SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se prej dy vitesh e gjysmë mes Shqipërisë dhe Kosovës janë arritur 58 marrëveshje bilaterale me një qëllim që qytetarët e një kombi të kenë sa më shumë përfitime ekonomike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se falë këtyre marrëveshjeve të arritura, u mundësua lëvizja e lirë e mbi 200 mijë banorëve përmes funksionalitetit të vendkalimeve të veçanta.
Kurti bëri me dije se këtë herë jemi shumë afër jetësimit të kalimit të lirë e pa kontrolle çdo ditë të vitit.
Kryeministri i Kosovës renditi gjithashtu marrëveshjet për lejet e qëndrimit me afat 5 vjeçar, për zyrat doganore të Republikës së Kosovës në Durrës, për shkëmbimet tregtare, për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë , për aplikimin dhe regjistrimin e studentëve në universitete si dhe për abetaren e përbashkët.
Duke renditur këto marrëveshje, Kurti e ka përmbyllur postimin e tij me një mesazh të fortë duke thënë se këto janë arritur por mund të arrihet edhe më shumë.
Postimi i plotë i Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës
Dy republika, një komb. Dy vjet e gjysmë, 58 marrëveshje bilaterale, me një qëllim: më shumë përfitime për qytetarët, më shumë për ekonominë.
Për mbi 200 mijë banorët e brezit tonë të përbashkët kufitar mundësuam lëvizje e lirë duke funksionalizuar 26 vendkalime të veçanta. Kurse për të gjithë, mundësuam kalimin e lirë e pa kontrolle të kufijve gjatë muajve të verës, fundjavave dhe ditëve të pushimeve zyrtare. Aktualisht jemi afër jetësimit të kalimit të lirë e pa kontrolle çdo ditë të vitit.
Krahas lëvizjes nga njëri shtet në tjetrin, lehtësuam edhe qëndrim te njëri dhe tjetri shtet, sepse thjeshtuam procedurat për pajisjen me leje qëndrimi, me afat 5 vjeçar. Hoqëm edhe detyrimin për apostilim të dokumenteve administrative.
Me dy zyra doganore të Republikës së Kosovës në Durrës dhe Porto Romano, fituam qasje në det. Aty bëhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën. Kjo u ka ndihmuar drejtpërdrejt bizneseve tona që tashmë kanë kursyer nëntë milionë euro, në të njëjtën kohë që edhe ekonomia e Shqipërisë ka përfituar nga rritje me 50% e dërgesave të Kosovës përmes Portit të Durrësit.
Sivjet shkëmbimet tona tregtare janë më të lartat ndonjëherë, teksa ka edhe tre muaj tjerë deri në përfundim të vitit financiar. Investimet e Shqipërisë në Kosovë gjithashtu janë më të lartat ndonjëherë. Në vitin 2019, ato ishin vetëm 15.2 milion euro, kurse në vitin 2022, u pesëfishuan duke arritur vlerë 79.7 milionë euro.
Kemi nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, që është ndër projektet më të mëdha e më të rëndësishme, si në aspektin ekonomik ashtu edhe kombëtar. Ajo do ta lidhë Kosovën me korridoret, që kalojnë pranë nesh, por nuk janë të lidhura me ne. Do t’i bashkojë edhe më fort ekonomitë tona dhe do të rrisë lëvizshmërinë dhe lidhshmërinë ndërmjet republikave tona.
Ndërkohë që krahas unifikimit të abetares për nxënësit e klasës së parë, njësuam edhe procedurat për aplikim dhe regjistrim të studentëve në universitete, si dhe nisëm punën madhore për Enciklopedinë Shqiptare.
Shumë është bërë. Edhe më shumë duhet bërë./ CNA
Hakerat kanë sulmuar dhe bllokuar aksesin në faqen onl...
Ish kryeministri Sali Berisha, pas mesazheve nga tifozët k...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasada...
Pas rrëzimit të dy kërkesave të opozitës për ngritjen ...
Kreu i komunitetit hebre në Shqipëri, Amos Dojaka, ka ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, pas ndeshjes Shqi...
Dy procedura prokurimi që përfshijnë investime në infr...
Në mars të këtij viti Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të...
Tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë j...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, lider në industr...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë,...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto të kroçierave...
Dje Kombëtarja shqiptare rezultoi fituese, jo thjesht ...
Shqiptarët anembanë botës festuan deri në orët e para të m...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, mëngjesin e së pre...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, foli në Asamble...
Të premten është mbledhur Asambleja e Përgjithshme e Proku...
Kthimi i vendit në një destinacion turistik dhe hyrja e op...
Ish kryeministri Sali Berisha ka përgëzuar lojën e ekipit ...
Tifozë nga i gjithë vendi po ndjekin ndeshjen Shqipëri-Çek...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...