Kursi i këmbimit valutor, 24 shtator 2025
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...

Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se çmimet e pronave po vazhdojnë të rriten me ritme të larta.
Sipas indeksit Fischer, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti çmimi i banesave në rang vendi shënoi rritje me 14.6% në krahasim me gjashtëmujorin e dytë 2024 dhe me 41.7% ndaj së njëjtës periudhë të një viti më parë.
Rritja ishte disi më e ulët për Tiranën. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u rrit me 5.1% ndaj periudhës paraardhëse dhe 32.6% ndaj nivelit të një viti më parë.
Kjo tregon se efektin kryesor në rritjen e çmimeve duken ta kenë dhënë zonat bregdetare të vendit.
Edhe çmimet e qirasë, sipas agjentëve, kanë shënuar rritje gjatë periudhës, megjithëse Banka e Shqipërisë nuk ofron matje konkrete në shifra. Informacioni mbi kërkesën dhe çmimet e qirasë vjen kryesisht nga agjentët që kryejnë aktivitet në zonën e kryeqytetit. Sipas tyre, kërkesa e përgjithshme për marrje me qira raportohet më e lartë nga kërkesa gjatë gjashtëmujorit të mëparshëm.
Vlerësimet e subjekteve për gjendjen e tregut dhe çmimet në tregun e banesave mbeten përgjithësisht pozitive, për afatin e shkurtër dhe afatin më të gjatë.
Vlerësimi i përgjithshëm i agjentëve për situatën e përgjithshme të tregut ishte disi më pozitiv në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar.
Në përgjigje të pyetjes “Si e vlerësoni situatën e tregut në krahasim me periudhën (gjashtëmujorin) e mëparshme?”, balanca neto e përgjigjeve ishte pozitive për rreth 6%, me përgjigje veçanërisht optimiste për zonën e kryeqytetit, ku vlera e balancës ishte dukshëm më pozitive sesa mesatarja afatgjatë. I njëjti tregues i vlerësuar vetëm për subjektet që kanë raportuar shitje rezultoi ndjeshëm më pozitiv gjatë periudhës, me një balancë neto rreth 21%.
Balanca e treguesit të numrit të banesave të reja të regjistruara nga agjentët tregoi përmirësim lehtë ndaj periudhës paraardhëse. Balanca neto e atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre ishte -2%, ose pothuajse neutrale. Nga ana tjetër, numri i pronave të pashitura, si për banesa, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.
Megjithatë, koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi u rrit në 11.6 muaj, nga 9.3 muaj në vrojtimin e mëparshëm. Rritja u përcaktua nga kryeqyteti dhe zonat jashtë bregdetit, ndërsa në zonat bregdetare tendenca ishte e kundërt. Në rastin e Tiranës, koha mesatare e shitjes u rrit ndjeshëm në 11.1, nga 7.1 muaj. Koha mesatare për shitjet në zonat bregdetare ra në 8.7, nga 10 muaj. Për zonat e tjera, kohëzgjatja e shitjes ishte pak më e lartë sesa në gjashtëmujorin e kaluar, duke u rritur në 12.8, nga 11.6 muaj.
Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të figurojë në një pjesë të mirë të shitjeve të pronave. Sipas agjentëve, ashtu si periudhën e kaluar, 58% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 62% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të viti 2025, rreth 15% e banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë, krahasuar me 18% për gjashtëmujorin e mëparshëm. Nga këta, rreth 71% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së, nga 77% të raportuar në gjashtëmujorin e mëparshëm. Megjithatë, pesha e transaksioneve në të cilat blerësit janë jorezidentë ka shfaqur një prirje në rritje gjatë 5 vjetëve të fundit.
Pritjet për të ardhmen tregojnë se agjentët kanë pritje pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe për periudhën më të gjatë (deri në dy vjet).
Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës nga ana e agjentëve në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme. Subjektet e zgjedhura janë agjentë të zyrave të tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqëri ndërtimi shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75%-80% të xhiros së të gjithë popullatës./ Monitor
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Transfertat e brendshme bankare në euro janë në rritje të ...
“Marrëveshja ndërkombëtare e re i jep Shqipërisë të drejtë...
Shpejtësia tej normave të lejuar vijon të mbetet në Shqipë...
Nga Vjena, Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje investitor...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Numri i zyrave aktive të këmbimit valutor është në rënie g...
Ngritja e kafeneve vijon të mbetet një nga bizneset më të ...
Kush jep apartamente për qira ditore në Airbnb e Booking n...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Globa...
Teksa prodhuesit shqiptarë të pijeve freskuese po përballe...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Kanalet e shitjeve online po zgjerohen vit pas viti. Të d...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit me lekun. Të mër...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
I matur me metodologjinë e Eurostat Indeksi i Harmonizuar ...
Në fillim të kësaj jave, kanë hyrë në fuqi rregulloret e r...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...