"Po" Ukrainës, por BE nuk është e aftë aktualisht për zgjerim
Komisioni Evropian u ngrit mbi veten, i la dyshi...

Propozimin e Francës për heqjen e vetos së vendosur nga Bullgaria në negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, për të cilin flasin të gjithë, deri tani nuk e ka parë askush, as Shkupi e as Sofja zyrtare. Jo zyrtarisht thuhet se, propozimi i Francës për heqjen e vetos bullgare parasheh që kërkesat e palës bullgare të përfshihen në kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja të jetë garantuese për realizimin e tyre.
Kovaçevski: Identiteti dhe gjuha nuk mund të diskutohen
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, konfirmoi se Shkupi nuk e ka marrë ende propozimin francez, megjithatë tha se i vlerëson lartë përpjekjet e kryesueses së radhës të BE-së dhe të vetë presidentit Macron për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme edhe për Shkupin edhe për Sofjen.
"Për momentin tek ne nuk kemi propozim, i cili është harmonizuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, përfshi edhe Bullgarinë. Kur të vijë një propozim i tillë ne do ta shqyrtojmë. Ndërkohë sa i përket identitetit dhe gjuhës, ne e kemi pozicionin të qartë se për këtë çështje nuk diskutojmë”, tha Kovaçevski.

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha përmes një video-mesazhi se shpreson që të gjendet një zgjidhje për grindjen Shkup-Sofje, ashtu siç u gjet zgjidhje mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. "Është e rëndësishme të theksojmë se si Greqia dhe Maqedonia e Veriut arritën ta tejkalojnë problemin e tyre dhe ta zgjidhin atë me një marrëveshje të përbashkët. Presim që Bullgaria të bëjë përpjekje dhe të bëj të njëjtën gjë. Jam i sigurt që bisedimet do të ofrojnë shumë ide se si të ecim përpara së bashku” tha Varhelyi.
Vigenin: Vetoja mbetet, pavarësisht përmbajtjes së propozimit francez
Pavarësisht se çfarë përmban propozimi francez, vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut nuk do të tërhiqet, tha nënkryetari i Asamblesë Kombëtare Bullgare dhe nënkryetari i Partisë Socialiste Bullgare, Kristian Vigenin.
"Definitivisht nuk do të ketë heqje të vetos. Çfarëdo propozimi të vijë nga presidenca franceze, ai do të shqyrtohet, por kjo nuk mund të ndodhë javën e ardhshme. Na duhet kohë e mjaftueshme për të parë, nëse është mirë për Bullgarinë, cilat janë hapat e ardhshëm dhe për të ndërtuar një strategji. Nuk ka asgjë urgjente në këtë çështje”, tha Vigenin.
VMRO-DPMNE: Maqedonia e Veriut para kapitulimit
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thotë se kryeministri Kovaçevski dhe ministri i Jashtëm Osmani janë fajtorët kryesorë për kapitulimin e Maqedonisë së Veriut. Sipas VMRO-DPMNE-së, propozimi i Francës për përfshirjen e kërkesave të Bullgarisë në kornizën negociuese është hap për bullgarizim. De fakto propozimi i Francës i vë kërkesat e Bullgarisë në kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE, kjo do të thotë që Maqedonia ose do të bullgarizohet ose asnjëherë nuk do të bëhet anëtare e BE-së. Opozita është e vendosur se nuk do ta pranojë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, nëse nuk merr garanci nga Sofja dhe Brukseli se kjo është kërkesa e fundit e palës bullgare.

Analisti i çështjeve ndërkombëtare nga Shkupi, Nenad Markoviq e konsideron debatin për propozimin francez si utopi, meqë shumë pak në opinion janë të njohur me përmbajtjen e tij përveç palës bullgare që e komplikon situatën edhe më shumë. Ai është pesimist se kjo çështje do të mbyllet deri në samitin e radhës së BE-së. "Koha është tejet e shkurtër dhe kësaj i duhet shtuar se në Bullgari nuk ekziston predispozita politike që kjo çështje të mbyllet shpejt”, tha Markoviq.
Megjithatë propozimi francez ka ngjallur disa shpresa, se deri në fund të muajit mund të ketë zhvillime pozitive në drejtim të zhbllokimit të procesit integrues./DW
Komisioni Evropian u ngrit mbi veten, i la dyshi...
Pushtimi i karkalecave nga Afrika drejt Europës po, bë...
Në Romë disa qytetar kanë protestuar në mbrojtje të mj...
Çmimet e naftës ranë me rreth 6% në nivelin më të ulët...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, është zotuar për...
Ukraina do të vendosë viza për qytetarët rusë. Ky fakt...
Varianti Omikron i virusit korona po përhapet ritme të...
Komisioni Evropian rekomandoi të premten që Ukrainës t...
Serbia konfirmoi të premten rastin e parë me linë e ma...
Presidenti rus Vladimir Putin ka sulmuar shtetet e Bas...
Projekti i Ballkanit të Hapur do të konkurrojë negativ...
Ndodh shpesh që në kohë të vështira për njerëzimin, të...
Qeveria hungareze ka zgjatur kufirin për çmimet ...
Më 17 qershor 1953, demonstruesit në Gjermaninë Lindor...
Liderët francezë, gjermanë dhe italianë ditën e sotme ...
Shërbimi i inteligjencës holandeze arriti të zbulonte ...
Dy veteranë amerikanë të luftës nga shteti i Alabamës,...
Policia e Kosovës sot ka përcjellë informacione për nj...
Policia ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliq...
Gjashtëmbëdhjetë gazetarë turq të asociuar me mediat p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...