A do të ndikojë propozimi francez për heqjen e vetos bullgare?
Propozimin e Francës për heqjen e vetos së vendosur nga Bu...

Kryeministri britanik tha të shtunën se Perëndimi duhet të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat ruse në rajonin e Donbasit. Komentet zoti Johnson i bëri pas kthimit nga një vizitë e papritur në Kiev.
Po sot, ushtria ukrainase njoftoi se operacionet ushtarake ruse janë përqëndruar pikërisht në qytetet e rajonit të Donbasit, ndërsa vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës civile. Ndërkaq, Presidenti Zelenskyy u shfaq në video duke vizituar qytetin Mykolaiv dhe duke dekoruar ushtarët ukrainas në frontin jugor të luftës.
Duke folur me gazetarët pas kthimit nga një vizitë e paparalajmëruar në Kiev, Kryeministri britanik Boris Johnson tha të shtunën se Perëndimi duhet të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë territorin e kapur nga Rusia.
“Do të ishte një katastrofë nëse Putini fiton. Do të ishte një katastrofë nëse do të siguronte lidhjen tokësore me qytetet që ka kapur në jug, për të mbajtur rajonin Donbas. Kjo është çfarë ai dëshiron. Ai do që të jetë në gjendje të thotë se: Kemi Melitopolin, Berdyanskin, Mariupolin dhe të gjithë brezin jugor. Kemi Khersonin dhe së shpejti të gjithë Donbasin. Kjo është çfarë ai do të dëshironte më së shumti. Një konflikt të ngrirë, një armëpushim, siç ndodhi në 2014-ën. Për të, kjo do të ishte një fitore e jashtëzakonshme dhe do t’i krijonte ankth Britanisë dhe qeverive në mbarë botën. Do të ishte shkatërrimtare, pasi do të kishim një situatë ku Putini do të konsolidonte avantazhin dhe do të fillonte një tjetër sulm”, tha kryeministri britanik.
Ndërkaq Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy njoftoi se kishte vizituar ushtarët në vijën e frontit jugor në rajonin Mykolaiv, por pa dhënë detaje se kur.
Mykolaivi ishte ndër zonat ku forcat ruse mbërritën fillimisht në muajin mars, por të cilat u zmbrapsën drejt pjesëve lindore dhe jugore, ku luftimet vazhdojnë.
Ushtria ukrainase konfirmoi të shtunën se forcat ruse po i përqëndrojnë përpjekjet në qytetet Sievierodonetsk dhe Bakhmut. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Shtupun, tha se përpjekjet e forcave ruse për të përmirësuar pozicionin taktik nuk kishin qenë të suksesshme, ndërsa vazhdojnë të godasin infrastrukturën civile.
“Armiku vazhdon të pësojë humbje në njerëz dhe paisje. Sipas informacionit të ditëve të fundit, njësitë mbrojtëse të Ukrainës shkatërruan të paktën 30 njësi të ndryshme me paisje dhe armatime”, tha zoti Shtupun.
Rusia thotë se ka marrë gati gjysmën e Donjetskut dhe pothuajse të gjithë rajonin Luhansk, dy pjesët përbërëse të Donbasit.
Qyteti Sievierodonetsk dhe fshatrat përreth përbëjnë xhepin e fundit të rezistencës ukrainase në rajonin Luhansk./ VOA
Propozimin e Francës për heqjen e vetos së vendosur nga Bu...
Komisioni Evropian u ngrit mbi veten, i la dyshi...
Pushtimi i karkalecave nga Afrika drejt Europës po, bë...
Në Romë disa qytetar kanë protestuar në mbrojtje të mj...
Çmimet e naftës ranë me rreth 6% në nivelin më të ulët...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, është zotuar për...
Ukraina do të vendosë viza për qytetarët rusë. Ky fakt...
Varianti Omikron i virusit korona po përhapet ritme të...
Komisioni Evropian rekomandoi të premten që Ukrainës t...
Serbia konfirmoi të premten rastin e parë me linë e ma...
Presidenti rus Vladimir Putin ka sulmuar shtetet e Bas...
Projekti i Ballkanit të Hapur do të konkurrojë negativ...
Ndodh shpesh që në kohë të vështira për njerëzimin, të...
Qeveria hungareze ka zgjatur kufirin për çmimet ...
Më 17 qershor 1953, demonstruesit në Gjermaninë Lindor...
Liderët francezë, gjermanë dhe italianë ditën e sotme ...
Shërbimi i inteligjencës holandeze arriti të zbulonte ...
Dy veteranë amerikanë të luftës nga shteti i Alabamës,...
Policia e Kosovës sot ka përcjellë informacione për nj...
Policia ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliq...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...