SHBA masa kundër inflacionit/ Rritja më e madhe e normës së interesit që nga 1994
Rezerva Federale amerikane intensifikoi përpjekjet e s...

Pas më shumë se 110 ditësh krime lufte barbare të Putinit në Ukrainë, pas më shumë se 110 ditësh shuarje brutale të shumë qyteteve ukrainase dhe njerëzve që jetojnë në to, kancelari gjerman, Olaf Scholz me guximin më të madh politik të tij së bashku me presidentin, Emmanuel Macron dhe kryeministrin italian, Mario Draghi takohet në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Një vizitë që duhej bërë prej kohësh. Por edhe tani ajo është një mesazh i fuqishëm për Putinin, dhe ka efekt më shumë se çdo telefonatë.
Scholz donte të shkonte në Kiev, kur mund të arriheshin rezultate konkrete. Kështu duhet pritur me interes, se çfarë ka në valixhen diplomatike kancelari. Nëse Ukraina mund e duhet të mbrohet, që është edhe një qëllim i shprehur i krerëve të tre shteteve europiane, atëherë ky vend duhet të marrë armë të rënda. Mundësisht edhe municionin për këtë.
Politika e Scholzit deri tani thjesht manovrim me gjysmë zemre
Politika e Scholzit për dërgimin e armëve të rënda është një politikë e premtimeve të papërmbushura. Sistemi i premtuar prej tij më 1 qershor i mbrojtjes ajrore, Iris-T SLM e për të cilin Ukraina ka shumë nevojë do të jetë gati pas disa muajsh. Furnizimi i premtuar i raketahedhësve të tipit Mars II u reduktua së fundmi në tre.
Aktualisht vetëm Britania e Madhe, Norvegjia, Polonia, Çekia, Sllovakia dhe shtete të tjera kanë dërguar armë të rënda. Vetëm nga Republika Federale, fuqia më e madhe ekonomike e Europës, nuk është bërë një gjë e tillë e krahasueshme. Politika e Scholzit ndaj Ukrainës është me gjysmëzemre, një manovrim mes pritshmërive të NATO-s dhe humorit ditor të anëtarëve pacifistë të grupit parlamentar socialdemokrat. Kjo politikë nuk është vetëm rezultat i një komunikimi të keq, por edhe mungesë e çdo lloj strategjie politike: çfarë mjetesh financiare do të dërgojnë krerët e vendeve europiane, çfarë armësh, për sa kohë dhe me cilin qëllim, nëse Ukraina do duhet të mbrohet?

Me këtë Rusi paqja nuk është e mundur
Kjo të kërkon një vlerësim të ndershëm e gjakftohtë të situatës politike dhe ushtarake. Në plan afatmesëm Putini nuk do të kënaqet me pushtimin e Donbasit, ai do të gjithë Ukrainën dhe më shumë. Vetëm javën e kaluar ai e krahasoi veten me Carin e Madh, që në Luftën 20 vjeçare Nordike donte të rimerrte pjesë të Suedisë dhe të forconte pushtetin. Deklaratat e tij duhen marrë seriozisht dhe të mos reduktohen si ëndrra imperiale ruse.
Me këtë Rusi nuk ka mundësi për paqe në Europë, por paqja duhet mbrojtur në bashkësinë transatlantike kundër këtij vendi. Putini nuk do paqe, ai do luftë për të ndryshuar Europën, dhe këtë për shumë vite, për dekada. Lufta zhvillohet me të gjitha mjetet financiare dhe ekonomike, me pasoja të ndjeshme për çdo europian.
Sa kohë Europa do të durojë barrën e luftës?
Në plan afatshkurtër, Ukraina në këtë luftë të përqëndruar në Donbas maksimalisht mund t'ia dalë që të pengojë përparimin e mëtejshëm rus brenda vendit. Edhe ushtria ruse pas humbjeve të ndjeshme ka nevojë për një pauzë, për të mbledhur forcat. Ky do të ishte momenti i një pushimi të përkohshëm shkëmbimit të zjarrit, për të cilën Zelensky duhet të bindet patjetër me garancitë që ofron perëndimi, sado e vështirë të jetë kjo.
Faktori kohë luan një rol të madh: Sa kohë ka nevojë Putini për përtëritjen e forcave ushtarake? Kur do t'i marrë Ukraina më në fund armët e rënda që i duhen me kaq urgjencë? Sa kohë i duhen NATO-s dhe Bundesëehrit për të qenë vërtet të aftë për t'u mbrojtur në këtë luftë të gjatë? E sa kohë shoqëritë europiane do të durojnë barrën ekonomike?
Kancelari duhet ta përgatisë popullin gjerman për këtë skenar të skicuar shkurt në diskursin publik, nëse do që ai të mbështesë politikën e tij. E për këtë nevojitet lidership i vërtetë dhe jo manovrime të politikës së ditës.
Dr. jur. Jörg Himmelreich është profesor në Shkollën e Lartë Ekonomike të Parisit, "Affilié an der École Supérieure de Commerce à Paris" (ESCP), në Kampusin e Berlinit. Që në vitin 2007 ai paralajmëroi për herë të parë nga veprimet e Putinit në revistën "Politika Ndërkombëtare" të Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme./DW
Rezerva Federale amerikane intensifikoi përpjekjet e s...
Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, si dhe ai...
Presidenti Joe Biden njoftoi të mërkurën se Shtetet e ...
Gazpromi i Rusisë pezullon një kompresor të dytë të ga...
Sulmi i Rusisë në Ukrainë ndodhet në një pikë kritike ...
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, vlerë...
Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet nën presion. Ngado q...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirr...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u shfaq me një g...
Një 25-vjeçare në Greqi, akuzon babain e saj se e ka d...
Zvicra mbylli hapësirën e saj ajrore të mërkurën pas n...
Gjermania ka premtuar ta furnizojë Ukrainën me armë të...
Rusia thotë se do të krijojë një korridor humanitar pë...
Presidenti Joe Biden konfirmoi të martën se do të vizi...
Papa Françesku ka reaguar sërish kundër luftës së Rusi...
Me 68 vota pro, asnjë votë kundër dhe gjashtë abstenim...
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha gj...
Këto ditë ka shumë njoftime për vende të lira pune në faqet ...
Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Europian, ...
Është gjetur trupi i pajetë i Elena del Pozzo, vajzës 5-vj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...