Denoncimet për ndotjen e mjedisit në Dhërmi/ IKMT ndëshkon 5 biznese, pezullim dhe gjoba
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka...
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka...

Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit me lekun. Të mërkurën, monedha europiane preku një minimum të ri historik, në vlerën e 96.78 lekëve.
Burime nga sektori bankar shprehen se në ditët e fundit po regjistrohet një akumulim i ofertës së euros në banka. Një pjesë e madhe vjen nga klientët e bankave, që kanë krijuar gjendje të konsiderueshme valute. Por, një ndikim të rëndësishme, sipas këtyre burimeve, po sjellin veprimet me kartat e kreditit.
Këto veprime nënkuptojnë blerje ose tërheqje në lekë nga individë që kanë karta në valutë, kryesisht në monedhën euro. Veprimet me kartë përfshijnë si tërheqjen e parasë cash në ATM, ashtu edhe blerjet automatike në terminalet POS.
Në rastin kur një kartë e lëshuar në monedhën euro bën tërheqje ose blerje në lekë, për bankat kjo përkthehet në një rritje të volumit të këmbimeve të monedhës europiane, duke shtuar ofertën e euros. Bankierët shprehen që së fundmi ka një rritje të madhe të volumit të këtyre këmbimeve.
Për nga tipologjia, këto lloj veprimesh kryhen kryesisht nga turistët e huaj, që përdorin kartat e tyre në infrastrukturën e pagesave të sektorit bankar shqiptar. Kjo tregon se rritja e ofertës së euros duket të jetë e lidhur në një pjesë të madhe me turizmin.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, numri total i transaksioneve me karta në infrastrukturën e pagesave të sektorit financiar në Shqipëri për 7-mujorin 2025 arriti në 29.4 milionë, 20% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa vlera e këtyre veprimeve arriti në pothuajse 335 miliardë lekë, 17% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Po sipas këtyre burimeve, kërkesa për euro në ditët e fundit paraqitet e vakët. Në përgjithësi, subjektet që kanë nevoja valutore të planifikuara tentojnë t’i bëjnë blerjet kryesisht gjatë muajve të verës, mbështetur në pritshmëritë që kursi në këtë periudhë është më i ulët, për shkak të tendencave sezonale.
Një faktor i rëndësishëm që e ka frenuar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit të euros në dy vitet e fundit ka qenë roli i Bankës së Shqipërisë. Që prej majit 2024, Banka Qendrore ka ndërhyrë periodikisht në tregun valutor nëpërmjet blerjeve të drejtpërdrejta të euros, për të frenuar mbiçmimin e mëtejshëm të monedhës vendase.
Burime nga tregu valutor shprehen se Banka e Shqipërisë ka vijuar blerjet edhe gjatë muajit shtator. Shifrat e këtyre blerjeve nuk janë ende publike, megjithatë mendohet se volumi i blerjeve duhet të ketë qenë më i ulët krahasuar me muajt e verës. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.
Blerjet e planifikuara, në funksion të rritjes së rezervës valutore, në fakt përbënin vetëm një pakicë të shumës së përgjithshme të blerë. Ato vitin e kaluar arritën vlerën e 283.8 milionë euro, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, blerjet direkte, me synim moslejimin e rënies së mëtejshme të kursit euro-lekë arritën shumën rekord prej 649 milionë eurosh.
Rënia e kursit të këmbimit euro-lekë po vazhdon rënien edhe këtë vit, megjithëse me ritme më të ngadalta krahasuar me dy vitet e mëparshme. Në mesin e këtij e muaji, kursi i këmbimit euro-lekë ishte në rënie me 2.6%. Një vit më parë, rënia me bazë vjetore kishte qenë afërsisht 6.7%.
Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se prurjet neto nga turizmi për 6-mujorin e parë të vitit u rritën me afërsisht 8%. Në tërësi, deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% me bazë vjetore, por, për të gjithë 6-mujorin 2025, ai ngeli në rënie, 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Një faktor tjetër me peshë në rritje gjatë viteve të fundit ka qenë rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme. Për gjysmën e parë të këtij viti, investimet e huaja në prona arritën në rreth 240 milionë euro, në rritje me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Paralelisht, rënia e euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.
Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 8-mujorit suficiti buxhetor kishte vlerën e 41.2 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 42%./ Monitor
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
I matur me metodologjinë e Eurostat Indeksi i Harmonizuar ...
Në fillim të kësaj jave, kanë hyrë në fuqi rregulloret e r...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Tregtia me pakicë ka vijuar rritjen në tremujorin e dytë t...
Kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identiteti d...
Nga viti 2008 deri në 2024 rreth 1 milion shqiptarë kanë m...
Gjatë vitit të kaluar ekonomia i përqendroi më tej investi...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Në vitin 2024 paga mesatare në sektorin privat ishte 22.7%...
Shqipëria ka ndjekur të njëjtën tendencë me pjesën më të m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Shërbimet e komunikimit në Shqipëri janë më të shtrenjta n...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Shkalla e papunësisë mbeti e njëjtë në tremujorin e dytë t...
Deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipë...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...