Zelenskyy: Ukraina ka nevojë për sisteme moderne raketash
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se forca...

Kryqi i Kuq thotë se lufta në Ukrainë po detyron miliona njerëz të jetojnë në rrethana të dëshpëruara, larg qendrave sanitare dhe shëndetësore duke rritur gjasat për një krizë të shëndetit publik. Nënsekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, Xavier Castellanos Mosquera i cili po viziton vendin thotë se është "zhgënjyese dhe e dhimbshme" që të mos jesh në gjendje të ndihmosh njerëzit në qytetet e rrethuara të Ukrainës.
Gjendja e rëndë e civilëve nuk tregon asnjë shenjë përmirësimi ndërsa forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë qytetet në Ukrainën lindore.
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar nuk ka mundur të hyjë në disa zona të bllokuara në Ukrainë.
Nënsekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq është i shqetësuar se njerëzit e privuar nga kushtet e higjenës bazë, uji dhe ilaçet do të jenë në rrezik më të madh të sëmundjeve.
“Kombinimi i sistemit të dobët shëndetësor, sistemit të ujit dhe problemeve të shëndetit mendor është me pasoja të thella dhe do të sjellë një krizë sociale dhe ekonomike në ato zona, duke rritur kështu nivelin e përgjithshëm të fushave ku ne do të jetë e nevojshme të përqëndrohemi gjithnjë e më shumë në muajt në vijim," thotë Xavier Castellanos Mosquera.
Furnizimet e bllokuara të drithit në Ukrainë po rrisin çmimet e ushqimit në mbarë botën, por brenda vendit njerëzit janë në kushte edhe më të rënda.
"Të paktën 10.2 milionë njerëz janë në rrezik të pasigurisë ushqimore. Duke shtuar edhe elementët e tjerë që përmenda rritet niveli i kushteve për të cilat ata kanë nevojë të plotësohen".
Grupet e ndihmës humanitare e kanë të vështirë të planifikojnë ndihmën, të paaftë të parashikojnë se në cilat qytete mund të kenë qasje dhe në çfarë rrethanash jetojnë njerëzit.
"Nuk mundet të parashikojmë gjendjen dhe kjo është një sfidë e madhe që kërkon ndryshim të vazhdueshëm planesh, ndryshimin e përparësive. Por ajo që kemi përcaktuar qartë si përparësi tani është rritja e ekipeve shëndetësore të lëvizshme, e paisjeve mjekësore dhe barnave për të mbështetur njerëzit e prekur”, thotë Xavier Castellanos Mosquera per VOA.
Përveç kërcënimit të sëmundjeve kronike infektive, Kryqi i Kuq shikon rrezikun që mund t'i shkaktojë popullatës dimri që vjen për pak muaj ndërsa lufta vazhdon./CNA.al
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se forca...
Gjykatat londineze po shqyrtojnë dy sfida ligjore të m...
Autoritetet në kryeqytetin kinez, Pekin, kanë rritur t...
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier akuzon ish-...
SHBA ka hequr testin e COVID-19 për udhëtimet. Adminis...
Pas raundit të parë të zgjedhjeve për parlamentin në Franc...
Dy javë e gjysmë pas masakrës në një shkollë fillore n...
Pas tërheqjes së rrjetit amerikan të ushqimit të shpej...
Negociatorët në Senatin amerikan njoftuan arritjen e n...
Udhëheqësi i rajonit separatist të mbështetur nga Rusi...
Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kës...
Ukraina ka krijuar dy korridore përmes Polonisë dhe Ru...
Shqetësimet e sigurisë të ngritura nga Turqia mbi të c...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, tha se askush...
Me lule e me fytyra të buzëqeshura dhe me pano ku s...
Në javët e fundit presidenti francez dhe kryeministri ...
Në Gjermani nevojiten çdo ditë rreth 14.000 preparate ...
Një zyrtar ukrainas tha se ushtrisë së tyre po i mbaro...
Në kryeqytetin e Ukrainës jeta duket sikur po i rikthe...
Kancelari gjerman, Olaf Sholc dhe delegacioni i tij u ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...