"Ka rrjedhje dokumentesh"/ Haradinaj në Hagë: Prokuroria të kërkojë falje
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës ...

Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti të premten në Luiziana, shteti amerikan i lidhur historikisht me vendin e tij, për të festuar lidhjet e tyre të vjetra kulturore dhe gjithashtu për të diskutuar politikën e energjisë dhe ndryshimet klimatike.
Presidenti Macron u takua me zyrtarë politikë dhe shëtiti me zonjën e parë Brigitte Macron nëpër lagjen historike franceze të Nju Orlinsit, në zemër të qytetit, duke ndaluar për të folur dhe për të shtrënguar duart me kalimtarët. Ai ndaloi pranë një grupi muzikor në rrugë dhe tundi kokën dhe duartrokiti teksa ata luanin "When the Saints Go Marching In".
Kjo është vizita e para nga një president francez atje që kur Valery Giscard d'Estaing udhëtoi në Lafajet dhe Nju Orlins në vitin 1976. I vetmi president tjetër francez që vizitoi Luizianën ishte Charles de Gaulle në vitin 1960.
Itinerari i zotit Macron filloi në sheshin Jackson. Kryebashkiakja e qytetit, LaToya Cantrell e çoi atë në Koleksionin Historik të Nju Orlins ku zoti Macron diskutoi ndikimet e ndryshimeve klimatike me guvernatorin John Bel Edwards. Presidenti francez u takua edhe me përfaqësues të kompanive energjetike.
Zoti Macron i tha guvernatorit Edwards se ishte i ekzaltuar nga pritja në qytet.
“Mendoj se kjo evidenton një marrëdhënie të veçantë që kemi me Francën. Është historike dhe kulturore”, tha guvernatori Edwards.
Edwards, një demokrat, është shprehur hapur për rreziqet e ndryshimeve klimatike në një shtet ku dhjetëra mijëra vende pune janë të lidhura me industrinë e naftës dhe gazit. Kjo e bën ndalimin në Nju Orlins "shumë emblematik" të përpjekjet e lidhura me klimën, thanë zyrtarët francezë.
“Kjo vizitë shtetërore na mundëson të vendosim Francën, dhe me Francën, Evropën, në qendër të axhendës amerikane. Kjo është një gjë e mirë,” u tha zoti Macron gazetarëve në frëngjisht.
Gjatë një takimi të shkurtër, guvernatori dhe Macron nënshkruan një memorandum mirëkuptimi "për të zgjeruar dhe përmirësuar më tej lidhjet e forta kulturore midis Francës dhe Luizianës në fushat e ekonomisë, energjisë së pastër dhe mjedisit", tha zyra e guvernatorit Edwards.
"Ashtu si unë, Presidenti Macron beson se ndryshimi i klimës është real," tha zoti Edwards.
Gjatë vizitës së presidentit Macron në Uashington të enjten, ai dhe presidenti Joe Biden lëshuan një deklaratë të përbashkët duke shprehur "shqetësimin e tyre të thellë në lidhje me ndikimin në rritje të ndryshimit të klimës".
Luiziana është emëruar për nder të Luigjit të XIV, Mbreti i famshëm të Diellit që sundoi Francën për 72 vjet duke filluar nga viti 1643. Nju Orlins është vendi ku u finalizua Blerja e Luizianës. Marrëveshja transferoi Territorin e Luizianës, që përfshinte pjesën më të madhe të asaj që sot janë pjesa qëndrore e Shteteve të Bashkuara, nga Franca tek SHBA-të në vitin 1803./VOA
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës ...
Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nuk do të marrë pjesë në...
Pasagjerët e linjave ajrore në Bashkimin Evropian (BE)...
Parlamenti i Indonezisë pritet të miratojë një ligj të...
Shoqata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (IGFM) ...
Makina e diplomates italiane në Athinë është përfshirë...
Irani ka dënuar me vdekje katër persona, të cilët i ka...
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas S...
Presidenti Joe Biden dhe Presidenti francez Emmanuel M...
Autoritetet kineze kanë iniciuar nivelin më të lartë t...
Një këshilltar i lartë i presidentit të Ukrainës, duke...
Katër fëmijë kanë humbur jetën në Mbretërinë e Bashkuar pa...
Dyzet kilometra larg kufirit rus, qyteti ukrainas i Kharki...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar vendimin e Qev...
Bashkimi Europian u ka bërë sërish thirrje liderëve politi...
Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhe...
Gjermania do t’ia dërgojë Ukrainës qindra gjeneratorë të e...
Disa qytete kineze kanë nisur të heqin kufizimet për lufti...
Planet e koalicionit qeveritar për natyralizim më të lehtë...
Është një mëngjes i vrenjtur nëntori në Berlin. Në mëngjes...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...