LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokurori i “ndereve”, mbetet jashtë sistemit/ KPA i “pret kokën”

2022-07-29 11:07:00, Vetingu CNA

Prokurori i “ndereve”, mbetet jashtë sistemit/ KPA i

KPA ka marrë vendimit për  shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Adnand Xhelili.

Xhelili ishte i shkarkuar nga KPK-ja, por ankimoi vendimin në  shkallën e dytë të Vettingut.

Pas shqyrtimit të rastit , KPA ka veendosu që të lirë në fuqi vendimin e KPK-së.

Adnand Xhelili, ka qenë pjesë e Prokurorisë së Tiranës. Emri i Xhelilit, tij  është lakur  pak kohë më parë në emisionin investigativ “Fiks Fare”, i cili  denoncoi  sorollatjet e një qytetareje në zyrat e një notereje, të Hipotekës, gjykatës, prokurorisë dhe përmbarimit.

Qytetarja i bën me dije një notereje se ka bërë kallëzim, por nuk është thirrur nga prokurori Adnan Xhelili. Noterja e pranon se e ka shok, ndërsa i thotë se e ka takuar prokurorin dhe se i ka thënë se në denoncim e kishte prekur edhe atë(noteren).

Sa i përket pasurisë, Xhelili  ka deklaruar  gjashtë burime të ardhurash . Ai ka deklaruar të ardhura nga paga e rij si prokuror, si pedagod, pagën e bashkëshortes, pagën e  djalit, të ardhurat nga tokat bujqësore në Borsh, të ardhura nga shtëpia e pushimeve verore për turizëm./CNA.al

Lajmet e fundit nga