
Sot nis Censi i Popullsisë dhe Banesave. I gjithë procesi i Censit do të kryhet në mënyrë digjitale përmes një tableti.
Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra u ka bërë thirrje besimtarëve katolikë që të tregojnë besimin e tyre si dhe i ka orientuar lidhur me formën e përgjigjes.
“Ne ju inkurajojmë që ta kryeni detyrën tuaj si qytetarë të vendit ndaj Institucioneve duke iu përgjigjur pyetësorit. Gjithashtu, duam të tërheqim vëmendjen tuaj ndaj pyetjeve rreth besimit fetar dhe fesë, të cilat mbajnë përkatësisht nr. 168 dhe nr. 169 të pyetësorit brenda Modulit I me titull Informacion individual. Detyrimi i përgjithshëm për t’u përgjigjur rreth atyre pyetjeve ka edhe opsionin: “Unë preferoj të mos përgjigjem”, pasi është një e drejtë e secilit. Ne si ipeshkvij jemi të bindur se një besimtar njihet nga frytet e jetës së tij dhe jo vetëm nga një pohim rreth përkatësisë së tij fetare.
Megjithatë, pa dashur të cenojmë aspak lirinë e askujt, ne i ftojmë ngrohtësisht besimtarët katolikë, të cilët janë të bindur vërtetë se i përkasin këtij besimi dhe duan t’ju përgjigjen pyetjeve që: Për pyetjen 168 (Moduli I – Informacion individual) ku shkruhet: A praktikon ose i përket një feje ose një besimi të caktuar? Të shënoni “Po”. Për pyetjen 169 (Moduli I – Informacion individual) ku shkruhet: Cila është feja që ndjek ose i përket? Të shënoni “I krishterë – katolik”, thuhet në mesazhin e përcjellë nga kisha katolike.”, tha Imzot Angelo Massafraju.
Edhe Komuniteti Mysliman shqiptar dhe Kisha Ortodokse po ashtu kanë bërë apel që të deklarohet përkatësia fetare.
Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera.
Mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë do jenë në terren, për 6 javë ku do t’ju drejtojnë qytetarëve 100 pyetje./ CNA
Apeli i GJKKO ka refuzuar kërkesën për zbutje të masës...
Të hënën më 18 shtator ka nisur Censi i Popullsisë dhe Ban...
Sot pritet të mbahet seanca gjyqësore në Apelin e GJKK...
Pas denoncimit nga gazetari Blendi Fevizu, i cili pak ...
Ditën e sotme, në orën 13:30 do të mblidhet Asambleja ...
“Internet falas në të gjitha atraksionet turistike të ...
Java e ardhshme është e rëndësishme për Shqipërinë, pa...
Vanesa, një vajzë e cila është përballur me keqtrajtimet e...
Vanesa është e reja që tregoi historinë e saj këtë të diel...
Një grup i gjerë ekspertësh në Ministrinë e Drejtësisë ësh...
Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas një investigimi t...
Këtë të diel 15 të arrestuarit në kuadër të megaoperacioni...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka folur lidh...
1000 punonjës policie dhe 20 dronë janë angazhuar në terre...
Gjykata e Vlorës ka dhënë masat për 18 nga 69 në kuadër të...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, thotë se pezullimi i...
Babë e bir janë kapur në doganën e Malit të Zi teksa përpi...
Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e kës...
Ndini Tavani është një emër i njohur në strukturat e drejt...
Solomon House do të zhvillojë seminare me tëmën “Hyrje në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...