Afati i fundit nga Gjykata Kushtetuese/ Nuk arrihet konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as sonte, në seanc...

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, në disa zona të Kosovës janë përhapur zjarre.
Agjencia njoftoi se një zjarrfikës është lënduar në Ferizaj gjatë intervenimit për shuarjen e zjarreve.
"Raporti i Qendrës Operative të Agjencisë tregon një rritje në numrin e vatrave të zjarrit, me gjithsej 101 raste të raportuara vetëm në gjashtë orët e fundit. Prej tyre, 48 janë ende aktive, ndërsa 53 janë lokalizuar", thuhet në njoftimin e Agjencisë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjendja është e vështirë dhe kërkon veprim të shpejtë e të bashkërenduar nga të gjitha institucionet.
"Institucionet e Republikës së Kosovës janë të mobilizuara për të ofruar ndihmën e nevojshme. FSK-ja është në gjendje gatishmërie të plotë dhe e gatshme të ofrojë mbështetje të menjëhershme në rast se kërkohet nga autoritetet komunale apo ato qendrore për emergjencat civile", tha Osmani.
Në fshatin Zasellë të Komunës së Mitrovicës, ka pasur edhe intervenim me helikopter nga KFOR-i.
Agjencia u bëri thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre në ambiente të jashtme dhe të lajmërojnë zjarrvëniet në numrat emergjent 112, 193 dhe 192.
Më herët, kjo agjenci kishte thënë se shumica e zjarreve masive në Kosovë shkaktohen nga dora e njeriut.
Edhe pse Agjencia e Menaxhimit Emergjent nuk ka treguar se në cilat zona janë përhapur zjarre, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur për zjarre në disa fshatëra të kësaj komune.
“Kushdo që ka mundësi e që ka pajisje per shuarje të zjarrit, le të ndihmoj në hapësirën Dubravë - Sallagrazhdë - Mushtisht”, shkroi në Facebook, ku publikoi një video.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent raportoi edhe dje për gjithsej 23 zjarre, prej të cilat shtatë kishin qenë aktive deri në orën 15:00.
Ende nuk dihet se sa dëme janë shkaktuar, por më parë gjatë këtij muaji janë publikuar shumë video në rrjete sociale që tregonin se si arat e mbjella me drithëra si grurë kapeshin nga zjarret.
Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), gjatë vitit 2024 në Kosovë ishin regjistruar 94 zjarre, të cilat kishin djegur gjithsej 12.079 hektarë pyje dhe shkurre./ Rel
Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as sonte, në seanc...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli sot me udhëheqësi...
Të paktën 54 fëmijë dhe rreth 30 të rritur notuan nga Maro...
Policia indiane arrestoi këtë javë një burrë pranë Nju Del...
Zjarret po përhapen në të gjithë Greqinë gjatë kësaj të sh...
Edhe në Kosovë raportohet situatë e vështirë me zjarret. S...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u pa në fushën e tij t...
Sipas Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, forcat ukra...
Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti ishte sot i pranishëm n...
Sot është afati i fundit i caktuar nga Gjykata Kushtetuese...
Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë të Kuvendit...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi sot s...
Sekretari i Shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se ...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, k...
Presidenti amerikan Donald Trump do të niset për në Skoci ...
Pajisjet e kontrollit të sigurisë në aeroporte, të afta pë...
Dështimi i 52-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka...
Kuvendi i Kosovës ka dështuar në seancën konstituive edhe ...
Kamboxhia dhe Tajlanda kanë një histori konfliktesh të her...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për vazhdimin...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u zotua t'u ...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...