
SHBA-ja prezanton bombarduesin e ri bërthamor, B-21 Raider
Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë prezantuar bom...
Disa nga pjesëtarët e komunitetit serb nga veriu i Kosovës deklarojnë se nuk ndihen të sigurt për shkak se Policia e Kosovës nuk është në terren, ndonëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se organet e rendit janë të pranishme në atë pjesë.
Nga organizata joqeveritare Qendra Humane Mitrovica, e cila merret me çështjet e sigurisë, pohojnë se aktualisht ekziston vetëm mundësia e raportimit të veprës penale, por jo edhe veprimet hetimore të policisë apo ndjekja penale e autorit.
Në fillim të nëntorit, pjesëtarët e komunitetit serb u larguan nga Policia e Kosovës në veri të vendit, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar automjetet me targa serbe në ato të Kosovës.
Të njëjtën gjë bënë edhe punonjësit e sistemit të drejtësisë.
Qytetarët në komunat veriore të Kosovës – Mitrovica e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, thonë se ndjenja e pasigurisë është shtuar dita-ditës.
“Të jem e sinqertë, madje edhe kur ka pasur prani të policisë nuk jam ndier e sigurt. Por, tash edhe më e pasigurt. Është domethënëse kur keni një lloj mbrojtjeje”, thotë për Radion "Evropa e Lirë" një qytetare e cila u prezantua me emrin Sunçica.
Ngjashëm shprehet edhe Ana Marija Ivkoviq, po ashtu nga Mitrovica e Veriut. Sipas saj, ndjenja e pasigurisë tashmë vetëm sa është shtuar pasi që nuk ka prani të policisë në terren.
“Thjesht, shohim se nuk ka prani të tyre. Mendoj se me siguri se nuk do të ndodhnin disa incidente po të kishte prani të tyre”, thotë ajo.
Qytetarja tjetër që jeton në Mitrovicën e Veriut, e cila u prezantua me emrin Drita, thotë se që ndjenja e pasigurisë mbretëron në këtë qytet.
“Qytet i braktisur. Aty ku nuk ka polici, nuk ka as siguri për jetën dhe për asgjë”, thekson Drita.
Ivani nga Leposaviqi, në një prononcim për Radion "Evropa e Lirë", thotë se ka dy fëmijë dhe se është i shqetësuar për sigurinë e tyre, pasi policët serbë braktisën pozitat e tyre.
“Prindi shqetësohet madje edhe kur policia është e pranishme, por problemi është edhe më i madh sidomos kur nuk ka polici”, thekson ai.
Vidoje, po ashtu nga Leposaviqi, vlerëson se gjendja e sigurisë është përkeqësuar ndjeshëm pas 5 nëntorit, kur policët serbë janë tërhequr.
“Këto ditë kemi qenë dëshmitarë të zënkave, vjedhjeve të lokaleve dhe grabitjeve. Njerëzit janë të shqetësuar dhe të frikësuar”, thotë Vidoje.
Askush nga këta qytetarë nuk e di se cila është adresa e saktë për të raportuar ndonjë vepër penale, në rast se përballen me të.
Javën e kaluar, në një video, e cila u bë virale, shihet një burrë duke e goditur qëllimisht me automjetin e tij një burrë tjetër në rrugë. Pretendohet se ngjarja ka ndodhur në Leposaviq, por "REL"-i nuk ka arritur të konfirmojë autenticitetin e xhirimit.
Radio "Evropa e Lirë" iu drejtua Policisë së Kosovës me pyetjet se a mund ta ruajnë rendin dhe qetësinë publike në komunat e veriut të Kosovës pasi policët e atij rajoni e kanë braktisur punën dhe sa po bëhet për të informuar qytetarët lidhur me atë se si mund t’i raportojnë veprat penale.
Por, në vend të përgjigjeve, Policia e Kosovë ka dërguar njoftimin e datës 10 nëntor, në të cilin thuhet se qytetarëve të Kosovës, veçanërisht atyre në veri të vendit, u bëhet thirrje që të raportojnë veprat penale përmes thirrjeve pa pagesë në një numër të posaçëm të telefonit ose përmes linjave individuale të stacioneve policore, siç janë 192 dhe 038-249-942.
Gjithashtu thuhet se është lansuar platforma digjitale “Lajmëro Policinë”, e cila mund të përdoret dhe shkarkohet në pajisjet mobile në tri gjuhë – shqip, serbisht dhe anglisht.
“Duke vlerësuar bashkëpunimin me qytetarët dhe lajmërimet nga kjo platformë, Policia e Kosovës u falënderohet qytetarëve për lajmërimin e rasteve të ndryshme dhe për ofrimin e bashkëpunimit në arritjen qëllimeve të përbashkëta për garantimin e sigurisë së përgjithshme dhe inkurajon të gjithë qytetarët pa dallim në të gjitha regjionet policore, veçanërisht në veri të rajonit të Mitrovicës, që të vazhdojnë të raportojnë rastet pa hezitim në mënyrën më të lehtë dhe më të qasshme për ta”, është thënë nga Policia e Kosovës.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit, më 30 nëntor, tha se Policia e Kosovës është e pranishme në komunat e veriut.
“Nuk është e vërtetë që në veri të Kosovës nuk ka polici. Nuk ka ndërtesë të policisë pa polic të Kosovës. Policia jonë është atje. Edhe nëpër rrugët atje ka Polici të Kosovës”, ka thënë Kurti.
Sërgjan Simonoviq nga Qendra Humane në Mitrovicën e Veriut, e cila monitoron situatën e sigurisë në veri, thekson se qytetarët në atë rajon nuk mund të presin çfarëdo mbrojtjeje nga autoritetet përgjegjëse për rendin dhe qetësinë publike, sepse ato nuk janë funksionale.
Ai sqaron se në stacionet policore në veri ka shërbimet në kujdestari, të cilat punojnë, por që vetëm i “regjistrojnë” rastet e raportuara por nuk veprojnë sipas tyre.
“Stacionet [policore] nuk janë të zbrazura. Në stacione ka persona të caktuar që qëndrojnë, por nuk merren me raste apo ndaj asaj që është raportuar. Pra, raportimet vetëm regjistrohen”, thotë Simonoviq dhe shton forcat e KFOR-it (Misioni paqeruajtës i NATO-s) dhe EULEX-it (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit) janë të pranishëm në terren.
“Por, pritjet se ata do të zgjidhin diçka, në qoftë se ndonjë individ do t’u drejtohej atyre, janë të barabarta me zero. Pra, thjesht nuk ka asgjë që mund të krijojë njëfarë sigurie te qytetarët, apo që dikush t’i drejtojë ata te ndonjë instancë që mund t’i zgjidhë problemet e tyre lidhur me sigurinë. Ai vakum ligjor dhe i sigurisë do të lërë pasoja, do të ketë shumë punë që do të grumbullohen”, thotë Simonoviq.
Ai shton se situata aktuale, e cila u shkaktua nga braktisja e institucioneve në veri nga ana e serbëve, do të lërë pasoja të mëdha, të cilat do të jetë e vështirë të zgjidhen në një periudhë të shkurtër kohore.
Dalja e serbëve nga të gjitha institucionet e Kosovës në veri, duke përfshirë edhe përfaqësuesit politikë, ndodhi pas suspendimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili refuzoi të zbatojë planin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në targa RKS (Republika të Kosovës).
Autoritetet e Kosovës kanë njoftuar më 7 nëntor se 578 zyrtarë policorë zyrtarë policorë nga radhët e komunitetit serb në veri të Kosovës, kanë dorëzuar dorëheqjet.
Më 1 dhjetor, Policia e Kosovës ka njoftuar se 80 zyrtarëve policorë u është pranuar dorëheqja dhe ndaj tyre ka vazhduar procesi i njoftimit dhe lëshimi i vendimit mbi dorëheqjen.
Ndërkaq, procesi i analizës dhe shqyrtimit të dorëheqjeve për punonjësit e tjerë është duke vazhduar sipas procedurave dhe afateve ligjore në fuqi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se policët që kanë dhënë dorëheqje nuk mund të rikthehen për shkak të vendimeve politike, por duhet shpallur konkurs për pozitat e lira.
Sipas ligjeve në fuqi, të gjithë ata policë që kanë dhënë dorëheqje dhe procedurat për shkarkimin e tyre janë në vazhdim e sipër, mund të kthehen në pozitat e tyre.
Por, si kushte për kthimin e tyre, serbët kanë theksuar pezullimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve, si dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kosova, në bazë të marrëveshjes së 23 nëntorit në Bruksel, pezulloi vendimin për riregjistrim, por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se mbetet kushti tjetër që ka të bëjë me Asociacionin.
Për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është arritur marrëveshja në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por formimi i tij është i papranueshëm për autoritetet Kosovës, sepse, siç është thënë, disa pjesë nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës./REL
Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë prezantuar bom...
Trupat ruse kanë rinisur granatimet e qytetit jugor ukrain...
Qeveria e Bullgarisë ka kritikuar vendimin e Holandës për ...
Përveç luftës në Ukrainë, Rusia po përdor luftën hibri...
Një kufizim i ri në çmimin e naftës ruse do të “presë menj...
Nga masakrat dhe shkatërrimi në Ukrainë, deri te konflikti...
Lufta në Krime po afrohet gjithnjë e më shumë, dhe kjo gjë...
Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti të premten në ...
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës ...
Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nuk do të marrë pjesë në...
Pasagjerët e linjave ajrore në Bashkimin Evropian (BE)...
Parlamenti i Indonezisë pritet të miratojë një ligj të...
Shoqata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (IGFM) ...
Makina e diplomates italiane në Athinë është përfshirë...
Irani ka dënuar me vdekje katër persona, të cilët i ka...
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas S...
Presidenti Joe Biden dhe Presidenti francez Emmanuel M...
Autoritetet kineze kanë iniciuar nivelin më të lartë t...
Një këshilltar i lartë i presidentit të Ukrainës, duke...
Katër fëmijë kanë humbur jetën në Mbretërinë e Bashkuar pa...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Mehdi Behluli nga Manza e Durrësit në vitin 2013 mori një ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Dy mjekë të QSUT janë arrestuar nga policia pasi bënin ska...
18-vjeçari Enjon Saliaj, ka humbur jetën një natë më parë ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës. Automjeti i...
Policia po vijon operacionin “Fijet” për çmontimin e kamer...
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet në Qarkun...
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e vranësirave...
Sipas një studimi nga Universiteti i Jutës në Shtetet ...
Vlerat e ulëta barike që dominojnë Ballkanin Perëndimor do...
Një skandal i vërtetë raportohet nga mediat e huaja, teksa...
Kur historiani i Boeing-ut, Michael Lombardi, flet për tip...
Nën presionet në rritje të luftës në Ukrainë, kompleksi us...
Një objekt që dyshohet të jetë një “balonë përgjimi” kinez...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Europa do të bëjë një tjetër hap të madh drejt ndërprerjes...
Euro këmbehet sot me lekun po aq sa franga zvicerane në ku...
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja. Sipas...
Gratë në Gjermani ende marrin rroga mesatarisht më të ...