LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Global Development Initiative” bën shërbimin e saj të parë

17 Qershor 2022, 16:50, Kosova & Bota Edmond Laçi
“Global Development Initiative” bën shërbimin e saj
Edmond Laçi

Ndodh shpesh që në kohë të vështira për njerëzimin, të lindin ide dhe inisiativa të mëdha. Në shtatorin e vitit të kaluar kur presidenti kinez Xi Jinping propozoi para Asamblesë së Përgjithshme të 76-të të Kombeve të Bashkuara nismën “Global Development Initiative”, askush nuk priti që brenda pak muajsh ajo të jepte frytet e para. Mes tetë fushave prioritare të inisiativës, përfshiheshin lufta kundër Pandemisë, zbutja e varfërisë, menaxhimi i sigurisë ushqimore, zhvillimi i gjelbër etj.

Por shumë shpejt kësaj inisiative iu “bashkuan” edhe SHBA dhe BE, të cilat shpallën ato që ata e quajnë “alternativa ndaj projekteve të tjera”, ndonëse nuk e përmendin Kinën. SHBA me “Build Back Batter for the World” dhe BE me  “Global Gateway”, premtojnë të investojnë edhe ato miliarda në të gjithë globin, sidomos në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine. Nëse vërtetë këto investime do të arrijnë në vendet më të varfra të globit, “Global Development Initiative”, e ka bërë shërbimin e saj të parë.

Që nga dita e prezantimit, në krye të agjendës së “Inisiativës së Zhvillimit Global” të Kinës ishte qasja e barabartë në vaksinim. Kanë kaluar vetëm disa muaj dhe sot ky vend ka ofruar më shumë se dy miliardë doza të vaksinës Covid për 120 vende dhe organizata ndërkombëtare. Sipas ministrit të Jashtëm Wang Li, Kina mbetet furnizuesi kryesor i vaksinave në botë, ndërkohë që i ka ofruar komunitetit ndërkombëtar edhe rreth 400 miliardë maska, mbi 4 miliardë kostume mbrojtëse dhe rreth 8.5 miliardë komplete testimi.

Po ashtu presidenti kinez Xi Jinping ka premtuar edhe dërgimin e një miliardë dozave të tjera të vaksinës në kontinentin afrikan, 600 milionë prej të cilave, si donacion. Deri tani më shumë se 100 vende kanë shprehur mbështetjen e tyre për nismën e Kinës dhe më shumë se 50 vende i janë bashkuar Grupit të Nismës së Miqve të Zhvillimit Global në platformën e OKB-së.

Ndërkohë në magazinat në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, ka ende qindra miliona vaksina të cilat, nëse transferohen në vendet afrikane ose vende të tjera me të ardhura të ulëta dhe të mesme, mund të shpëtojnë mijëra jetë. BE premtoi në fillim të këtij viti se deri në mesin e 2022-it, do të shpërndante në vendet e varfra 700 milion doza vaksinash, por lufta në Ukrainë e ka lënë këtë shifër pothuajse në mes. Ndërsa Shtetet e Bashkuara kishin premtuar dhurimin e 500 milion vaksinave për 100 vende, por deri në fillim të këtij viti, ¾ e vaksinave ende nuk ishin nisur. Në një raport të publikuar javën e kaluar, UNICEF konfirmoi se falë nismës COVAX, rreth 1.3 miliardë doza vaksine janë dorëzuar në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Megjithatë Afrika aktualisht ka vaksinuar vetëm 17.2 për qind të popullsisë. Edhe sot në këtë kontinent regjistrohen pothuajse 12 milion infektime në ditë, me mbi 250 mijë viktima. Për të arritur qëllimin e vaksinimit të të paktën 60 për qind të popullsisë (rreth 780 milionë), Afrikës do t'i nevojiten rreth 1,5 miliardë doza, që sipas vlerësimeve aktuale, mund të kushtojë nga 8 deri në 16 miliardë dollarë, me kosto shtesë prej 20-30 për qind, për programin e shpërndarjes së vaksinave. Mjafton të kujtojmë se gjatë vitit 2021, nëntë nga dhjetë banorë në vendet në zhvillim mbeten pa vaksina.

Duket ironike, por e vetmja shpresë e vendeve të varfra, sidomos atyre afrikane, mbetet që Fuqitë e Mëdha të vazhdojnë pa fund garën e “diplomacisë së vaksinave”, siç po përmendet gjithnjë e më shpesh kohët e fundit. Por edhe të “garave” të tjera, si ato në infrastrukturë, ushqim, ekonominë digjitale, mjedisin etj. Të paktën deri tani Kina me “Global Development Initiative” ka bërë shërbimin e saj të parë për të mirën publike globale. Madje më tepër se me vetë donacionet e saj, me faktin që po tërheq pas të tjerët... (CRI)

Lajmet e fundit nga