"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Gazetari i "Mother Jones", Dan Friedman, në një intervistë për "Fokus TV", ka deklaruar se ende është e paqartë se sa thellë është implikuar Rama në këtë çështje.
Sipas tij, padia merret shumë me oligarkun rus, por puna që lidhet me Shqipërinë kur ai ishte në FBI, është më e keqe.
“Ky është një skandal i madh turpërues për FBI-në dhe agjencitë amerikane hetuese, në përgjithësi. Kur ne flasim këtu për korrupsionin në vendet e tjera, duhet të turpërohemi nga ky korrupsion i një zyrtari të lartë të FBI-së”, është shprehur ai.
Robert Papa: Është aktpadi 7 ose 8 faqe dhe kryeministri shqiptar përmendet 6 ose 7 herë. Mendon se janë ndalur hetimet apo vazhdojnë?
Dan Friedman: Hetimet vazhdojnë. Ai është akuzuar, tani do të kemi një çështje në gjyq. Ose do të ketë marrëveshje ose do të kemi gjyq, kjo na ndihmon neve gazetarëve se do të dalin shumë informacione. Mbrojtja e tij do të nxjerrë informacione në favorin e tij. Shpresoj se do të mësojmë më shumë.
Robert Papa: Thuhet personi A, personi B dhe kryeministri shqiptar, kanë qenë nën hetim?
Dan Friedman: A dhe B, nuk janë nevojshmërisht objekt i hetimeve, po mund të ngrihen më vonë aktpadi ndaj tyre. Janë dëshmitarë dhe pjesë e hetimeve. Hetimi përfshin Ramën se aktpadia përmend takimet që McGonigal ka pasur me të dhe ndërhyrjet që ai ka bërë në favor të Ramës.
Nuk e dimë se sa thellë kanë parë ndaj Ramës, diçka përtej lidhjeve që Rama bënte me McGonigal. Nga imuniteti diplomatik do të kenë qenë më të kujdeshëm që ta zgjeronin mandatin e tyre ndaj tij.
Robert Papa: A mund ta thërrasin si dëshmitar në gjyq?
Dan Friedman: Mund ta thërrasin, por ai mund të ketë imunitet diplomatik. Mund të thotë se për arsye diplomatike nuk do të marrë pjesë dhe gjyqtari mund ta përjashtojë si dëshmitar.
Robert Papa: A është normale që një kryeminster i një vendi të vogël, të thotë se kam mik të madh një zyrtar të FBI-së. Nuk mendoj se ka ndodhur me kryeministra të tjerë.
Dan Friedman: Jo! Nuk di rast të tillë. Kjo qelbet erë, vjen erë se diçka më shumë po ngjet nga ajo që thuhet në aktpadi. Merr shumë vëmendje këtu në SHBA dhe në Shqipëri.
Robert Papa: A u përpoqe të intervistoje Bashën?
Dan Friedman: Jo kohët e fundit, por u përpoqa asokohe. Ai personalisht na sulmoi, me situata false, se na kishin paguar. Nuk u janë përgjigjur pyetjeve tona.
Robert Papa: A mendon se ai gënjen sepse në Shqiperi ai ka thënë se kam marrë 500 mijë dollarë nga shqiptarët këtu?
Dan Friedman: Nuk e di saktësisht çka është e vërtetë. Muzin ka raportuar se i ka marrë gjithë ato para të lobonte për PD-në, por Basha dhe PD-ja thanë se kanë paguar vetë 25 mijë dollarë, kjo nuk është shumë. Njëri prej tyre nuk po thotë të vërtetën. Nuk është e qartë çfarë ndodhi saktësisht.
Robert Papa: Si ndodh, ka një shkrim si te "Mother Jones" ku mund të nisë hetime prokurori nga kjo indicie?
Dan Friedman: Eshtë e mundshme që një prokuror të nisë çështjen nga një artikull, kjo ndodh. Në këtë rast të vecantë, nga aktakuza tregon se hetimet kanë nisur para shkrimit tonë. Pra, nuk ka qenë artikulli burimi i nisjes së hetimeve. Formulari që ai plotësoi si agjent i të huajve, në dhjetor për Biniata Trade, 2017. Kjo qe arsyeja që ne pamë te kjo dhe mbase tërhoqi interesin e FBI-së. Njerëzit në Shqipëri po tregonin shumë vëmendje ndaj kësaj. Ajo tregoi vëmendje atje dhe ia dërguan McGonigalit dhe ai nisi këtë hetim. Eshtë spekulimi im.
Robert Papa: Xhon Shindler shkroi për "Uashington Ekzaminer" se janë paguar miliona dollarë nga oligarkë shqiptarë për McGonigal që të mos jenë në listën e zezë. A e ka FBI-ja ose zyra e McGonigal këtë pushtet që të ndërhyjë për “non grata”?
Dan Friedman: Jo, nuk duhet ta kenë. E kam lexuar. Nuk e konfirmoj çka raportohet. Tronditëse, ose unë do ju hetoj ose ju do më paguani që të mos ju hetoj, çka është korrupsion i pastër, zhvatje. FBI nuk duhet ta ketë këtë fuqi, sepse duhet të ndjekë sundimin e ligjit. Ata nisin hetimet, vetëm kur kanë arsye të mira dhe nuk ka atë nivel diskutimesh personale. A e kanë atë fuqi? Duket se të paktën McGonigal qe i aftë ta ushtronte atë nivel.
Nuk është e mundur, mendoj. Ai ka përdorur aksesin me maturi që të zhvasë para. Nuk duhet të ketë qenë i aftë ta bënte këtë gjë. FBI duhet ta shikojë.
Robert Papa: A e ka FBI forcën të ndikojë në procesin e “non grata” te Departamenti i Shtetit? Apo është diçka e ndarë?
Dan Friedman: Nuk besoj se nevojshmërisht FBI ka ndonjë fuqi te Departamenti i Shtetit. FBI mund të thotë nëse dikush ka nja aktpadi për një krim, vendim i një prokurori federal, veçmas nga FBI-ja, disa raste me Jurinë e Madhe, ata mund ta prezantojnë atë te Departamenti i Shtetit dhe evidenca te Departamenti i Thesarit. Realisht nuk e kanë atë fuqi. Nëse McGonigal thoshte se unë mund t'ju hetoj juve është një lloj shpërthimi që të paguhej prej tyre duke thënë se kishte atë fuqi që nuk e kishte realisht.
Kryetari i “Grupimit ‘90”, Ajet Ramçaj, ka përkujtuar ...
Socialistët janë të vendosur për të ecur përpara me Am...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e ka qu...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folu...
Holta Zaçaj, që nga sot do të drejtojë Gjykatën Kushtetues...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka përkujtuar sot 32-vj...
Zgjidhet kryetarja e Gjykatatës Kushtetuese. Ajo është Hol...
Është plotësuar trupa gjykuese që do të shqyrtojë dosjen "...
Një ndërhyrje delikate në zemër është realizuar me sukses ...
Zgjedhjeve vendore të 14 majit u ka paraprirë raporti para...
Gazetari Klodian Tomorri ka hedhur dyshime të forta në...
Deputetja Jorida Tabaku, në 32-vjetorin e rrëzimit të ...
Sot zhvillohet raundi i tretë për zgjedhjen e drejtuesit t...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka denoncuar përmes rrje...
Mbi 22 mijë tonë naftë ruse është kapur në Portin e Durrës...
Data 20 shkurt 1991 për Shqipërinë do të mbetet ndër datat...
Bllokohet një anije që transportonte 22 500 tonë naftë...
Sekretari i përgjithshëm i shoqatës së autobusëve, Tonin G...
Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj, ka denon...
Gazetari Hysni Gurra ka folur për sondazhet e brendshm...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...