Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...

Gjermania ka premtuar ta furnizojë Ukrainën me armë të rënda, por deri tani Ukraina asnjë copë nuk ka mbërritur në Ukrainë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet nën presion. Ngado që shkon, ai duhet të japë llogari për mbështetjen ushtarake të Gjermanisë ndaj Ukrainës. Kështu për shembull, gjatë vizitës së tij të fundit në Vilnius, Lituani, më 7 qershor. "Gjermania është një nga mbështetësit ushtarakë kryesorë të Ukrainës. Askush nuk dërgon aq shumë sa Gjermania. Ka disa vende që japin po aq shumë, si SHBA. Por Gjermania është një nga vendet që ka dërguar shumë sipas mundësive të saj. Kemi dërguar sasi të mëdha armë antitank raketa kundërajrore dhe sasi gjigande municionesh”, tha Olaf Scholz.

Por Scholzi e ka fjalën për armatime mbrojtëse të lehta. E për rrjedhojë:, armatimet që ka dërguar Gjermania deri tani janë të parëndësishme, krahasuar me sistemet e armëve të ofruara nga vendet e tjera. Bundestagu gjerman tashmë e ka dhënë dritën jeshile: Më 28 prill 2022, deputetët miratuan furnizimin e Ukrainës me armë të rënda. Ishte një kthesë në historinë e Gjermanisë. Por deri më tani në Ukrainë nuk ka mbërritur asgjë nga artileria e rëndë nga Gjermania.
Por është premtuar shumë: Scholz ka premtuar shtatë tanke "Haubitze 2000" të prodhimit gjerman. Ato janë sisteme artilerie vetëlëvizëse dhe pritet të dërgohen në Ukrainë në fund të qershorit. Ushtarët ukrainas po trajnohen tani në një bazë gjermane për përdorimin e tyre.

Scholz ka premtuar edhe 50 tanke anti-ajrore të tipit Gepard. Ato mund të dërgohen në korrik. Veç kësaj, ai ka thënë se edhe sistemi raketor i mbrojtjes nga ajri IRIS-T është duke u bërë gati për t'u përdorur në Ukrainë. Ai hyn te sistemet më moderne të mbrojtjes ajrore të Gjermanisë dhe do t'i mundësonte Ukrainës të mbronte një qytet të tërë nga sulmet ajrore ruse. Por kur do të mbërrijë ky sistem në Ukrainë? Kjo nuk është e qartë.
Sa për krahasim, nga fillimi i luftës deri më 1 qershor, Shtetet e Bashkuara kanë premtuar ose dërguar armë dhe pajisje me vlerë prej 4,6 miliardë dollarë (4,37 miliardë euro), sipas shifrave zyrtare. Ndër to hyjnë shumë armë të rënda, si p.sh. artileri haubitze dhe raketahedhës.

Vendet e BE-së dhe SHBA-të kanë filluar qysh javën e kaluar dërgimin e haubitzeve perëndimore. Së shpejti ato do të dërgojnë raketa të shumta me precizion të lartë. Koordinimi i këtyre hapave duke siguruar që ushtria ukrainase të marrë më shumë municion do të jetë në qendër të diskutimeve të Brukselit. "Ne jemi në një pikë vendimtare”, thotë kryetarja e komitetit të mbrojtjes në Bundestag, Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP). Javët e ardhshme, më tepër ditët në vijim, do të tregojnë se cilin drejtim do të marrë lufta në Ukrainë. Vonesat e Gjermanisë i kritikon ashpër opozita gjermane. Ndërsa kancelarj gjerman Olaf Scholz, do të shkojë të enjten në Kiev për herë të parë që nga fillimi i luftës, kryetari i opozitës Friedrich Merz ka qenë aty qysh në fillim të majit.

Grupi parlamentar i partisë së tij, Unioni Kristiandemokrat e Kristiansocial po përgatit një projektrezolutë për të mbështetur Ukrainën me armë të rënda. "Qeveria federale po shpërfill vendimin e qartë të parlamentit", tha nënkryetari i këtij grupi, Johann Wadephul (CDU). Politikani opozitar kujtoi se Bundestagu kishte vendosur qartë të furnizonte Ukrainën me armë të rënda. "Në vend që të japim armë efektive, ne japim vetëm justifikime nga për gjoja koordinim me NATO-n ose për mosfunksionimin e shkëmbimit me vendet e tjera.”/ DW
Rusia thotë se do të krijojë një korridor humanitar pë...
Presidenti Joe Biden konfirmoi të martën se do të vizi...
Papa Françesku ka reaguar sërish kundër luftës së Rusi...
Me 68 vota pro, asnjë votë kundër dhe gjashtë abstenim...
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha gj...
Këto ditë ka shumë njoftime për vende të lira pune në faqet ...
Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Europian, ...
Është gjetur trupi i pajetë i Elena del Pozzo, vajzës 5-vj...
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stolt...
Presidenti federal Frank-Walter Steinmeier akuzon ish-...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme...
Izraeli u ka bërë thirrje shtetasve të tij, të hënën, ...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serb...
Amnesty International akuzoi të hënën Rusinë për krime...
Kryqi i Kuq thotë se lufta në Ukrainë po detyron milio...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se forca...
Gjykatat londineze po shqyrtojnë dy sfida ligjore të m...
Autoritetet në kryeqytetin kinez, Pekin, kanë rritur t...
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier akuzon ish-...
SHBA ka hequr testin e COVID-19 për udhëtimet. Adminis...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...