Mediat: Inteligjenca ukrainase kryen sulm kibernetik ndaj partisë ruse
Specialistët e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ukr...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashingtoni është, siç tha ai, "plotësisht i përgatitur" për të vendosur sanksione kundër mbështetjes së Kinës për industrinë ruse të mbrojtjes. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, William Gallo, komentet e zotit Blinken u bën pas takimit që pati sot në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping.
Marrëdhëniet SHBA-Kinë mund të jenë stabilizuar, por nuk mungojnë mosmarrëveshjet që duhet trajtuar, siç u bë e ditur pas takimit që u mbajt të premtën në mes të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe presidentit kinez Xi Jinping.
Për zotin Blinken, prioritet kryesor është ndalimi i mbështetjes së Pekinit për luftën e Rusisë në Ukrainë.
“I thashë zotit Xi, nëse Kina nuk e trajton këtë problem, ne do ta bëjmë këtë”, tha zoti Blinken.
Shtetet e Bashkuara nuk e akuzojnë Kinën për furnizim të drejtpërdrejtë të Rusisë me armë.
Zyrtarët amerikanë thonë se Kina po dërgon pajisje, përfshirë mikroprocesorë dhe pajisje të tjera, që shfrytëzohen për prodhimin e armëve ruse.
Sekretari Blinken tha se Uashingtoni mund të miratojë sanksione për të ndaluar këtë bashkëpunim. Por analistët thonë se kjo mund të jetë e ndërlikuar.
"Pajisjet për të cilat bëhet fjalë vështirë se mund të kontrollohen. Ato mund të eksportohen duke shfrytëzuar arsyetime që duken krejtësisht legjitime me partnerë legjitimë biznesi", tha për Zërin e Amerikës, Ian Chong nga Universiteti Kombëtar i Singaporit.
Një mundësi që Uashingtoni mund ta shfrytëzojë për të penguar këtë bashkëpunim është përjashtimi i bankave të mëdha kineze nga sistemi financiar amerikan.
"Kjo unë mendoj se do të kishte ndikim shkatërrues për tregtinë SHBA-Kinë. Mund të jetë e mundur të vihen në shënjestër banka më të vogla që kanë një interes më të drejtpërdrejtë në Rusi", thotë zoti Chong.
Kina mbron tregtinë e saj me Rusinë, duke thënë se ajo është e angazhuar vetëm në shkëmbime normale ekonomike. Pak presin që Kina të bëjë lëvizje të mëdha në përgjigje të kërcënimit me sanksione nga Shtetet e Bashkuara.
"Trysnia po bëhet që Partia Komuniste të veprojë, por nuk mendoj se Partia Komuniste synon apo ka ndonjë motiv që të tregohet më e ashpër me Rusinë", thotë për Zërin e Amerikës, Ian Chong nga Universiteti Kombëtar të Singaporit.
Presidenti Xi tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të marrin masa ndëshkuese ndaj ekonomisë së Kinës.
"Ndërsa dialogu Kinë-SHBA vazhdon të rritet, menaxhimi i dallimeve dhe promovimi i bashkëpunimit, nuk është vetëm një aspiratë e dy popujve tanë, por diçka që pjesa tjetër e botës e pret. Bota është e madhe, ka vend si për zhvillimin e SHBA-së edhe Kinës”, tha ai.
Bisedimet u përqendruan edhe në çështje të tjera, përfshirë Tajvanin dhe Detin e Kinës Jugore si edhe të drejtat e njeriut dhe prodhimin e opioideve. Por, çështja e përkrahjes që Pekini po i jep industrisë së mbrojtjes të Moskës mund të dëmtojë më tej marrëdhëniet SHBA-Kinë të cilat sapo kanë filluar të stabilizohen./ VOA
Specialistët e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ukr...
Bashkimi Evropian tha se do të japë edhe 68 milionë euro p...
Pamje nga lart shfaqin shkallën e shkatërrimit në pjesën q...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, dhe pres...
Kompania kineze ByteDance, e cila e ka në pronësi "TikTok"...
Gazetaret dhe gazetarët e medias publike të Italisë, "RAI"...
David Pecker, ish-botues i tabloidit ‘National Enquire...
Ligjvënësit evropianë miratuan një rezolutë, ku bënë t...
Një problem teknik me kontrollin e pasaportave ka shkaktua...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se...
Sekretari i përgjithshëm i "Manos Limpias", organizatës që...
Një sasi e madhe kokaine u gjet në disa supermarkete në Be...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje ...
Kërkesa e fundit e Francës që në veri të Kosovës të mb...
Kryeqyteti më i mirë evropian i vitit 2024 për t'u viz...
Gjatë kësaj jave është rritur më tej presioni ndaj Kosovës...
Operacioni i parë i transplantit për të kombinuar një pomp...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se po shqyr...
Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se Ukraina ka fillu...
Një e treta e 11-vjeçarëve dhe më shumë se gjysma e 13...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...