Reforma Territoriale/ PD kërkon shtyrjen e afatit të komisionit
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoria...
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoria...

Prokurorët dhe gjyqtarët kanë një pasuri përrallore. A thua se ata nuk kanë jetuar në Shqipëri, ku niveli ekonomik është në minimum.
Njëri më i pasur se tjetri, sikur nuk kanë patur detyrë të bëjnë drejtësi, por të garojnë me njëri-tjetrin për pasurinë.
Shpresat se Vettingu do të eliminojë ata prokurorë dhe gjyqtarë, që kanë bërë pasuri, duke abuzuar me detyrën, tashmë është shuar. Mjafton të kesh lidhje me pushtetin, jo vetëm të kesh bërë pasuri me korrupsion, vjedhje, falsifikim apo mashtrim, por edhe të sikur të ketë vrarë dhe prerë e kalon Vettingun.
Rasti i drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda Donika Prela, i cili mund të shndërrohet në precedent e vërteton rënien Vettingut.
CNA.al, do të vijojë me pasqyrimin e aspektit profesional, por edhe atë pasuror të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të dinë se kë po paguajnë me taksat e tyre.
Adnand Xhelili, është pjesë e Prokurorisë së Tiranës. Emri i Xhelilit, u lakua pak kohë më parë në emisionin investigativ “Fiks Fare”, i cili denoncoi sorollatjet e një qytetareje në zyrat e një notereje, të Hipotekës, gjykatës, prokurorisë dhe përmbarimit.
Qytetarja i bën me dije një notereje se ka bërë kallëzim, por nuk është thirrur nga prokurori Adnan Xhelili. Noterja e pranon se e ka shok, ndërsa i thotë se e ka takuar prokurorin dhe se i ka thënë se në denoncim e kishte prekur edhe atë(noteren).
“E mora këtu dhe i thashë o Nand, nëse kam ndonjë gjë, më thuaj se çfarë kam”, tregon noterja.
Denoncuesja dhe noterja kanë shkuar në Prokurorinë e Tiranës dhe në hyrje, noterja ka telefonuar prokurorin Adnan Xhelili.
“O Nand, Diana jam, noterja. Ku je ti, te zyra je? A të vij pak me atë zonjën që ka bërë atë kallëzimin atëherë…”, thotë noterja.
Pas disa orësh, qytetarja telefonon Noteren dhe në bisedë e sipër noterja i thotë se ka folur me prokurorin dhe duhet të ndryshojë objektin e kallëzimit, pasi në kallëzimin që ka bërë në polici, ka përmendur edhe noteren.
Nuk dihet nëse është shqyrtuar kjo çështje në Prokurorinë e Tiranës, gjithsesi tashmë ekziston e dhe KLP, e cila ka kompetencat të merret me prokurorët.
Ndërsa në anën ekonomike, Xhelili ka deklaruar gjashtë burime të ardhurash . Ai ka deklaruar të ardhura nga paga e rij si prokuror, si pedagod, pagën e bashkëshortes, pagën e djalit, të ardhurat nga tokat bujqësore në Borsh, të ardhura nga shtëpia e pushimeve verore për turizëm.
Pasuria e deklaruar ndër vite
Në vitin 2003 ai ka deklaruar shtëpi banimi me sipërfaqe 100 metër katror si dhe pagën si prokuror.
Në vitin 2004 ka deklaruar depozitë bankare në shumën 100 000 lekë, pagën e tij,772 608 lekë, paga e bashkëshortes 360 000 lekë.
Në vitin 2005 ajo ka deklaruar pagën në shumën 793 430 lekë dhe pagën e bashkëshortes 360 000 lekë.
Në vitin 2006 ajo ka deklaruar depozitë kursimi 150 000 lekë, pagën e tij 811 152 lekë, pagën e bashkëshortes 420 000 lekë
Në vitin 2007 ai ka deklaruar depozitë kursimi 200 000 lekë, pagën si prokuror 873 578 lekë, pagën e bashkëshortes 456 200 lekë.
Në vitin 2008 ai ka deklaruar depozitë bankare në vlerën 419 145 lekë,pagën si prokuror 854 524 lekë, pagën e bashkëshortes si punonjëse e Hipotekës në Tiranë 591 120 lekë.
Në vitin 2009 ai ka deklaruar një sipërfaqe toke prej 4 000 metër katror, pagën si prokuror 1035 404 lekë, të ardhura si pedagog në fakultetin e drejtësisë 85 000 lekë, pagën e bashkëshortes si jurist në Hipotekën e Tiranës në shumën 607 683 lekë.
Për rindërtimin e shtëpisë në vendlindje, kontratë huamarrje në emër të bashkëshortes në shumën 3 milion lekë.
Në vitin 2010 ai ka deklaruar një shtëpi pushimi në Borsh me vlerë 9 200 000 lekë, pagën si prokuror 1 133 709 lekë, të ardhura si pedagog në një fakultet privat 120 000 lekë, pagëne bashkëshortes 864 690 lekë, të ardhura nga toka bujqësore dhe shfytëzimi i shtëpisë për turizën në shumën 1 850 000 lekë.
Në vitin 2011 ai ka deklaruar pagën si prokuror 1 202 609 lekë, të ardhura nga puna si pedagog 339 930 lekë, pagën e bashkëshortes 864 690 lekë, të ardhura nga toka bujqësore në Borsh në shumën 1 570 000 lekë.
Në vitin 2012 ai ka deklaruar pagën si prokuror 1 070 227 lekë, të ardhura nga puna si pedagog 189 720 lekë, pagën e bashkëshortes 842 544 lekë, të ardhura nga toka bujqësore në Borsh në shumën 1 200 000 lekë.
Në vitin 2013 ai ka blerë një automjet për djalin që kushton 210 000 lekë, pagën si prokuror 1 108 813 lekë, të ardhura nga puna si pedagog 246 000 lekë, pagën e bashkëshortes 741 516 lekë, të ardhura nga toka bujqësore dhe shfrytëzimi i shtëpisë verore me qira në shumën 1 350 000 lekë.
Në vitin 2014 ai ka deklaruar pagën si prokuror 1 332 244 lekë, të ardhura nga puna si pedagog 121 750 lekë, pagën e bashkëshortes 121 750 lekë, të ardhura nga toka bujqësore dhe shfrytëzimi i shtëpisë verore me qira në shumën 900 000 lekë.
Në vitin 2015 ai ka deklaruar depozitë në emër të bashkëshortes 600 000 lekë, pagën si prokuror 1 338 526 lekë, pagën e gruas 772 384 lekë, pagën e djalit si jurist në një kompani sigurimesh 120 000 lekë, të ardhura nga toka bujqësore dhe shfrytëzimi i shtëpisë verore me qira në shumën 800 000 lekë.
Në vitin 2016 ai ka deklaruar kursime 700 000 lekë, pagën si prokuror 1 302 132 lekë, pagën e gruas 805 494 lekë, pagën e djalit si jurist në një kompani sigurimesh 520 000 lekë, të ardhura nga toka bujqësore në shumën 500 000 lekë./CNA.al
Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit të...
Një karburant në qendër të Novoselës ka rënë pre e grabitjes...
Gazetarja Klodiana Lala, ka bërë një deklaratë tronditëse mb...
Kongresmeni më jetëgjatë në historinë amerikane, John Dingel...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar pas dekla...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin ...
Qëndresa Qytetare akuzon Bashkinë e Tiranës se nuk ka përmbu...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiç tha se vendimi i...
Edhe pse fondi i pagave për punonjësit në sektorin publik ka...
Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi, i cili rreth n...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të ndikojnë mo...
DASHI 21. mars – 20. prill Mund të përballeni me disa tensi...
Libër?Një libër është zgjidhja më e mirë, nëse nuk ke asnjë ...
Një fushatë lëvizjes të bujëshme ka ndërmarrë kryeministri E...
Akuza të renda ka adresuar kryetarja e LSI-së Monika Kryemad...
Kreministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbrëmjen e sotme ka...
Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë shokuese në emisionin...
Në lidhje me përdhunimin nga grupi i tetë minorenëve kavajës...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur rreth skandalit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...