Rusët po shesin shtëpitë e tyre të pushimit/ Çlirimi i Krimesë, objektivi i radhës i Ukrainës
Lufta në Krime po afrohet gjithnjë e më shumë, dhe kjo gjë...

Nga masakrat dhe shkatërrimi në Ukrainë, deri te konflikti i vazhdueshëm në Siri dhe përreth saj, tek trazirat më shumë se 10 javore në Iran: zona fqinje në lindje të Evropës por dhe më gjerë, po duket shumë më e pasigurt se sa ka qenë prej një kohe të gjatë.
Tani, këtyre 3 konflikteve, secila me potencialin për t’u përhapur, duhet t’i shtohet një dimension global, me perspektivën e trazirave në vendin më të populluar në botë. Fillimisht ishin pamjet e xhiruara nga telefonat celularë dhe të postuara në mediat sociale, ato që e paralajmëruan botën mbi dramën që po ndodhte në Kinë gjatë javës së kaluar.
Turmat e kinezëve të zemëruar mund të shiheshin duke u grumbulluar në rrugët e Shangait, duke bërtitur për fundin e sundimit të Partisë Komuniste dhe largimin e liderit të partisë, Xi Jinping. Një sfidë e tillë e hapur ndaj regjimit, nuk është diçka që ndodh çdo ditë në Kinë.
Por duket se tani po ndodh më shpesh, dhe po shpërthen në të njëjtën kohë në një pjesë të madhe të vendit.
Shkaku i menjëhershëm për protestat në qytetin më të pasur dhe më kozmopolit të Kinës, ishte numri i të vdekurve në një zjarr më shumë se 3200 km larg në Urumqi, në provincën më perëndimore të vendit, Xinjiang. Dhe zemërimi u nxit nga bindja se viktimat mund të ishin shpëtuar, po të mos ishte për karantinën e ashpër që ishte në fuqi në atë kohë.

Protestat e ngjashme shpërthyen në më shumë se 12 qytete kineze, përfshirë Pekinin. Në disa vende, demonstruesit shkelën masat bllokuese, duke përdorur si armë barrierat e vendosura nga autoritetet për garantimin e lagjeve të caktuara. Siç u theksua shpeshherë, këto janë trazirat më të mëdha dhe më të bashkërenduara që kanë prekur Kinën që nga protestat e Sheshit Tiananmenit të vitit 1989.
Sigurisht ekzistojnë disa dallime. Protestat e Tiananmenit ishin dhe mbetën kryesisht protesta të të rinjve, edhe pse në fazat e fundit iu bashkuan edhe punëtorët. Ato ishin shumë politike dhe opozitare, me thirrje për demokratizimin e sistemit politik, edhe pse jo për rrëzimin e partisë në pushtet.
Edhe pse e kundërta perceptohej nga nivelet e larta të udhëheqjes së Partisë Komuniste. Pastaj dihet pjesa tjetër e historisë: u shpall ligji ushtarak, ushtria u vendos në Pekin, dhe tanket kaluan në qendër të kryeqytetit, duke shkaktuar një numër viktimash që mbetet ende sot i paqartë.
Ajo që është e vështirë të gjykohet 3 dekada më vonë, është se sa protestat e sotme pasqyrojnë zhgënjimin popullor me politikën e vazhdueshme të qeverisë të “Zero Covid” dhe sa reflektojnë një pakënaqësi më të gjerë, e cila mund të përshkallëzohet në diçka shumë më kërcënuese për autoritetet dhe rendin publik në përgjithësi.

Deri tani kjo gjë nuk është e qartë. Protestat sporadike kanë shpërthyer - kryesisht kundër bllokimeve anti-Covid - që nga fillimi i verës. Por tani duket se kanë më shumë forcë dhe ritëm. Ndërsa protestat e fundit po zbehen, dhe secila është shumë më e vogël se miliona njerëzit që u mblodhën njëherazi në sheshin Tiananmen - gjë që i bën ndoshta më të lehta për t’u menaxhuar nga autoritetet - ato janë përhapur dhe kanë fituar një nuancë politike kombëtare, me thirrjet për largimin e Xi Jinping.
Nëse nuk është aspak e qartë se si mund të evoluojë kjo lëvizje, dhe çfarë mund të vendosin për të autoritetet në Pekin, fakt është që Kina rrezikohet nga kaosi, dhe ky skenar është përjashtuar nga thuajse të gjitha parashikimet e ekspertëve. Kina mund të vazhdojë ngritjen e saj kryesisht në mënyrë paqësore, edhe pse shtyp aspiratat e pakicave të saj ujgure dhe tibetiane në periferi.
Por nuk është e sigurt nëse regjimi do të rezistojë, sidomos nëse rriten më tej tensionet ekonomike dhe politike. Nuk më hiqet nga mendja ajo që tha një nga zyrtarët e Bashkimit Sovjetik, kur po ri-vizitonte Pekinin si pjesë e delegacionit të kryesuar nga Mikhail Gorbaçov në vitin 1989.
I habitur se si kishte ndryshuar Kina, ai tha se ky vend nuk e kishte përjetuar ekuivalentin e tij të Revolucionit Rus të vitit 1905, për të mos folur për revolucionin bolshevik të vitit 1917. Një deklaratë e tillë duhet të kihet parasysh edhe sot. Edhe ata nga ne që kanë fatin të jetojnë në Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut - dhe që kanë shijuar gati 80 vjet paqe dhe parashikueshmëri, të ndërprerë vetëm nga rënia Murit të Berlinit dhe luftërat relativisht të vogla të zhvilluara larg tyre - mund të përballen së shpejti me një botë shumë më të çrregullt.

Nuk është aspak e qartë se si dhe kur do të përfundojë lufta në Ukrainë, apo nëse ajo do të përfundojë pa u përhapur në ndonjë vend tjetër. Ajo mund të ketë pasoja ende të panjohura, për të gjithë kontinentin e Evropës. Irani ndodhet në një udhëkryq ekzistencial.
Në veri kufizohet me Rusinë, ne Perëndim me Irakun dhe në lindje me Afganistanin. Asnjë prej tyre nuk është saktësisht një oaz qetësie, dhe nuk kanë ndonjë drejtim të qartë për të ardhmen. Dhe ndonëse protestat në Kinë do të shtypen ose shuhen me dëshirën e tyre, ato do të shërbejnë megjithatë si një paralajmërim.
Kina mund të ketë arritur në masë të madhe mrekullinë e saj ekonomike, dhe mund të jetë sot fuqia dominuese rajonale. Por e ardhmja e këtij vendi të gjerë është e pasigurt, siç janë edhe synimet e saj afatshkurtra ndaj Hong Kongut dhe Tajvanit. Pastaj është çështja e Rusisë.
Mbetet për t’u parë se çfarë pasojash mund të ketë në Rusi çdo dështim në Ukrainë. Humbjet ushtarake paraqesin rreziqe për regjimin e Putinit. Edhe nëse Rusia do të siguronte disi një lloj fitoreje, një pjesë e kostos që do të paguhet është tashmë e qartë: humbje të mëdha ushtarake, vite të gjata refuzimi nga bota perëndimore, dhe një riorientim i politikave të saj energjetike dhe të sigurisë larg nga Perëndimi dhe drejt lindjes.
Trazirat popullore nuk mund të përjashtohen as në Rusi.
Ndërsa lajmet për protestat e mëdha në Kinë u përhapën në mbarë botën perëndimore, bashkë me to u përhapën edhe emocionet dhe pritshmëritë. Disa profetizuan fundin e afërt të Xi Jinping dhe madje shpresën për një Kinë demokratike. Në atë moment, në debat ndërhynë zëra më të mençur, që argumentuan se regjimi në Kinë mund t’i përballojë mirë protestat e ditëve të fundit, siç ka bërë më herët.
Edhe kryengritjet popullore të viteve 2010-2012 në të gjithë Lindjen e Mesme, të quajtura me optimizëm si Pranvera Arabe, erdhën dhe ikën pa e ndryshuar qoftë edhe një regjim i vetëm, e lëre më pastaj ta vendosnin këtë rajon në rrugën e demokracisë. Edhe viti 1848, i quajtur si Viti i Revolucioneve, vuri në dukje një historian, i dha shumë më vonë efektet e tij.
Edhe sot ndryshimi mund të mos jetë i afërt. Por sërish, këto protesta janë arsye për të pasur kujdes. Është logjike të mendojmë mbi rrezikun që destabiliteti mund të nisë të godasë në të njëjtën kohë pjesë të mëdha të botës. Dhe ne duhet të jemi të përgatitur.
Lufta në Krime po afrohet gjithnjë e më shumë, dhe kjo gjë...
Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti të premten në ...
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës ...
Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nuk do të marrë pjesë në...
Pasagjerët e linjave ajrore në Bashkimin Evropian (BE)...
Parlamenti i Indonezisë pritet të miratojë një ligj të...
Shoqata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (IGFM) ...
Makina e diplomates italiane në Athinë është përfshirë...
Irani ka dënuar me vdekje katër persona, të cilët i ka...
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas S...
Presidenti Joe Biden dhe Presidenti francez Emmanuel M...
Autoritetet kineze kanë iniciuar nivelin më të lartë t...
Një këshilltar i lartë i presidentit të Ukrainës, duke...
Katër fëmijë kanë humbur jetën në Mbretërinë e Bashkuar pa...
Dyzet kilometra larg kufirit rus, qyteti ukrainas i Kharki...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar vendimin e Qev...
Bashkimi Europian u ka bërë sërish thirrje liderëve politi...
Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhe...
Gjermania do t’ia dërgojë Ukrainës qindra gjeneratorë të e...
Disa qytete kineze kanë nisur të heqin kufizimet për lufti...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...