E rëndë/ 17 vjeçari vret me thikë nënën e tij, si u gjet adoleshenti gjatë arrestimit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin fqinj. Një 17-vj...

Qindra pjesëtarë të Organizatës së Veteranëve të luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u hodhën në protestë të enjten për të kundërshtuar projektligjin për pagën minimale, i cili u miratua në parim dy ditë më parë në parlamentin e Kosovës.
Forcat të shtuara të policisë rrethuan ndërtesën e parlamentit, ndërsa protestuesit kaluan rrethojat e oborrit duke brohoritur kundër projektligjit që nuk përfshinë pensionet e tyre.
Pensioni i veteranëve, sipas ligjit mbi këtë kategori, është i barabartë me pagën minimale në vend, por në projektligjin që u miratua në parim, nuk është përfshirë edhe rritja e pensioneve të veteranëve.
Projektligji i ri për pagën minimale parasheh ndryshimin e Ligjit për veteranët, asisoj që, siç thuhet, “deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranëve qeveria e Kosovës, vendos për lartësinë e shumës së pensioneve të përcaktuara me këtë ligj".
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, kërkoi tërheqjen e projektligjit.
“Për shkak të këtij turpi të deputetëve, që nuk dëgjuan thirrjet tona që të mos e miratojnë turpin e Qeverisë, u detyruam të thërrasim protestë. Lirisht mund t’ju them se secilën herë që deputetët do të kenë seanca ne do të jemi këtu”, tha ai.
Brenda parlamentit që ishte mbledhur për çështje të tjera, përfaqësues të partive opozitare pamundësuan punimet e seancës.
Rashit Qalaj nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se parlamenti nuk mund t’i kthehet normalitetit derisa të trajtohet situata me veteranët.
“A thua pak kontribut kanë dhënë veteranët e UÇK-së që të diskriminohen në këtë mënyrë? A thua i kemi harruar të gjithë ata të cilët lanë gjymtyrët që ne sot të jemi këtu dhe Kosova të jetë e lirë? Në dukje të parë shihet se i gjithë kabineti qeveritar është këtu dhe është një mbledhje normale, por unë mendoj që mbledhje normale ky parlament nuk do të ketë derisa të rishikohet çështja e përfshirjes së veteranëve në marrjen e beneficioneve në lartësi të pagës minimale”, tha ai.
Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se është e padinjitetshme që veteranët e luftës të trajtohen në këtë mënyrë.
“Ne nuk duhet të sillemi sikur gjithçka është në normale jashtë kësaj salle dhe brenda saj. E vërteta është që një pjesë vitale e jashtëzakonshme, e rëndësishme dhe kontributdhënëse për lirinë e vendit është në protestë jashtë parlamentit sot dhe kjo për gabimet e qeverisë sepse nuk ka realizuar dialog politik dhe social me shoqatat e veteranëve të luftës, nuk ka diskutuar dhe nuk ka rezultuar dialog politik me partitë opozitare dhe nuk është bashkërenduar për këtë situatë”, tha ai.
Time Kadriaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se miratimi i projektligjit për pagën minimale ishte veprim i turpshëm.
“Kurrë nuk e kam paramenduar që 23 vjet pas luftës një qeveri e udhëhequr nga një kryeministër Albin Kurti, do t’i detyrojë veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të dalin të protestojnë për minimumin e kërkesave që janë të garantuara me ligj, që të përfshihen në pagën minimale në mënyrë të dinjitetshme”, tha ajo./CNA.al
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin fqinj. Një 17-vj...
Të enjten parlamenti i Bullgarisë rrëzoi kryetarin Nik...
Disa burime diplomatike të Bashkimit Evropian thonë se...
Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara, e njohur ndrys...
Pas një hezitimi të gjatë. kancelari gjerman Olaf Scholz p...
Mëngjesin e sotëm në disa shkolla të rajonit të Gjilanit ka ...
Dhjetë vjet pas largimit, ushtarët gjermanë do të shko...
Pas më shumë se 110 ditësh krime lufte barbare të Puti...
Rezerva Federale amerikane intensifikoi përpjekjet e s...
Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, si dhe ai...
Presidenti Joe Biden njoftoi të mërkurën se Shtetet e ...
Gazpromi i Rusisë pezullon një kompresor të dytë të ga...
Sulmi i Rusisë në Ukrainë ndodhet në një pikë kritike ...
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, vlerë...
Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet nën presion. Ngado q...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirr...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u shfaq me një g...
Një 25-vjeçare në Greqi, akuzon babain e saj se e ka d...
Zvicra mbylli hapësirën e saj ajrore të mërkurën pas n...
Gjermania ka premtuar ta furnizojë Ukrainën me armë të...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...