
Dosja “McGonigal” duket se ka avancuar së tepërmi dhe sipas asaj që është kërkuar nga prokurorët e Shteteve të Bashkuara e Amerikës, në distriktin e Columbias, ku zhvillohet procesi, janë kërkuar 30 muaj burg dhe një gjobë prej 95 mijë dollarësh për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së. Dënim i shtuar nga fillimi i hetimeve.
Charles McGonigal është përfshirë në një aferë korruptive me qeverinë Shqiptare dhe sipas akuzës së prokurorëve, zyrtari i saj që punonte në FBI ka marrë disa qindra mijëra dollarë nga një biznesmen i lidhur me qeverinë shqiptare.
Ky është një nga faktet që thuhet në dokumentin prej 17 faqesh, të cilin e lexoni më poshtë në gjuhën angleze në CNA.
Dokumenti 17-faqësh mban datën 5 janar, pra të vetëm 5 ditëve më parë.
Në dokument flitet për një biznesmen, i cili quhet personi A dhe ka punuar për Agjencinë e Inteligjencës së Shqipërisë në vitit ’80. Pra, me sa bëhet fjalë këtu duket se është shtetasi Agron Neza.

Më pas thuhet se ky person është bërë shtetas amerikan dhe është larguar në SHBA. Midis rreshtash flitet se çfarë ka ndodhur, se si është kërkuar ndërhyrja nga qeveria.
Gjithashtu, evidentohet se personi A, sipas të dhënave të prokurorisë, ka pasur kontakte dhe informacione në lidhje me ish-ministrin e Energjisë, por po të shikosh atë që quhet “sentence guideline” në dokument dhe akuzën e prokurorit, shkruhet ndoshta për ish-zv.ministrin e Energjetikës, në atë kohë Dorian Duçka, që ka qenë edhe Personi B dhe kontakti kryesor. Kjo sipas këtyre dy dokumenteve të akuzës në kohën kur zhvilloheshin hetimet. Megjithëse sipas dokumentit drejtimi çon tek Damian Gjiknuri.


Dorian Duçka ka deponuar edhe në SPAK së fundmi në lidhje me çështjen McGonigal.
Nga ana tjetër, në dokumentin 17-faqësh jepen të dhëna të plota se si ka lëvizur në Bosnje dhe Kosovë McGonigal, takimet e tij, datat që fillojnë nga vitit 2017 dhe në vazhdim.
Nëpër rreshta ka disa të dhëna mjaft domethënëse, të cilat kanë një lexim mjaft të thjeshtë dhe nga gjithë kjo pretencë e bërë nga prokurorët e SHBA, të cilët do ta kenë në krah agjentin McGonigal gjatë zhvillimit të gjyqit së afërmi dalin dy konkluzione.

Së pari, në dokument provohet korrupsioni në emër të qeverisë shqiptare, pra shuma e parave që i ka dhënë Agron Neza, McGonigal-it, e cila është evidentuar që në fillim të akuzës dhe është cilësuar nga prokurorët si një korrupsion nga një biznesmen i lidhur me qeverinë shqiptare.
Qartazi kemi të bëjmë me korrupsionin e një zyrtari të FBI-së me qeverinë shqiptare.
Kujtojmë këtu se kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama, në një qëndrim zyrtar tha se kishte takuar një zyrtar të FBI-së, e kishte pritur, e kishte mik, e kishte pritur në SHBA se ku do ta priste tjetër.
Në fakt, rezulton se takimet janë zhvilluar për korrupsion dhe kjo jo sepse e shpikin mediat, jo se e thotë opozita, por sepse kemi një akuzë të ngritur nga prokurorët e SHBA në gjykatën e Columbias kundër ish-drejtuesit të lartë të FBI-së, McGonigal.
Së dyti, qartazi në akuzë lexohet se McGonigal ka avancuar interesat e atyre që e kanë paguar, pra të qeverisë shqiptare, përkundër atyre të SHBA-së. Përfituesit, zbatuesit dhe bashkëpunëtorët janë në akuzën e plotë të prokurorëve.
Më lart thuhej se kishte një korrupsion me qeverinë shqiptare dhe pagesa qindra mijëra dollarë të marra nga shtetasi Agron Neza, të cilit nuk i jepet emri, por i jepet momenti kur ka punuar për Agjencinë e Inteligjencës Shqiptare, quhet Personi A, etj.
Pra, teza e artikuluar nga kryeministri se McGonigal është takuar me të për t’i kërkuar ndihmë si partner etj. qartazi duket se bie, pasi nënvizohet se ka avancuar përtej interesave të SHBA-së.
Është SHBA që e paguan McGonigal, është zyrtar amerikan, por ai ka avancuar interesat e atyre që e kanë paguar, ka punuar për interesat e korrupsionit, parave që ka marrë, të dhëna nga Agron Neza.
Në pretencë thuhet se vetë agjentët e FBI-së kanë pranuar që nuk kanë pse të merren me dosjen siç është rasti i Nick Muzin dhe në momentin që McGonigal ka dalë në pension, kjo çështje është mbyllur.
Edhe avancimi i FBI-së në lidhje me hetimin ndaj Bashës, siç pretendohet nga Basha se është bërë, tashmë duket se është krejt ndryshe sepse nuk ka pasur një avancim të hetimit të FBI-së.
Në dallim nga pjesa tjetër e pretencës për rastin e Bosnjës, te pjesa që ka lidhje me Shqipërinë është provuar korrupsioni dhe këtë e thotë dokumenti 17-faqësh dhe paratë janë provuar se kanë kaluar apo historitë që u treguan shpesh në media dhe u raportuan çantat me para në dorë.
Në histori përfshihet edhe Personi B. Personi B është ish-zv.ministri i Energjetikës, Dorian Duçka, njeriu i cili e ka sjellë në Shqipëri dhe ka shëtitur me McGonigal.

Duçka është thirrur në SPAK pak kohë më parë, ndërkohë që shumë shpejt pritet që materiale më të plota të jenë në dosjen e SPAK-ut.
Dokumenti më poshtë prej 17 faqesh tregon të vërtetën e gjithçkaje çfarë ka ndodhur, por siç theksuam më lart ka dy pika mjaft të rëndësishme, faktin se është provuar korrupsioni për llogari të qeverisë shqiptare dhe tejkalimi i McGonigal, nga mbrojtës i interesave të SHBA-së ai ka kaluar duke punuar për llogari të interesave shqiptare./ CNA

















At noon on Wednesday, a duralumin shop on "Naim Frashëri" ...
Erion Veliaj vijon pagesat për kërkuarit e drejtësisë ...
Gazetari Klodian Tomorri në një postim në rrjetet sociale ...
The case against Kreshnik Hajdar, the mayor of Kuçova, is ...
The former Minister of Defense Fatmir Mediu was summoned t...
The Assembly of the Academy of Sciences approved the n...
During the night and in the early hours of the morning...
Ylli Pinari, former director of the "Meico" company, appea...
Vlefta Bejko, Shefe e Urgjencës në Spitalin e Korçës s...
Prime Minister Edi Rama published this Wednesday morni...
The head of the department of foreign relations in the...
Arian Çani has commented on the appointment of Blendi ...
The General Secretary of the SP, Blendi Klosi, has sum...
A resident of Shqiponjë village of Stravaj Municipality in...
The Albanian government announced that it will announc...
Prime Minister Edi Rama has shared some photos from to...
Gjuha e përdorur në analizën e rezultateve të testit P...
Former Prime Minister Sali Berisha has commented on the ap...
In Tirana, the Constitutional Court is expected to hol...
Today, a 71-year-old man died as a result of the flu. The ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 33-year-old Albanian citizen was arrested in Italy after...
One of the perpetrators of the explosion that occurred yes...
A case of heroin trafficking from North Macedonia to Alban...
Details have been revealed from the investigation file for...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
German Chancellor Friedrich Merz (CDU) defended his govern...
US President Donald Trump has made a post on Truth Social ...
US President Donald Trump announced today that he was canc...
Serbian President Aleksandar Vučić said he was considering...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The price of gold fell to its lowest level in more than si...
Businesses reduced their borrowing abroad last year. Bank ...
Payments and withdrawals in online sports betting will be ...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.6 lek and so...