Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...

Dhjetë vjet pas largimit, ushtarët gjermanë do të shkojnë sërish në Bosnjë-Hercegovinë. Këtë e miratoi qeveria gjermane të mërkurën (15.06.). Vendimi parashikon dërgimin e deri në 50 ushtarëve në kuadër të misionit EUFOR/Althea.
Kontingjenti i parë me 25 pjesëtarë të Bundeswehrit pritet të niset në Bosnjë-Hercegovinë në muajin gusht. Mandati është parashikuar fillimisht për një vit. Para se të hyjë në fuqi ai duhet të miratohet nga Bundestagu. Grupi më i madh opozitar, CDU/CSU e përshëndeti vendimin, por kritikoi numrin e ushtarëve.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, e argumentoi këtë shtim të prezencës gjermane në rajon me rëndësinë thelbësore që ka për BE-në dhe vendet anëtare stabiliteti dhe siguria në Bosnjë-Hercegovinë dhe Ballkanin Perëndimor. "Gjermania do të japë ndihmesën e saj në ruajtjen e stabilitetit në prag të zgjedhjeve, në tetor 2022", tha ai.
"Sy e veshë për misionin"
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, David Helmbold, tha se kontingjenti i parë do të jetë nën 50. Një pjesë do të stacionohet në Komandën Qendrore në Sarajevë, kurse një pjesë tjetër do të jetë në terren me ekipe vëzhguese dhe ndërlidhëse dhe do të monitorojnë gjendjen në vend. “Ata do të shërbejnë si sy e veshë për misionin, në mënyrë që, në rast nevoje, të reagohet me shtim forcash”, tha Helmbold në konferencën e rregullt të zëdhënësve të qeverisë gjermane, të mërkurën 15.06 në Berlin.

Mandati pritet të miratohet nga Bundestagu qysh javën e ardhshme. Grupi parlamentar opozitar CDU/CSU e përshëndet rikthimin e ushtarëve gjermanë në EUFOR-Althea, por kritikon numrin e kontingjentit. Folësi i këtij grupi për çështje të politikës së jashtme, Jürgen Hardt, u shpreh në një deklaratë për media, se limitimi i numrit të ushtarëve deri në 50 nuk mjafton. Sipas Hardt, Ministria e Jashtme e Gjermanisë kishte kërkuar një numër më të lartë. "Një shans i humbur i qeverisë për të dhënë një sinjal jo vetëm simbolik, por të fortë, në këtë kohë të rëndësishme në një rajon me rëndësi strategjike, siç është Ballkani Perëndimor”, tha Hardt.
Sinjal më të fortë kanë kërkuar edhe deputetët e partisë së koalicionit qeveritar, SPD, Gruene, FDP, të cilët kanë përgatitur një projekt-rezolutë, ku kërkojnë një angazhim më të fuqishëm të Gjermanisë në Bosnjë-Hercegovinë, jo vetëm në aspektin ushtarak, por edhe atë civil.

EUFOR (European Union Force) ALTHEA përbëhet aktualisht nga 18 ekipe vëzhguese dhe ndërlidhëse. Batalioni ndërkombëtar në kampin Butmir, Sarajevë, mbështet organet e sigurisë në Bosnjë-Hercegovinë. Veç kësaj EUFOR ALTHEA mban në dispozicion një trupë ndërhyrëse në rast keqësimi të gjendjes. Nisur nga tensionet e krijuara kohet e fundit ndermjet etnive komandanti aktual i EUFOR-it ka thirrur katër kompani të njësisë rezervë, pra, gjithsej deri në 500 ushtare dhe ushtarë./CNA.al
Qindra pjesëtarë të Organizatës së Veteranëve të luftë...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin fqinj. Një 17-vj...
Të enjten parlamenti i Bullgarisë rrëzoi kryetarin Nik...
Disa burime diplomatike të Bashkimit Evropian thonë se...
Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara, e njohur ndrys...
Pas një hezitimi të gjatë. kancelari gjerman Olaf Scholz p...
Mëngjesin e sotëm në disa shkolla të rajonit të Gjilanit ka ...
Dhjetë vjet pas largimit, ushtarët gjermanë do të shko...
Pas më shumë se 110 ditësh krime lufte barbare të Puti...
Rezerva Federale amerikane intensifikoi përpjekjet e s...
Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, si dhe ai...
Presidenti Joe Biden njoftoi të mërkurën se Shtetet e ...
Gazpromi i Rusisë pezullon një kompresor të dytë të ga...
Sulmi i Rusisë në Ukrainë ndodhet në një pikë kritike ...
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, vlerë...
Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet nën presion. Ngado q...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirr...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u shfaq me një g...
Një 25-vjeçare në Greqi, akuzon babain e saj se e ka d...
Zvicra mbylli hapësirën e saj ajrore të mërkurën pas n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...