Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...

Shpejtësia tej normave të lejuar vijon të mbetet në Shqipëri burimi kryesor i aksidenteve me pasojë humbje jetësh.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme për vitin 2023 rreth 30% e vdekjeve nga aksidentet janë shkaktuar nga shpejtësia, ndërsa 26% e vdekjeve shkaktohen nga të kaluarit e rrugës pa kujdes. Më tej ndryshimi i papritur i drejtimit të mjetit përbëri 9% të vdekjeve. Ndërsa alkooli, mosrespektimi i këmbësoreve, qasja e pakujdesshme përbejnë secila 6% t shkaqeve të fataliteve nga aksidentet rrugore.
Të dhënat e ministrisë së brendshme janë bërë publike në kuadër të dokumentit e “Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026-2030” të publikuar për konsultim.
“Shumica e shkeljeve të qarkullimit rrugor janë për shkak të shpejtësisë ose mosrespektimit të kufirit të shpejtësisë. Përveç kësaj, ekziston një përhapje e gjerë e perceptimit midis drejtuesve se nuk do të ndëshkohen dhe se kufijtë e shpejtësisë janë kufizues të panevojshëm. Kjo dëmton iniciativat e zbatimit të ligjit dhe edukimit”, theksohet në dokument.
Më tej nënvizohet se shpejtësia përtej normave të lejuara përveçse është një problem, bëhet edhe me e rrezikshme kur prej drejtuesve të mjeteve kombinohet me sjellje të tjera, si ndryshimet e papritura të korsisë, drejtimi agresiv, tejkalimet e pasigurta dhe kalimi i shpejtë i automjetit.
Gjatë viteve 2021–2024, 50% e aksidenteve rrugore në Shqipëri kanë përfshirë drejtues mjetesh, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme. Pasagjerët (19%), këmbësorët (14%) dhe motoçiklistët (12%) janë gjithashtu kategori të ndjeshme ndaj rrezikut. Përdoruesit e pambrojtur të rrugës, këmbësorët, çiklistët dhe motoçiklistët përbëjnë mbi 30% të të aksidentuarve.
”Drejtuesit e rinj shpesh përfshihen në më shumë aksidente për shkak të mungesës së përvojës dhe tendencës më të madhe për të marrë risqe. Drejtuesit më të vjetër mund të jenë më të rrezikuar për shkak të rënies fizike ose konjitive që lidhet me moshën. Kjo është një çështje gjithnjë e më e rëndësishme pasi numri i drejtuesve më të vjetër vazhdon të rritet”, nënvizohet në dokument.
Rrezikimi i këmbësorëve, motoçiklistëve dhe çiklistëve në aspektin e vdekjeve në rrugë është veçanërisht i dukshëm. Këto grupe përbëjnë më shumë se 55% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve në rrugë. Këmbësorët, motoçiklistët dhe çiklistët përbëjnë gjithashtu më shumë se 45% të të lënduarve. Përdoruesit e rrezikuar të rrugës po përballen me më shumë rreziqe në rrugë, prandaj është e rëndësishme të përqendrohemi në mbrojtjen e atyre që janë më të ekspozuar dhe më pak të mbrojtur.
Strategjia e prezantuar synon reduktimin me 50% të fataliteteve në rrugë deri në 2030 krahasuar me shifrat e 2021, bazuar në standardet e BE-së./Monitor
Nga Vjena, Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje investitor...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Numri i zyrave aktive të këmbimit valutor është në rënie g...
Ngritja e kafeneve vijon të mbetet një nga bizneset më të ...
Kush jep apartamente për qira ditore në Airbnb e Booking n...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Globa...
Teksa prodhuesit shqiptarë të pijeve freskuese po përballe...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Kanalet e shitjeve online po zgjerohen vit pas viti. Të d...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit me lekun. Të mër...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
I matur me metodologjinë e Eurostat Indeksi i Harmonizuar ...
Në fillim të kësaj jave, kanë hyrë në fuqi rregulloret e r...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Tregtia me pakicë ka vijuar rritjen në tremujorin e dytë t...
Kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identiteti d...
Nga viti 2008 deri në 2024 rreth 1 milion shqiptarë kanë m...
Gjatë vitit të kaluar ekonomia i përqendroi më tej investi...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...