
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në Forumin e Shoqerisë Civile në Pragë në Samitin e Liderave të procesit të Berlinit adresoi si shqetësim urgjent kërcënimet kibernetike.
Sipas tij ajo që ka munguar është një sistem paralajmërues i hershëm proaktiv për të adresuar kërcënimet paraprakisht.
Balla propozoi që të krijohet një qendër e sigurisë kibernetike dhe kjo qendër të ngrihet në Tiranë.
“Një tjetër shqetësim urgjent që kërkon vëmendjen tonë të përbashkët përbëhet nga kërcënimet kibernetike. Edhe pse ne i kemi menaxhuar në mënyrë adekuate këto sfida, falë mbështetjes dhe ekspertizës së palëkundur të aleatëve tanë strategjikë - dhe për këtë u jam falenderues Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të tjerë - një komponent jetik ka munguar: një sistem paralajmërues i hershëm proaktiv për të adresuar këto kërcënime paraprakisht dhe këtu ka nevojë për një qasje të përbashkët nga të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në përputhje me konsensusin e arritur gjatë Takimit Ministror të 14 shtatorit, ekziston një rekomandim i fortë për bashkëpunim rajonal për të krijuar një qendër të sigurisë kibernetike, të cilën do të propozoj që të ngrihet në Tiranë. Kjo qendër do të vepronte si një pikë ndërlidhjeje për shkëmbimin e praktikave dhe përvojave më të mira, duke njohur si natyrën ndërkufitare të kërcënimeve, ashtu edhe brishtësinë e qenësishme të kornizave tona teknologjike. Krimet kibernetike kërkojnë fokus të specializuar dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kultivojnë më tej një bashkëpunim të qëndrueshëm në këtë fushë. Mbështetja e vendosur e Bashkimit Europian, të cilën Kryeministri Rama do ta ritheksojë përpara takimit me krerët e rajonit, përfaqëson rrugën më të matur për të adresuar në mënyrë proaktive këto sfida të rëndësishme.”, tha Balla./ CNA
“Tempulli” vë pranga 2 persona/ Tentuan të shisnin kanabis...
Gazetarja Esiona Konomi është gjobitur në orët e para ...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të konfiskojë p...
Gersi Troka, djali me aftësi të veçanta që fitoi Medal...
Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë bërë të ditu...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se pr...
Hakerat kanë sulmuar dhe bllokuar aksesin në faqen onl...
Ish kryeministri Sali Berisha, pas mesazheve nga tifozët k...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasada...
Pas rrëzimit të dy kërkesave të opozitës për ngritjen ...
Kreu i komunitetit hebre në Shqipëri, Amos Dojaka, ka ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, pas ndeshjes Shqi...
Dy procedura prokurimi që përfshijnë investime në infr...
Në mars të këtij viti Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të...
Tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë j...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, lider në industr...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë,...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto të kroçierave...
Dje Kombëtarja shqiptare rezultoi fituese, jo thjesht ...
Shqiptarët anembanë botës festuan deri në orët e para të m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...