SHBA dhe BE arrijnë marrëveshje tregtare
SHBA ka arritur një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evro...

Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën autoritetet e reja në muajin shtator, njoftoi të dielën kryetari i organit përgjegjës për procesin zgjedhor, duke konfirmuar zhvillimin për agjencinë shtetërore SANA.
Mohammed Taha al-Ahmad, kryetar i Komisionit të Lartë për Zgjedhjet e Asamblesë Popullore, tha se zgjedhjet do të mbahen ndërmjet datave 15 dhe 20 shtator. Këto do të jenë zgjedhjet e para që prej rrëzimit të ish-presidentit Bashar al-Assad, i rrëzuar në dhjetor pas një ofensive të shpejtë të grupeve rebele.
Një e treta e 210 ulëseve në parlament do të emërohen nga presidenti i përkohshëm, Ahmad al-Sharaa, ndërsa pjesa tjetër do të zgjidhet përmes votimit.
Në një intervistë për median Erem News, një tjetër anëtar i komisionit zgjedhor, Hassan al-Daghim, sqaroi se në çdo provincë të Sirisë do të krijohet një kolegj zgjedhor për të votuar për kandidatët.
Sipas kushtetutës së përkohshme të nënshkruar në mars nga presidenti al-Sharaa, është paraparë krijimi i një Komiteti të Popullit, që do të shërbejë si parlament i përkohshëm deri në miratimin e një kushtetute të re dhe mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme – një proces që pritet të zgjasë me vite.
Njoftimi për zgjedhjet vjen në një moment të ndjeshëm për vendin, i cili po përjeton ndasi të thella për shkak të qasjes ndaj autoriteteve të reja në Damask. Fillimi i muajit u shënua nga përleshje të ashpra sektare në provincën jugore të Sueidës, ku u vranë qindra persona, duke kërcënuar ta destabilizojnë tranzicionin e brishtë të vendit pas luftës.
Përplasjet nisën pas rrëmbimeve të ndërsjella ndërmjet klaneve të armatosura beduine dhe luftëtarëve të komunitetit fetar druzi. Forcat qeveritare ndërhynë formalisht për të ndalur dhunën, por sipas raportimeve, morën anën e klaneve. Disa ushtarë të regjimit thuhet se ekzekutuan civilë druzi dhe dogjën shtëpi.
Izraeli ndërhyri përmes sulmeve ajrore kundër forcave qeveritare dhe ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes, duke deklaruar se po vepronte për të mbrojtur pakicën druzi në Siri./ REL
SHBA ka arritur një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evro...
Presidenti Trump kërkoi që ish-nënpresidentja Kamala Harri...
Udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias do të marrin pjesë ...
Rusia mbajti ceremoni të zbehura për nder të marinës më 27...
Televizioni shtetëror jordanez raportoi se Forcat Ajrore M...
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku...
Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as sonte, në seanc...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli sot me udhëheqësi...
Të paktën 54 fëmijë dhe rreth 30 të rritur notuan nga Maro...
Policia indiane arrestoi këtë javë një burrë pranë Nju Del...
Zjarret po përhapen në të gjithë Greqinë gjatë kësaj të sh...
Edhe në Kosovë raportohet situatë e vështirë me zjarret. S...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u pa në fushën e tij t...
Sipas Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, forcat ukra...
Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti ishte sot i pranishëm n...
Sot është afati i fundit i caktuar nga Gjykata Kushtetuese...
Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë të Kuvendit...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi sot s...
Sekretari i Shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se ...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, k...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është ...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Dhjetëra mijëra mbështetës të tij - disa vullnetarisht, di...
Një avion civil është rrëzuar në qytetin Tomblaine, në ver...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...