Situata politike në Kosovë/ Ramabaja për CNA: Gjasa të mëdha për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme
Drejtori i IGJPK-së Sadri Ramabaja në intervistë për CNA T...

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në bashkërendim me KFOR-in, kanë nisur operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit, në veri të Kosovës, pasi dy ditë më parë nga njëra nga urat e këtij liqeni dyshohet se një person kërceu dhe nuk doli më nga uji.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se FSK-ja u angazhua në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të një mërgimtari, që kërceu nga ura në liqenin e Ujmanit.
“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK-së kanë filluar operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejt të nxirret trupi i mërgimtarit dhe t'i lehtësohet dhimbja familjes”, shkroi Maqedonci në "Facebook".
Ndërkaq, gjatë një prononcimi për media në Ujman, drejtori ekzekutiv i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent, Genc Metaj, tha se kjo agjenci një ditë më parë ka parashtruar kërkesën për angazhimin e FSK-së në operacionin e kërkimit.
Dislokimi i FSK-së në veri të vendit është i mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga qeveria e Kosovës ndaj NATO-s. Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.
KFOR-i: Operacioni zhvillohet nën kushte specifike
Nga misioni i KFOR-it konfirmuan se komandanti i saj, gjeneralmajor Enrico Barduani, autorizoi FSK-në të dislokojë ekipe të kërkim-shpëtimit në zonën e liqenit të Ujmanit.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se autorizimi është dhënë për arsye humanitare, në përputhje të plotë me kompetencat e komandantit të KFOR-it.
“Operacioni zhvillohet nën kushte specifike të vendosura nga KFOR-i, i cili gjithashtu do të sigurojë mbarëvajtjen e tij”, thuhet në njoftim.
“Angazhimi i FSK-së në këtë rast është në përputhje me mandatin e saj fillestar, që përfshin ndihmë për komunitetet lokale në raste katastrofash natyrore dhe operacione të kërkim-shpëtimit”.
Një 33-vjeçar dyshohet se kërceu nga ura në Ujman pasditen e së dielës. Ujmani gjendet në Zubin Potok, një nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Deri tani, operacionet e kërkim-shpëtimit janë realizuar nga Policia e Kosovës, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, si dhe nga zjarrfikësit. Ndërkaq, pas këtij rasti Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kërcejnë nga ura në Ujman.
Ndryshe, FSK-ja është në proces të transformimit të saj në ushtri, pas ndryshimeve ligjore të miratuara. Ky proces pritet të përmbyllet në 2028./REL
Drejtori i IGJPK-së Sadri Ramabaja në intervistë për CNA T...
Drejtori i IGJPK-së, Sadri Ramabaja, në një intervistë për...
Të shtëna me armë zjarri në Midtown Manhattan nga ku kanë ...
Arabia Saudite dhe Franca kanë hapur një konferencë tre-di...
Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e qasjes së Izr...
Presidenti rus, Vladimir Putin, foli për integritetin terr...
Pasi kryeministri britanik Keir Starmer u takua me preside...
Rrëmbyesit në Nigeri kanë vrarë të paktën 35 persona që i ...
Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë Millu...
Më 28 korrik, para Gjykatës Themelore në Prishtinë, pritet...
Industria e turizmit në Greqi po vuan nga një mungesë akut...
Një marrëveshje tregtare është arritur midis Bashkimit Evr...
Disa persona kanë humbur jetën pasi një tren doli nga shin...
Në Pustec po zhvillohet festivali folklorik i grupeve maqe...
Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën a...
SHBA ka arritur një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evro...
Presidenti Trump kërkoi që ish-nënpresidentja Kamala Harri...
Udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias do të marrin pjesë ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Dhjetëra mijëra mbështetës të tij - disa vullnetarisht, di...
Një avion civil është rrëzuar në qytetin Tomblaine, në ver...
Moska po e ndërton një kompleks të ri të mbrojtjes raketor...
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes hi...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...