Furnizimi i Ukrainës me armë/ Olaf Scholz është nën presion
Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet nën presion. Ngado q...

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, vlerësoi të mërkurën qëndrimin e Kosovës kundër agresionit rus në Ukrainë, ndërsa ritheksoi përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj aspiratave integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ai i bëri këto komente pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës që po zhvillon në Kosovë dhe disa vende të rajonit.
“Dua t'ju falënderoj edhe për mbështetjen tuaj në zbatimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian. Kosova gjithashtu ka treguar solidaritet me popullin e Ukrainës, duke ofruar ndihmë humanitare dhe duke strehuar gazetarët. E di që lufta ka ndikim në rajon dhe në Kosovë, në ekonomi, në çmimet e ushqimeve dhe të energjisë”, tha ai.
Presidenti Michel tha se Ballkani Perëndimor paraqet një përparësi strategjike për Bashkimin Evropian i cili sipas tij, është tërësisht i përkushtuar ndaj aspiratave të këtij rajoni për integrim.
“Prandaj ne mirëpresim përqendrimin tuaj për zbatimin e reformave që lidhen me Bashkimin Evropian dhe në trajtimin e çështjeve thelbësore si sundimi i ligjit, reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit”, tha ai.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se përkushtimi i Kosovës në rrugën e integrimit evropian mbetet i palëkundur, por se mospërbushja e premtimeve, siç është ai për liberalizimin e vizave, përpos që sprovon besueshmërinë e Bashkimit Evropian, krijon edhe hapësirë për ndikime të jashtme.
“Dua t'ju siguroj zoti president se shteti i Kosovës do të mbetet stoik në refuzimin e ndikimit rus dhe ndikimeve të tjera të rrezikshme. Por kemi gjithashtu nevojë urgjente që edhe Bashkimi Evropian ta bëjë të qartë edhe një herë perspektivën evropiane të të gjithë rajonit tonë, e posaçërisht të Republikës së Kosovës. Së pari dhe kryesorja është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë. Ky proces për fat të keq është vonuar pavarësisht përmbushjes së të gjitha kritereve”, tha ajo.
Zoti Michel tha se u takon vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të japin përgjigjen e tyre përfundimtare për këtë çështje.

Zonja Osmani tha se marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian duhet të forcohen më tej në këtë moment vendimtar për kontinentin e Evropës.
“Plani ynë është që të aplikojmë deri në fund të vitit për vend kandidat në Bashkimin Evropian, prandaj pres që të punojmë së bashku për tu siguruar që ky proces të ketë sukses dhe natyrisht që do të bashkërendohemi në plotni me ju dhe të gjitha shtetet anëtare për çdo hap që do të bëjmë përpara”, tha ajo.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, po qëndron në Kosovë në kuadër të raundit të dytë të vizitave në Ballkanin Perëndimor. Vizitat e tij po ndodhin në kohën kur agresioni rus në Ukrainë ka shtuar diskutimet për nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian është vënë në përpjekje për të siguruar rajonin për ardhmërinë evropiane.
Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina të cilat ende nuk kanë nisur procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, janë më së largu nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre integruese. Derisa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po presin datën për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, dhe Mali i Zi e Serbia tashmë janë në bisedime më të përparuara për këtë proces.
Por, përparimi i Serbisë kushtëzohet me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pavarësinë e së cilës vazhdon ta kundërshtojë.
Zoti Michel tha se Kosova dhe Serbia duhet të shënojnë përparim të shpejtë në zbatimin e marrëveshjeve tashmë të arritura dhe të ecin përpara me bisedimet për normalizim të marrëdhënieve, si elemente thelbësore për të ecur përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Përparimi i rajonit drejt integrimeve evropiane do të jetë pjesë e diskutimeve të takimit të javës që po vjen në Bruksel ndërmjet udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor./ VOA
Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet nën presion. Ngado q...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirr...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u shfaq me një g...
Një 25-vjeçare në Greqi, akuzon babain e saj se e ka d...
Zvicra mbylli hapësirën e saj ajrore të mërkurën pas n...
Gjermania ka premtuar ta furnizojë Ukrainën me armë të...
Rusia thotë se do të krijojë një korridor humanitar pë...
Presidenti Joe Biden konfirmoi të martën se do të vizi...
Papa Françesku ka reaguar sërish kundër luftës së Rusi...
Me 68 vota pro, asnjë votë kundër dhe gjashtë abstenim...
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha gj...
Këto ditë ka shumë njoftime për vende të lira pune në faqet ...
Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Europian, ...
Është gjetur trupi i pajetë i Elena del Pozzo, vajzës 5-vj...
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stolt...
Presidenti federal Frank-Walter Steinmeier akuzon ish-...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme...
Izraeli u ka bërë thirrje shtetasve të tij, të hënën, ...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serb...
Amnesty International akuzoi të hënën Rusinë për krime...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...