Konventa e re tatimore ndalon zhvendosjen e fitimeve drejt vendeve me tatim më të ulët se 9%
“Marrëveshja ndërkombëtare e re i jep Shqipërisë të drejtë...

Transfertat e brendshme bankare në euro janë në rritje të shpejtë edhe për këtë vit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tetë muajt e parë të këtij viti nëpërmjet sistemit të pagesave AIPS euro janë kryer gjithsej afërsisht 250 mijë transferta kombëtare në euro.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transfertat kombëtare në euro janë rritur me 21%.
Rritja është në nivele të përafërta edhe në vlerën e transaksioneve. Për 8-mujorin e vitit 2025, vlera totale e transaksioneve ka arritur në 3.94 miliardë euro, në rritje me 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Të dhënat e transfertave të procesuara në sistemin AIPS Euro janë një indikator për nivelin e lartë të përdorimit të euros në transaksionet e brendshme ekonomike dhe tregojnë shkallën e lartë të euroizimit të ekonomisë shqiptare.
Rritja e transaksioneve në euro është gjithashtu një tregues edhe i shtimit të sasisë së valutës që qarkullon në sektorin bankar shqiptar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit korrik depozitat bankare në monedhën europiane arritën vlerën e 8.26 miliardë eurove dhe prekën një rekord të ri historik. Depozitat në euro janë në rritje me afërsisht 8.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e numrit të transaksioneve në euro është paralelisht edhe një tregues i një përdorimi më të madh të kanaleve bankare për kryerjen e pagesave dhe transfertave në përgjithësi. Në veçanti, ngritja e një sistemi kombëtar për transfertat në euro ka patur ndikim pozitiv, sepse i ka ulur ndjeshëm kostot e këtyre transfertave.
Para ngritjes së sistemit AIPS Euro, në vitin 2022, transfertat kombëtare në euro mund të bëheshin vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në banka korrespondente jashtë vendit.
Kjo rrugë krijonte vonesa në kohë dhe, mbi të gjitha, kosto shumë më të larta krahasuar me transfertat në lekë. Në të shkuarën, komisionet e larta bënin që shumë shpesh klientët e sektorit bankar t’i zhvendosnin fondet nga njëra bankë tek tjetra nëpërmjet tërheqjeve dhe derdhjeve cash në arkë.
Këtë muaj, Banka e Shqipërisë miratoi disa ndryshimet në rregulloren “Për funksionimin e sistemit AIPS EURO për shlyerjen e transfertave vendase për klientë në euro”, që parashikojnë ulje të nivelit të komisioneve që klientët e sektorit financiar do të paguajnë për kryerjen e transfertave në euro.
Ashtu siç ndodh me transfertat në lekë, edhe rregullorja për transfertat në euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.
Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro.
Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro, të kryer me e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar.
Ndërkohë, totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro, e kryer në degë (në formë letër) nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar.
Me rregulloren e mëparshme, komisioni maksimal ishte 10 herë më i lartë, në masën 0.2%.
Gjithashtu, ky komision maksimal ishte i detyrueshëm vetëm për transfertat me vlerë më të ulët, deri në 10 mijë euro; për pagesat më të mëdha se 10 mijë euro, nuk parashikohej një tavan për komisionin në përqindje, por vetëm një komision maksimal në vlerë, pavarësisht shumës së transferuar.
Ndërkohë, komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë, pavarësisht shumës së transfertës, propozohen të jenë të njëjta si në rregulloren aktuale, përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.
Në 7 tetor, bankat shqiptare do të fillojnë ofrimin e transfertave në sistemet e SEPA, duke bërë më në fund efektive anëtarësimin e vendit tonë në këtë zonë, afërsisht një vit më parë. Kjo do të sjellë ulje drastike të komisioneve dhe shkurtim të kohës për kryer transfertat në euro jashtë vendit.
Si pjesë e paketës rregullatore të pagesave, Banka e Shqipërisë ka reflektuar parimin e SEPA që kostot e transfertave në SEPA nuk mund të jenë më të larta se ato të transfertave kombëtare.
I vetmi ndryshim do të jetë që bankave do t’u lejohet të aplikojnë një komision maksimal prej eurosh për transfertat hyrëse në vlerën 3 euro për transaksion./Monitor.al
“Marrëveshja ndërkombëtare e re i jep Shqipërisë të drejtë...
Shpejtësia tej normave të lejuar vijon të mbetet në Shqipë...
Nga Vjena, Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje investitor...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Numri i zyrave aktive të këmbimit valutor është në rënie g...
Ngritja e kafeneve vijon të mbetet një nga bizneset më të ...
Kush jep apartamente për qira ditore në Airbnb e Booking n...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Globa...
Teksa prodhuesit shqiptarë të pijeve freskuese po përballe...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Kanalet e shitjeve online po zgjerohen vit pas viti. Të d...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit me lekun. Të mër...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
I matur me metodologjinë e Eurostat Indeksi i Harmonizuar ...
Në fillim të kësaj jave, kanë hyrë në fuqi rregulloret e r...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Tregtia me pakicë ka vijuar rritjen në tremujorin e dytë t...
Kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identiteti d...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...