Turqia dhe Egjipti: A po kthehen rivalët në partnerë?
Ka kohë që marrëdhëniet midis dy vendeve nuk kanë qenë...

Presidenti rus Vladimir Putin duhet të vuajë jo pak nga pagjumësia mbrëmjeve që kalon në bunkerin e tij. Së pari, në vitet 2020-2021, Bjellorusët dolën në rrugë për të bërë thirrje për liri. Iranianët e ndoqën shembullin në vjeshtën e këtij viti, dhe ende nuk janë dorëzuar pavarësisht një kundërpërgjigje brutale nga regjimi teokratik.
Tani është radha e kinezëve. Fjala nuk është për qytetarët e Hong-Kongut, të cilët njihen mirë si “ngatërrestarë” për regjimin e Pekinit. Jo, këtë herë janë kinezët e pjesës kontinentale të Kinës, të cilët po protestojnë me mijëra në shumë qytete, për të vënë në dyshim qeverisjen e Partisë Komuniste dhe udhëheqësin e saj suprem, Xi Jinping. Kush janë të tjerët në listë? Koreanët e Veriut ? Apo më keq akoma, rusët?
Një sistem autoritar i paqëndrueshëm
Aleatët autoritarë të Vladimir Putinit po përballen me një shkallë të jashtëzakonshme destabiliteti. Kjo nuk supozohej që të ndodhte. Në fund të fundit, lideri suprem i Rusisë e di se sundimi autoritar e mund çdo herë demokracinë.
Atëherë pse po ndodhin këto protesta? Pse këto kërkesa të çuditshme për liri, dhe për shumë gjëra të tjera? Në këndvështrimin e Kremlinit, revolucionet ukrainase të vitit 2004 dhe 2014, ishin padyshim një vepër e “Perëndimit të poshtër” dhe udhëheqësit të tij, Shteteve të Bashkuara.
Por, ndërsa është krejtësisht e mundur që Agjencia Qendrore e Inteligjencës, CIA, të “mashtrojë” ata “ukrainasit budallenj”, një popull të cilit i mungon logjika për të kuptuar se vendi i tyre në fakt nuk ekziston, a mund të shtrihet vërtet dora e CIA-s edhe në protestat që po shihet këto kohë në Iran dhe Kinë?
Çfarë e pret botën?
Ajo që e shqetëson më shumë Putinin është mundësia që një rebelim i rusëve në këtë moment kundër tij, mund të jetë po aq i mundshëm sa edhe kryengritjet aktuale në Iran dhe Kinë. Rasti kinez është veçanërisht shqetësues për të.
Në fund të fundit, në dallim nga elitat ruse, komunistët kinezë kanë ofruar një standard të lartë jetese për shumë nga qytetarët e tyre. Po ashtu, ata kanë luajtur jashtëzakonisht mirë edhe kartën e nacionalizmit, duke bindur në dukje një pjesë të madhe të popullsisë, se demokracia nuk ishte as e nevojshme dhe as e dëshirueshme.
Kthesa e mundshme e Rusisë
Tani kinezët “mosmirënjohës” nuk po protestojnë vetëm kundër politikës së Partisë Komuniste ndaj COVID-19. Ata po kërkojnë edhe liri dhe demokraci. Deri dje kinezët dukeshin të begatë, pasivë dhe paqësorë.
Nëse edhe njerëz të tillë mund të jenë aq të pakënaqur sa të rrezikojnë jetën e tyre, duke e sfiduar sundimin me grusht të hekurt të Xi, atëherë pse të mos e bëjnë këtë edhe rusët?
Djemtë dhe burrat rusë po vdesin me mijëra në Ukrainë. Ekonomia ruse po tkurret ndjeshëm, dhe gjithçka që Vladimir Putini dhe miqtë e tij mund t’u thonë qytetarëve për situatën, është se akoma më shumë rusë duhet të dërgohen në frontin e luftës, për t’u sakrifikuar si mish për top.
Rebelimi aktual i qytetarëve ndaj regjimit në Kinës mund të shuhet, ose mund të çojë në një ndryshim. Por lëvizja, së bashku me kryengritjet e ngjashme në Bjellorusi dhe Iran, tregon se regjimet autoritare të botës janë në telashe serioze.
Në të tria rastet, demonstratat u nxitën nga ngjarje të rastësishme, të cilat i zemëruan shumë njerëzit. Radha e Rusisë për t’u rebeluar ndaj Putinit do të vijë me siguri kur disfata e pritshme e ushtrisë ruse në Ukrainë të krijojë shkëndijën që do të ndezë zjarrin e revoltës.
Shënim: Alexander Motyl, është profesor i shkencave politike në Univesitetin Ratxhers-Njuark. Ai është eskpert për Ukrainën, Rusinë dhe BRSS-në, dhe për nacionalizmin, revolucionet dhe perandoritë.
Ka kohë që marrëdhëniet midis dy vendeve nuk kanë qenë...
Një cunami ka ndodhur pasditen e së dielës pranë ishullit ...
Tragjedi në rajonin e Flanders të Belgjikës. Një burrë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Prokurorin...
Prokurori i Përgjithshëm iranian, është shprehur se "polic...
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se marrëveshja ndërmjet ...
Shqiptarët duhet të ndalohen të kërkojnë azil në Brita...
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, udhëtoi në Mi...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka kritik...
Presidenti rus Vladimir Putin nuk është i sinqertë lid...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të...
Rusia nuk do të pranojë një kufi mbi çmimet për ekspor...
Një shkencëtar ka bërë rrëfimin tronditës në lidhje me...
Një "biznesmen i pasur rus" u arrestua në Londër këtë ...
Disa nga pjesëtarët e komunitetit serb nga veriu i Kosovës...
Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë prezantuar bom...
Trupat ruse kanë rinisur granatimet e qytetit jugor ukrain...
Qeveria e Bullgarisë ka kritikuar vendimin e Holandës për ...
Përveç luftës në Ukrainë, Rusia po përdor luftën hibri...
Një kufizim i ri në çmimin e naftës ruse do të “presë menj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...