Kosova ende pa Parlament/ Dështon seanca e 52-të e konstituimit
Kuvendi i Kosovës ka dështuar në seancën konstituive edhe ...

Dështimi i 52-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka nxitur reagime të ashpra nga përfaqësuesit diplomatikë të Bashkimit Europian, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe në Prishtinë, të cilët e cilësuan këtë situatë si të papranueshme dhe zhgënjyese për qytetarët.
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha pas përfundimit të seancës të premten se “Kosovës i duhet një Kuvend pak a shumë menjëherë” dhe theksoi nevojën për një qeveri të re që do t'i forconte marrëdhëniet me Brukselin.
“Një qeveri e re që do ta ndërtojë një urë të re dhe të fortë mes Kosovës dhe BE-së”, deklaroi Orav pas seancës së mbajtur të premten.
Ngjashëm u shpreh edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, i cili vlerësoi se klasa politike po dështon përballë qytetarëve.
“Qytetarët dolën për të votuar më 9 shkurt dhe tani janë bërë gati gjashtë muaj. Është fatkeqësi që Kuvendi nuk po konstituohet", tha ai.
Rohde komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila një ditë më parë vendosi masë të përkohshme duke ndaluar çdo veprim të deputetëve për konstituimin e Kuvendit nga data 27 korrik deri më 8 gusht.
Sipas saj, nëse nuk do të vendosej kjo masë, çdo vendim i ndërmarrë pas 26 korrikut e deri në vendimmarrjen e Gjykatës, lidhur me kërkesat që i janë parashtruar, "mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues”.
“Ky është një karton i kuq për klasën politike”, tha Rohde, duke theksuar urgjencën për formimin e institucioneve.
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës që të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund bllokadës, para se të nisë zbatimi i masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese.
“Përndryshe, Kosova po hyn në territor të panjohur dhe shtetasit e saj vazhdojnë të humbin përfaqësimin politik kuptimplotë dhe aftësinë për të marrë vendime të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare që ndikojnë në jetën e qytetarëve”, ka thënë ambasadori përmes një postimi në "Facebook".
Përfaqësuesit ndërkombëtarë nga Shtetet e Bashkuara, BE-ja, Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca ishin të pranishëm në seancën e së premtes, e cila dështoi një ditë para përfundimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Kushtetuesja për konstituimin e Kuvendit.
Megjithëse Lëvizjes Vetëvendosje i takon pozita e kryeparlamentarit, partitë tjera ose kundërshtojnë emrin e propozuar, atë të Albulena Haxhiut, ose ndryshimin e mënyrës së votimit për të – nga i hapur në të fshehtë.
Meqë kanë mbetur më pak se 48 orë para se të fuqizohet masa e përkohshme e Kushtetueses, kryesuesi i seancës Avni Dehari, e ka thirrur seancën e radhës, të 53-ën me radhë, për nesër, të shtunën, në orën 14:00.
Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet qeveria e re./REL
Kuvendi i Kosovës ka dështuar në seancën konstituive edhe ...
Kamboxhia dhe Tajlanda kanë një histori konfliktesh të her...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për vazhdimin...
Është një debat që po e trondit shoqërinë franceze këtë ve...
Presidenti amerikan Donald Trump ka planifikuar të zhvillo...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur lidhur me ...
Pesë persona janë shtruar në spital për shkak të problemev...
Irani është gati të angazhohet në bisedime me Shtetet e Ba...
Një avion luftarak tajlandez F-16 ka bombarduar objektiva ...
Dhjetë persona, përfshirë vullnetarë, humbën jetën gjatë s...
Zemërim dhe shqetësim në Ukrainë pas ndryshimeve të Zelens...
Një aeroplan pasagjerësh Antonov An-24 që transportonte rr...
Më 24 korrik 2006 ka ndodhur takimi i zyrtarëve më të lart...
Një avion luftarak tajlandez F-16 bombardoi objektiva në K...
Autoritetet irandeze njoftuan sot se një të shtënë me armë...
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen i k...
Një tërmet me epiqendër në perëndim të Hanias, u ndje në i...
Mbretëria e Bashkuar ka vendosur paketën e parë të sanksio...
Kryesuesi i seancës konstituitive, Avni Dehari, e ndërpreu...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkroi një l...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...