Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë, pas arrestimeve lidhur me incidentin në Novi Sad
Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi do të mblidhet të s...

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të shtunën se Kosovës i janë miratuar aplikimet në Kornizën për Investime të Bashkimit Europian për rajonin e Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe që vendi do t’i përfitojë mbi 2 milionë euro.
Korniza për Investime e BE-së për Ballkanin Perëndimor synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit.
“Përkundër faktit që vendi ynë ishte nën masa të padrejta të BE-së, vitin e kaluar aplikuam në thirrjet e Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) me katër projekte në fushat e energjisë dhe digjitalizimit”, ka shkruar Bislimi në "Facebook", si referencë për masat që pati vendosur blloku europian ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023.
Sipas Bislimit, për projektet e energjisë shuma e granteve të asistencës teknike do të shkojë në mbi 800 mijë euro, ndërsa për ato të digjitalizimit në mbi 1 milion e 200 mijë euro.
Masat ishin vendosur si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë – të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë – nisën detyrën e tyre në komunat në veri.
Përveç fondeve të bllokuara nga Korniza e Investimeve, Kosova ishte suspenduar edhe nga programi i fondeve në kuadër të IPA 2024 (Fondet e Para-Anëtarësimit), si dhe nga takimet e ekipeve të angazhuara në kundër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) - paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut europian.
Kosovës kanë nisur t’i hiqen disa masa ndëshkuese nga Bashkimi Europian në maj të këtij viti. Dëmet, sipas njohësve të këtyre çështjeve, arrijnë në qindra miliona euro.
Sipas raportit të Institutit GAP, masat përgjatë dy viteve kanë prekur rreth 395 milionë euro mjete në kuadër të WBIF-së, dhe rreth 218 milionë euro në kuadër të programit IPA - program që u ofron asistencë financiare dhe teknike vendeve që synojnë BE-në.
Sipas raportit, sektori i mjedisit ka pësuar më së shumti nga masat ndëshkuese të BE-së për Kosovën, kur merret parasysh vlera e projekteve të pezulluara – rreth 350 milionë.
Kosova është mbështetur nga Korniza e Investimeve që nga viti 2009. Deri në vitin 2021, në Kosovë ishin mbështetur 30 projekte në vlerë prej 1.8 miliardë eurosh. Projektet përfshijnë ndërtimin e rrugëve, rehabilitimin e hekurudhave, sistemet e ngrohjes qendrore dhe përmirësimin e sistemit të ujërave të zeza.
Për vitet 2023-2030, në kuadër të këtij mekanizimi, në Kosovë janë paraparë edhe projekte të tjera, si: Autostrada e Paqes Prishtinë - Nish, rruga hekurudhore Beograd - Prishtinë, ngrohja diellore për Prishtinën, impianti për trajtimin e ujërave të zeza për Prishtinën e të tjera./ Rel
Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi do të mblidhet të s...
Çikago, për një kohë të shkurtër, pati cilësinë më të keqe...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkarkuar shefin e ...
Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO po vazhdon vendosje...
Një minator vdiq dhe pesë të tjerë u zhdukën pas një aksid...
Donald Trump ka postuar në Truth Social se po urdhëron eki...
Franca ka pezulluar programin e saj për pritjen e palestin...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Këshilli i ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) ka përforcuar kriter...
Lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kanadasë është përshkallë...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sipas p...
I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, ka inspektua...
Ky përparim midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit vje...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Them...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ...
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka...
SHBA-të thonë se do të vendosin sanksione ndaj organizatës...
Kreu i agjencisë hapësinore ruse, Roscosmos, tha se është ...
Gjykata e Apelit ua ka ndërprerë masën e paraburgimit pesë...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...