Rama: Ja kur e pranoj dorëheqjen
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të prem...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të prem...

Në fillim të kësaj jave, kanë hyrë në fuqi rregulloret e reja të Bankës së Shqipërisë, që parashikojnë uljen e transfertave kombëtare në lekë dhe në euro.
Banka e Shqipërisë ka vendosur që për pagesat e nisura në formë elektronike, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 40 mijë lekë, bankat ose institucionet e tjera të pagesave nuk duhet të aplikojnë komisione. Me rregulloren e mëparshme, ky kufi ishte 20 mijë lekë. Dyfishimi i vlerës së transfertave që përjashtohen nga komisionet bankare e lehtëson më tej kryerjen e pagesave dhe transfertave në vlerë të vogël në ekonominë shqiptare.
Rregullorja parashikon edhe ulje të komisioneve për transfertat në vlera më të mëdha, e përshkallëzuar në disa shuma. Çmimi i komisioneve të aplikuara nga institucionet financiare për klientët e tyre, për të gjitha urdhërpagesat në nisje me vlerë nga 40 mijë lekë deri në 1 milion lekë, nuk duhet të jetë më i lartë se 100 lekë. Me rregulloren e mëparshme, transfertat deri në vlerën e 1.5 milionë lekëve kishin një komision tavan deri në 500 lekë për transfertat e kryera në degë dhe 250 lekë për transfertat e kryera me internet banking.
Rregullorja e re parashikon që çmimi i komisioneve të aplikuara për transfertat në nisje me vlerë më shumë se 1 milion lekë deri në 5 milionë lekë, nuk duhet të jetë më i lartë se 500 lekë. Me rregulloren e mëparshme, transfertat me vlerë më të lartë se 1.5 milionë lekë mund të paguanin një komision tavan deri në 1500 lekë (750 lekë nëpërmjet e-banking).
Për transfertat më të mëdha se 5 milionë lekë deri në vlerën e 10 milionë lekë, rregullorja përcakton një komision maksimal tavan prej 1 mijë lekësh.
Ndërsa çmimi i komisioneve të aplikuara për pagesat më të mëdha se 10 milionë lekë deri në nivelin e 15 milionë lekëve nuk duhet të jetë më i lartë se 1400 lekë.
Rregullorja e re ruan gjithashtu detyrimin për të aplikuar një nivel 50% të komisioneve për transfertat e kryera me internet banking.
Për pagesat në nisje që janë të nisura në formë elektronike (e-banking), me vlerë më të madhe se 40 mijë lekë, komisionet nuk duhet të jenë më të mëdha se 50% e komisioneve të aplikuara për pagesat e iniciuara në formë joelektronike.
Për shembull, të gjitha transfertat e kryera me e-banking deri në vlerën e 1 milion lekëve nuk mund të ngarkohen nga bankat dhe institucionet financiare me një komision më të lartë se 50 lekë.
Në mënyrë të ngjashme, Banka e Shqipërisë ka vendosur edhe uljen e komisioneve për transfertat kombëtare në euro. Totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar. Me rregulloren e mëparshme, komisioni maksimal ishte 10 herë më i lartë, në masën 0.2%.
Ashtu siç ndodh me transfertat në lekë, edhe rregullorja për transfertat në euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.
Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro (për transfertat në letër komisioni minimal mund të jetë 6 euro). Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar.
Ndërkohë, komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë, pavarësisht shumës së transfertës, propozohen të jenë të njëjta si në rregulloren aktuale, përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.
Përveç uljes së komisioneve, kuadri i ri rregullator u vendos bankave edhe detyrimin që transfertat kombëtare të finalizohen brenda ditës së punës. Me rregulloren e mëparshme, kryerja e transfertave kombëtare mes bankave të ndryshme kishte afat një ditë pune. /Monitor
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Tregtia me pakicë ka vijuar rritjen në tremujorin e dytë t...
Kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identiteti d...
Nga viti 2008 deri në 2024 rreth 1 milion shqiptarë kanë m...
Gjatë vitit të kaluar ekonomia i përqendroi më tej investi...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Në vitin 2024 paga mesatare në sektorin privat ishte 22.7%...
Shqipëria ka ndjekur të njëjtën tendencë me pjesën më të m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Shërbimet e komunikimit në Shqipëri janë më të shtrenjta n...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Shkalla e papunësisë mbeti e njëjtë në tremujorin e dytë t...
Deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipë...
Rritja e pagave në administratën publike ndikoi ritmet mes...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Niveli i përgjithshëm i çmimeve pësoi rritje vjetore me 2....
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...