LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjyqtari i listës së “zezë” që u bë avokat/ Si i shpëtoi Ilir Pashaj shkarkimit, por jo prangave?

2022-07-22 09:50:00, Vetingu CNA

Gjyqtari i listës së “zezë” që u bë avokat/

Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka është arrestuar, për marrje ryshfeti bashkë me avokatin Ilir Pashaj dhe tre qytetarë të tjerë.

Vyshka nuk është një emër i palakuar por edhe avokati Ilir Pashaj nuk mbetet pas.

Pashaj ka qenë gjyqtar i Elbasanit, pra koleg i Vyshkës dhe në kohën që nisën hetimet Vetting ndaj tij aid ha dorëheqjen.

Me 10.02,2017, KLD-ja, pasi ka marrë kërkesën e tij për dorëheqje, ka vendosur mbarimin e mandatit të tij si gjyqtar.

Në këto rrethana, Komisioni i Pavarur i Kualifikimi, ka pushuar hetimet ndaj tij.

Kujtojmë se në kohën që ka qenë Nasip Naço, Ministër Drejtësie, në vitin 2015,  i ka kërkuar KLD-së, procedimin dhe shkarkimin e gjyqtarit Ilir Pashaj.

Shkeljet e renditura nga Naço

Gjyqtari i listës së “zezë” që u bë avokat/

Gjyqtari Ilir Pashaj, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan,akuzohet  për shkelje të rënda dhe shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 3, shkronja "gj" dhe 32, pika 2, germat "c", "e" të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", në të ciliat parashikohet se:

"Janë shkelje të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: 

gj) akte dhe sjellje të tjera të rënda që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit; "Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: ..

.c) shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto shkelje kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë;

e) mungesa absolute e arsyetimit në vendimin gjyqësor./CNA.al

Lajmet e fundit nga