web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndini Tavani, prokurori i dosjeve të nxehta që po çon pas prangave gjobaxhinjtë

17 Shtator 2023, 12:08, Aktualitet CNA

Ndini Tavani, prokurori i dosjeve të nxehta që po çon pas

Ndini Tavani është një emër i njohur në strukturat e drejtësisë, ai është publik për mediat pasi në duart e tij kanë kaluar dhe po kalojnë mjaft dosje të nxehta.

Tavani ishte një nga kandidatët për SPAK, por me skenarët e shkarkimit nga KPK dhe rikthimit në detyrë nga KPA, ai vazhdon të jetë prokuror në prokurorinë e Tiranës.

Ndini Tavani është njeriu që nuk ka pasur akuza për korrupsion dhe kundërshtarët e tij apo ata që ka nën hetim nuk kanë mundur ta akuzojnë apo sulmojnë.

Ai ka mundur të kryejë së fundmi një hetim të thelluar për disa nga njerëzit e medias, gjobat dhe për korrupsion. Individë që flasin gjoja për luftë ndaj korrupsionit, por mediat e tyre u shërbejnë gjobave dhe shantazheve mediatike, fshihen në skuta anonime kanë frikë t'i përmendin emrin Ndini Tavanit.

Sipas të dhënave të siguruara nga CNA, Tavani ka zbular se disa personazhe mediatikë fshehin pasuri të vëna nga paratë e gjobave, prona të cilat nuk justifikohen me të ardhurat e deklaruara në shtet, pasi u është kryer një hetim i plotë pasuror.

CNA ashtu si në rastin e inceneratorëve ka çuar te prokurori Tavani një material të plotë në lidhje me korrupsonin e këtyre individëve nën hetim, lidhjet me bandat dhe krimin, fshehjen e pasurisë, gjobvënien e provuar në dhjetëra raste, që në fakt tashmë akuzat e ngritura janë provuar edhe nga veprimet që kryejnë në vazhdim.

Në prokurori, dosjes së Tavanit për gjobaxhinjtë, i janë shtuar edhe dhjetëra kallëzime nga biznesmenë të ndryshëm, të cilët janë sulmar dhe akuzuar, duke i shtrënguar për të dhënie pasurie. 

Së shpejti pritet që Ndini Tavani të çojë këto dosje në gjykatë ku dhe pritet të bëhen publike akuzat si dhe kërkesa që ai do i drejtojë gjykatës për këto raste.

Ndini Tavani, prokurori i dosjeve të nxehta që po çon pas

Kush është Ndini Tavani?

Edhe pse i listuar nga 22 garues mes 15 më të mirëve drejt SPAK, Vettingu e shkarkoi e e riktheu në detyrë, por nuk mundi të shkonte në SPAK.

Kur Ndini Tavani doli para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për t’u intervistuar, ai u pyet së pari nga kryetari i këtij Këshilli Gent Ibrahimi: A mund të na thoni motivet që ju kanë shtyrë për një pozicion drejt SPAK?

Prokurori foli jo vetëm për veten por edhe për vendin dhe sundimin e ligjit: “Dëshiroj që në Shqipëri të sundojë ligji dhe SPAK është rrugëtimi im”, u përgjigj prokurori.

“Në fakt, siç e kam shprehur edhe në letrën e motivimit, ka qenë e vështirë për mua që të shprehja dëshirën për të qenë në SPAK për shkak të disa kufizimeve të lirisë personale të vendosura në ligj dhe për jetën private. Megjithatë në kuadër të një shprese dhe pasionit tim duke dashur të jap kontributin si për familjen si për vendin tim, kam menduar se jam i aftë të jap kontributin në SPAK dhe për sundimin e ligjit si një rrethanë deçizive për mirëqenien e çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë”.

Ndini Tavani: "Unë jam Ndini Tavani për ata që nuk më njohin. Jam i martuar dhe kam dy fëmijë. Më lejoni shkurtimisht që të prezantoj eksperiencën time si prokuror i republikës së Shqipërisë. Jam dekretuar prokuror në vitin 2006 dhe kam ushtruar detyrën si prokuror i Republikës në disa rrethe si prokuror në rrethin gjyqësor Durrës, Lushnjë, Vlorë dhe aktualisht jam prokuror në Rrethin Gjyqësor Tiranë."

Kam një eksperiencë prej 13 vitesh si prokuror, në disa momente kam ushtruar përkohësisht detyrën e zëvendës prokurorit të rrethit gjyqësor Vlorë dhe aktualisht mbaj detyrën e shefit të seksionit në Forcës së Ligjit në prokurorinë e Tiranës.

Ndini Tavani, prokurori i dosjeve të nxehta që po çon pas

Që prej vitit 2009 kam qenë pjesë e njësisë Task Force të ngritur në prokuroritë shqiptare. Në këto rrethana duke konsideruar një eksperiencë mëse të mjaftueshme në prokurori, duke marrë shkas edhe nga situata dhe nga thirrja e bërë nga ju , nisur edhe nga dëshira për të vazhduar me kontributin tim si prokuror në prokurorinë e Posaçme SPAK, kam menduar të konkurroj duke menduar se i plotësoj kushtet për të qenë pjesë e kësaj prokurorie”.

Prokurori me karrierë 15-vjeçare njihet për hetimin e çështjeve të korrupsionit dhe i vetmi që dërgoi në qeli një ish- ministër (Spiro Kserën).

Ndini Tavani është diplomuar si magjistrat me nota të shkëlqyera dhe nga viti 2003 deri në 2004, ai ushtroi profesionin e avokatit.

 

Ndini Tavani, prokurori i dosjeve të nxehta që po çon pasProkurori njihet si përfaqësuesi i akuzës që dërgoi në gjyq ish-ministrin Spiro Ksera, por edhe të tjerë personazhe gjatë hetimit financiar pas vrasjes së Artan Santos, kandidimi i Tavanit për në SPAK u prit mirë. Prokurori jeton në një lagje periferike të kryeqytetit dhe njihet si i pakorruptuar. Por përveç kësaj, njihej si prokurori që hetoi pas tragjedisë së 21 janarit zyrtarë të lartë për zhdukjen e pamjeve filmike në Kryeministri. Hetoi mafien e tokave në qytetin e Vlorës duke prekur i pari një plagë për tjetërsimin e tokave në bregdet që u kopjua nga shumë prokurori të tjera.

Ndini Tavani u tentua të nxirej jashtë sistemit për të mos qenë pjesë e një prokurorie, por prtonarët e personave që ai po heton sot nuk ja dolën të heqin një emër të fortë nga sistemi i drejtësisë./ CNA





Lajmet e fundit nga