Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Dhjetë vjet pas largimit, ushtarët gjermanë do të shkojnë sërish në Bosnjë-Hercegovinë. Këtë e miratoi qeveria gjermane të mërkurën (15.06.). Vendimi parashikon dërgimin e deri në 50 ushtarëve në kuadër të misionit EUFOR/Althea.
Kontingjenti i parë me 25 pjesëtarë të Bundeswehrit pritet të niset në Bosnjë-Hercegovinë në muajin gusht. Mandati është parashikuar fillimisht për një vit. Para se të hyjë në fuqi ai duhet të miratohet nga Bundestagu. Grupi më i madh opozitar, CDU/CSU e përshëndeti vendimin, por kritikoi numrin e ushtarëve.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, e argumentoi këtë shtim të prezencës gjermane në rajon me rëndësinë thelbësore që ka për BE-në dhe vendet anëtare stabiliteti dhe siguria në Bosnjë-Hercegovinë dhe Ballkanin Perëndimor. "Gjermania do të japë ndihmesën e saj në ruajtjen e stabilitetit në prag të zgjedhjeve, në tetor 2022", tha ai.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, David Helmbold, tha se kontingjenti i parë do të jetë nën 50. Një pjesë do të stacionohet në Komandën Qendrore në Sarajevë, kurse një pjesë tjetër do të jetë në terren me ekipe vëzhguese dhe ndërlidhëse dhe do të monitorojnë gjendjen në vend. “Ata do të shërbejnë si sy e veshë për misionin, në mënyrë që, në rast nevoje, të reagohet me shtim forcash”, tha Helmbold në konferencën e rregullt të zëdhënësve të qeverisë gjermane, të mërkurën 15.06 në Berlin.
Mandati pritet të miratohet nga Bundestagu qysh javën e ardhshme. Grupi parlamentar opozitar CDU/CSU e përshëndet rikthimin e ushtarëve gjermanë në EUFOR-Althea, por kritikon numrin e kontingjentit. Folësi i këtij grupi për çështje të politikës së jashtme, Jürgen Hardt, u shpreh në një deklaratë për media, se limitimi i numrit të ushtarëve deri në 50 nuk mjafton. Sipas Hardt, Ministria e Jashtme e Gjermanisë kishte kërkuar një numër më të lartë. "Një shans i humbur i qeverisë për të dhënë një sinjal jo vetëm simbolik, por të fortë, në këtë kohë të rëndësishme në një rajon me rëndësi strategjike, siç është Ballkani Perëndimor”, tha Hardt.
Sinjal më të fortë kanë kërkuar edhe deputetët e partisë së koalicionit qeveritar, SPD, Gruene, FDP, të cilët kanë përgatitur një projekt-rezolutë, ku kërkojnë një angazhim më të fuqishëm të Gjermanisë në Bosnjë-Hercegovinë, jo vetëm në aspektin ushtarak, por edhe atë civil.

EUFOR (European Union Force) ALTHEA përbëhet aktualisht nga 18 ekipe vëzhguese dhe ndërlidhëse. Batalioni ndërkombëtar në kampin Butmir, Sarajevë, mbështet organet e sigurisë në Bosnjë-Hercegovinë. Veç kësaj EUFOR ALTHEA mban në dispozicion një trupë ndërhyrëse në rast keqësimi të gjendjes.Nisur nga tensionet e krijuara kohëve të fundit ndërmjet etnive, komandanti aktual i EUFOR-it ka thirrur katër kompani të njësisë rezervë, pra, gjithsej deri në 500 ushtare dhe ushtarë./DW
Pas më shumë se 110 ditësh krime lufte barbare të Puti...
Rezerva Federale amerikane intensifikoi përpjekjet e s...
Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, si dhe ai...
Presidenti Joe Biden njoftoi të mërkurën se Shtetet e ...
Gazpromi i Rusisë pezullon një kompresor të dytë të ga...
Sulmi i Rusisë në Ukrainë ndodhet në një pikë kritike ...
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, vlerë...
Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet nën presion. Ngado q...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirr...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u shfaq me një g...
Një 25-vjeçare në Greqi, akuzon babain e saj se e ka d...
Zvicra mbylli hapësirën e saj ajrore të mërkurën pas n...
Gjermania ka premtuar ta furnizojë Ukrainën me armë të...
Rusia thotë se do të krijojë një korridor humanitar pë...
Presidenti Joe Biden konfirmoi të martën se do të vizi...
Papa Françesku ka reaguar sërish kundër luftës së Rusi...
Me 68 vota pro, asnjë votë kundër dhe gjashtë abstenim...
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha gj...
Këto ditë ka shumë njoftime për vende të lira pune në faqet ...
Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Europian, ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...