Gjykata në Prishtinë pritet të shpallë aktgjykimin për sulmin ndaj zyrave të KQZ-së
Më 28 korrik, para Gjykatës Themelore në Prishtinë, pritet...

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë Millun Millenkoviq – Llunen, Aleksandar Vllajiqin dhe Dejan Pantiqin për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut në dhjetor të vitit 2022.
Millenkoviq – Llune dhe Vllajiq janë dënuar me nga pesë vjet burgim, ndërsa Pantiqi me dy vjet burgim.
Miomir Vakiq është liruar nga akuzat, sepse nuk është vërtetuar se ka kryer vepër penale.
Prokuroria e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj këtyre katër personave në dhjetor të vitit 2023 për veprën penale “akt terrorist”.
Ata akuzoheshin se kishin sulmuar zyrat e KQZ-së me bomba dore dhe mjete shpërthyese, me qëllim – siç thuhet në aktakuzë – “destabilizimin ose shkatërrimin e strukturave politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës”. Sipas prokurorisë, nga ky sulm janë rrezikuar seriozisht jetët e zyrtarëve të KQZ-së dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Millenkoviq-it dhe Vllajiq-it do t'u llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim.
Pantiq dhe Vakiq janë mbrojtur në liri. Në seancën e parë, të mbajtur në fund të janarit 2024, të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
Asnjëri prej të akuzuarve nuk ka qenë në sallën e gjyqit të hënën. Ata kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi.
Predrag Milkoviq, avokati i Millun Millenkoviqit, e ka quajtur “katastrofal” aktgjykimin ndaj klientit të tij dhe ka paralajmëruar se do të bëjë ankesë.
“Kemi shkelje thelbësore të procedurës, për shkak të dëshmitarëve që u propozuan papritur gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe u morën në pyetje në atë fazë. Prokuroria ka qenë në dijeni për ta që në kohën e ngritjes së aktakuzës, por duket se i ka fshehur me vetëdije nga mbrojtja gjatë fazës hetimore, vetëm për të futur një ‘hile të fshehur’ në proces”, u tha ai gazetarëve.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë se e mirëpret vendimin e marrë në gjykatë.
“Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë dhe dërgon një mesazh se aktet e dhunës dhe kërcënimet ndaj institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës nuk do të tolerohen”, është thënë në një reagim të Prokurorisë në rrjetet sociale./ Rel
Më 28 korrik, para Gjykatës Themelore në Prishtinë, pritet...
Industria e turizmit në Greqi po vuan nga një mungesë akut...
Një marrëveshje tregtare është arritur midis Bashkimit Evr...
Disa persona kanë humbur jetën pasi një tren doli nga shin...
Në Pustec po zhvillohet festivali folklorik i grupeve maqe...
Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën a...
SHBA ka arritur një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evro...
Presidenti Trump kërkoi që ish-nënpresidentja Kamala Harri...
Udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias do të marrin pjesë ...
Rusia mbajti ceremoni të zbehura për nder të marinës më 27...
Televizioni shtetëror jordanez raportoi se Forcat Ajrore M...
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku...
Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as sonte, në seanc...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli sot me udhëheqësi...
Të paktën 54 fëmijë dhe rreth 30 të rritur notuan nga Maro...
Policia indiane arrestoi këtë javë një burrë pranë Nju Del...
Zjarret po përhapen në të gjithë Greqinë gjatë kësaj të sh...
Edhe në Kosovë raportohet situatë e vështirë me zjarret. S...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u pa në fushën e tij t...
Sipas Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, forcat ukra...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...