojë se nuk do të ketë asnjë rol në Qeverinë e Gazës, si dhe të çarmatoset”, është në deklaratë.
Hamasi është grup palestinez, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.
Starmer e ka marrë këtë vendim pasi e ka ftuar për takim kabinetin e tij të martën, për të diskutuar një plan të ri për paqe, në të cilin janë duke punuar disa liderë evropianë.
Ai ka diskutuar me ekipin e tij edhe për mënyrat e dërgimit të ndihmave humanitare në Gazë.
Qeveritë paraprake britanike kanë thënë se do ta njohin zyrtarisht shtetin palestinez kur të jetë koha e duhur, pa përmendur ndonjë afat kohor apo plotësimin e ndonjë kushti.
Mirëpo tani, me paralajmërimet se njerëzit në Gazë po përballen me uri, një numër në rritje i ligjvënësve në Partinë Laburiste të Starmerit, i kanë kërkuar atij të njohë shtetin palestinez dhe të rrisë presionin ndaj Izraelit.
Izraeli e ka nisur fushatën ushtarake në Gazë në përgjigje të sulmit të kryer nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, si pasojë e të cilit janë vrarë 1.200 njerëz dhe janë marrë peng rreth 240 të tjerë.
Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, mbi 59.000 palestinezë janë vrarë në Gazë prej atëherë.
Pjesa më e madhe e Gazës tani është shndërruar në gërmadhë.
Agjencia e OKB-së për Refugjatë Palestinezë (UNRWA) ka thënë se një në pesë fëmijë në qytetin e Gazës tani është i kequshqyer dhe që numri i rasteve po rritet çdo ditë.
Mbi 100 organizata ndërkombëtare të ndihmës dhe grupe për të drejta të njeriut kanë paralajmëruar për uri masive në Rripin e Gazës, duke iu bërë presion qeverive në botë që të veprojnë.
Izraeli, i cili kontrollon hyrjen e të gjitha furnizimeve në Gazë, përsërit se nuk ka rrethim dhe e fajëson Hamasin për çdo rast të kequshqyerjes./ REL
Për armiqtë e betuar të komunizmit në Republikën Çeke, kjo...
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur në pasd...
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në bashk...
Drejtori i IGJPK-së Sadri Ramabaja në intervistë për CNA T...
Drejtori i IGJPK-së, Sadri Ramabaja, në një intervistë për...
Të shtëna me armë zjarri në Midtown Manhattan nga ku kanë ...
Arabia Saudite dhe Franca kanë hapur një konferencë tre-di...
Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e qasjes së Izr...
Presidenti rus, Vladimir Putin, foli për integritetin terr...
Pasi kryeministri britanik Keir Starmer u takua me preside...
Rrëmbyesit në Nigeri kanë vrarë të paktën 35 persona që i ...
Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë Millu...
Më 28 korrik, para Gjykatës Themelore në Prishtinë, pritet...
Industria e turizmit në Greqi po vuan nga një mungesë akut...
Një marrëveshje tregtare është arritur midis Bashkimit Evr...
Disa persona kanë humbur jetën pasi një tren doli nga shin...
Në Pustec po zhvillohet festivali folklorik i grupeve maqe...
Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën a...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...