Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut për pezullimin nga detyra
Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e ish-zëve...
Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e ish-zëve...

Kongresisti republikan Mike Turner dhe ai demokrat Donald Norcross, kanë zhvilluar takime të ndara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me të cilët kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vende në fusha të ndryshme.
Osmani, gjatë një prononcimi për media më 24 nëntor, tha se të dy kongresistët për një kohë të gjatë e kanë mbështetur Kosovën.
“Si kontribues të paqes në rajon e kanë këtë vizitë ku përfshihet pothuajse i gjithë rajoni për të parë se si mund ta vazhdojmë bashkëpunimin në favor të paqes dhe stabilitetit. Prandaj, këto kanë qenë çështjet që kemi diskutuar, bashkëpunimi bilateral mes Kosovës dhe SHBA-së, zhvillimet në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, përafrimi ynë me NATO-n, sfidat e sigurisë me të cilat po përballemi dhe mënyrën se si mund të koordinohemi edhe më shumë me SHBA-në në mënyrë që të kemi integrim sa më të suksesshëm të komunitetit serb brenda Kosovës”, tha ajo.
Osmani u pyet të komentonte një deklaratë të bërë për mediat lokale në Kosovë nga ish-i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Philip Reeker, i cili kërkoi që vendi të ketë një qeveri bashkëpunuese me SHBA-në.
“Në Kosovë nuk ka pasur e as nuk do të ketë asnjëherë qeveri antiamerikane”, tha Osmani, duke theksuar se Kosova ka popullin më proamerikan në botë dhe “secila qeveri e Kosovës vjen nga po ky popull”.
“Pra, nuk mund të ketë dallime mes popullit që krijon qeverinë dhe qeverisë, përderisa secila qeveri i ka metodat e veta, strategjitë, mënyrën se si punon me partnerët dhe për atë se si kanë punuar si do të punojnë në të ardhmen unë ju sugjeroj që t’i adresoni pyetjet në Qeveri”, theksoi Osmani.
Ajo shtoi se e sheh SHBA-në si partnere partnere ekzistenciale në zhvillimin e Kosovës, në mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë si dhe në tejkalimin e sfidave të sigurisë.
“Ata janë partnerë i pazëvendësueshëm për sigurinë tonë, ecjen tonë përpara në integrimet euroatlantike, prandaj është e domosdoshme që koordinimin ta kemi të plotë”, u shpreh Osmani.
Ndërkaq, pas takimit me Kurtin, zyra e tij tha se biseda me delegacionin amerikan u përqendrua në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Së voni, Kosova ka pranuar disa pajisje ushtarake që i ka blerë nga SHBA-ja, përfshirë dronë dhe autoblinda.
Vendi po ashtu ka porositur sisteme antitank Javelin dhe po ashtu ka nënshkruar Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA), një dokument kyç që mundëson shkëmbim të sigurt të informacionit dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes dy forcave.
“Krahas investimeve në mbrojtje, kryeministri [në detyrë ] u shpreh se Kosova mbetet e palëkundur në orientimin e saj euroatlantik dhe synimin për anëtarësim në NATO dhe BE, jo vetëm si përfituese nga ombrella e sigurisë, por edhe si kontribuuese në paqen dhe sigurinë në kontinentin europian”, u tha në njoftimin e Zyrës së Kurtit.
Po ashtu, Kurti me delegacionin amerikan diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe teknologjisë dhe në projekte të tjera që pritet të realizohen, sikurse ato në transportin hekurudhor.
Dy kongresistët amerikanë e zhvilluan vizitën në Kosovë në kuadër të një turneu rajonal. Një ditë më parë ata vizituan Serbinë, ku u takuan me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. /REL
Një grua në Gadime të Ulët të Lipjanit është goditur me së...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reagu...
Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, ka deklaruar s...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se...
Dy kamikazë kanë sulmuar selinë e një force paraushtarake ...
Sinisa Karan kandidat i liderit të larguar serb, Milorad D...
Transporti publik në Prishtinë nga sot ka pezulluar shërbi...
Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter goditi këtë...
Shtëpia e Bardhë ka thënë se bisedimet në Gjenevë me Kievi...
Belgjika përballet me mbylljen e shkollave dhe ndërprerjen...
Komisionerja e BE për Zgjerimin, Marta Kos ka folur lidhur...
Është publikuar teksti i një kundërpropozimi evropian ndaj...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio në një tjetër d...
Ky samit i parë i G20 në Afrikë ka përgjegjësinë të mos le...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka folur nga Gje...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar pasi pr...
Liderët europianë kanë propozuar ndryshime në planin e SHB...
Ministri në detyrë i Financavë në Kosovë, Hekuran Murati k...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka folur së fundmi lidh...
Ushtria izraelite pretendoi se kishte shënjestruar shefin ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...