Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD-së/ Pritet zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve dhe strukturave
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...

Me 68 vota pro, asnjë votë kundër dhe gjashtë abstenime, parlamenti i Kosovës e miratoi në parim projektligjin e ri për rritjen e pagës minimale, me gjithë kundërshtimet e opozitës dhe Organizatës së Veteranëve të luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“E ngarkojmë komisionin funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me rregullore të parlamentit ta shqyrtojnë projektligjin dhe parlamentit të ia paraqesin raportin me rekomandime”, tha kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Partia Demokratike e Kosovës nuk mori pjesë në votimin e këtij projektligji, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkoi heqjen e tij nga rendi i ditës.
Organizata e Veteranëve të luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u hodh në protestë javën që shkoi, ka paralajmëruar protestat të reja.
Pensioni i veteranëve, sipas ligjit mbi këtë kategori, është i barabartë me pagën minimale në vend, por në projektligjin që u miratua në parim, nuk është përfshirë edhe rritja e pensioneve të veteranëve.
Projektligji i ri për pagën minimale parasheh ndryshimin e Ligjit për veteranët, asisoj që, siç thuhet, “deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranit luftëtar të UÇK-së, qeveria e Kosovës, me propozimin e ministrisë për financa, vendos për lartësinë e shumës së pensioneve të përcaktuara me këtë ligj, varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni i mundshëm”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha në një konferencë për media se përjashtimi i veteranëve nga ky projektligj është veprim i turpshëm.
“Veteranët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë më meritorët për lirinë tonë, shteti ynë dhe pavarësia jonë e ka në themel luftën për liri të këtyre burrave e grave që kanë rrezikuar jetën dhe kanë lënë pjesë të trupit të tyre në vija të frontit, ata janë manifestim i gjallë i sakrificës sonë kolektive për liri e pavarësi. Fatkeqësisht kryeministri Kurti dhe qeveria e tij, me vetëdije të plotë po përpiqet të shkëpusë kujtimin dhe nderimin e kësaj sakrifice”, tha zoti Krasniqi.
Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha para hedhjes së projektligjit në votim, se ai do të duhej të kthehej në qeveri për diskutim.
“Unë mendoj se do të ishte shumë e mençur, profesionale dhe llogaridhënëse që ky ligj të tërhiqet prej ministrit të financave, të ulemi të diskutojmë ndërlidhjen dhe të ecim tutje. Kjo kërkesë është legjitime dhe minimale në raport me krejt çështjet që i kemi ngritur dhe debatet që i kemi pasur, nuk ka të bëjë me pozicion opozitar ose politik”, tha zoti Tahiri.
Në Kosovë paga minimale nuk është negociuar që nga viti 2011 dhe sipas njohësve të kësaj fushe kjo nuk ka ndodhur kryesisht për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe ndërrimit të shpeshtë të qeverive në vend.
Sipas Agjencisë Europiane të Statistikave, EUROSTAT, Kosova deri tani ka pasur pagën më të ulët minimale në tërë Europën, me 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç.VOA/ CNA.al
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha gj...
Këto ditë ka shumë njoftime për vende të lira pune në faqet ...
Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Europian, ...
Është gjetur trupi i pajetë i Elena del Pozzo, vajzës 5-vj...
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stolt...
Presidenti federal Frank-Walter Steinmeier akuzon ish-...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme...
Izraeli u ka bërë thirrje shtetasve të tij, të hënën, ...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serb...
Amnesty International akuzoi të hënën Rusinë për krime...
Kryqi i Kuq thotë se lufta në Ukrainë po detyron milio...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se forca...
Gjykatat londineze po shqyrtojnë dy sfida ligjore të m...
Autoritetet në kryeqytetin kinez, Pekin, kanë rritur t...
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier akuzon ish-...
SHBA ka hequr testin e COVID-19 për udhëtimet. Adminis...
Pas raundit të parë të zgjedhjeve për parlamentin në Franc...
Dy javë e gjysmë pas masakrës në një shkollë fillore n...
Pas tërheqjes së rrjetit amerikan të ushqimit të shpej...
Negociatorët në Senatin amerikan njoftuan arritjen e n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...