Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...

Në mars të këtij viti Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara shpalli tenderin për shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për Qendrën Spitale Universitare, Nënë Tereza. Sipas dokumenteve të depozituara në Agjencinë e Prokurimeve Publike, shërbimi do të ofrohej për 4 vjet dhe fondi limit i tenderit ishte përcaktuar 696 milionë lekë ose rreth 6.6 milionë euro. Por procedura dështoi, pasi sipas ASHPP në garë nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme.
Një ditë më parë, tenderi u rihap sërish për të njëjtin afat, pra 4 vjet. Por fondi limit i tij thuajse është dyfishuar. Sipas shpalles së re, Agjencia e Prokurimeve të Përqendruara e ka rritur fondin limit në 1.12 miliardë lekë ose 10.7 milionë euro.
Dokumentet e tenderit të ri sugjerojnë se QSUT ka rritur sasinë e racioneve të kërkuara për të gjitha llojet e dietave, në disa raste deri në trefish. Por dyfishimi i fondit dhe rritja e sasive të kërkuara brenda një kohe kaq të shkurtër ngre jo pak pikëpyetje mbi këtë tender.
Çfarë ndryshoi në më pak se 6 muaj që QSUT rriti me gati dy herë fondin limit të tenderit?
Përse u rrit sasia e kërkuar e ushqimeve?
A parashikon QSUT se spitali publik do të ketë më shumë të sëmurë në katër vitet e ardhshme?
Lufta e supës
Tregu i furnizimit të institucioneve publike me ushqime dominohet nga një grusht kompanish të lidhura drejtëpërdrejtë me njerëz të pushtetshëm. Të dhënat zyrtare tregojnë se shteti shqiptar shpenzon mesatarisht 20 milionë euro në vit për furnizimin e spitaleve, burgjeve dhe forcave të armatosura.
Nga monitorimi shumëvjeçar i kontratave rezulton se pothuajse çdo vit janë të njëjtat kompani të cilat fitojnë këto prokurime në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara.
Torta e tregut të kateringut dhe blerjes së ushqimeve prej 14.4 milion dollarësh në vitin 2019 u nda mes firmave “Sori -Al”, “Dion-Al”, “KPL”, “Nika” shpk dhe “Dajti Park 2007” (ish-“Vllaznia”).
Sori-Al dhe KPL rrjedhin nga e njëjta origjinë. Më parë ato kanë qenë të dyja nën pronësinë e kryetarit jetëgjatë të Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, ndërsa tani zotërohen respektivisht, e para nga ish bashkëshortja e tij Alma Tafani, ndërsa kompania e dytë nga Ramazan Troka. Megjithatë publikisht të dy kompanitë mohojnë lidhjen e pronarëve dhe thonë se kompanitë kanë ortakë të ndryshëm.
Dajti Park, që më parë ka mbajtur emrin Vllaznia zotërohet nga familjarët e deputetit socialist Xhemal Qefalia. Këto tre kompani ndajnë çdo vit buxhetin e majmë të ushqimeve për spitalet, burgjet dhe institucionet e tjera publike.
Dokumentet zyrtare tregojnë se pjesën më të madhe të fondeve, afro gjysmën e vlerës, e kapi në vitin 2019 kompania “KPL” për kontratën e fituar për shërbimin e furnizimit me ushqime të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. “KPL” në të shkuarën rezulton në pronësi të Alma Tafanit, administratore dhe pronare e një tjetër kompanie të rëndësishme në këtë treg, Sori-Al. Përmes disa kontratave qiraje por edhe adresës së selisë qendrorë që “KPL” ka përdorur disa kohë, duket se lidhjet me firmën Sori-Al kanë vijuar edhe pas shitjes së aksioneve.
Në vitin 2020, “KPL” zë 5.5% të këtij tregu me dy kontrata të fituara me vlerë 1.2 milion dollarë. Sori-Al nga ana tjetër ka fituar 7.5 milion dollarë kontrata në vitet 2019 dhe 2020, e ndjekur nga “Shpresa” shpk (sot Dion Al) me 6.3 milion dollarë dhe “Dajti Park 2007” me 2.8 milion dollarë kontrata.
E njëjta panoramë është ruajtur edhe përgjatë viteve 2021 dhe 2022. Përqendrimi kaq i madh i tregut ka rritur dyshimet për koluzion dhe marrëveshje mes kompanive, pasi në të kaluarën ka patur shumë raste me oferta zero apo sjellje të dyshimta garuese.
Me sa duket edhe tenderi 10.7 milionë euro i ushqimeve të QSUT për katër vitet e ardhshme do të luftohet mes kompanive nën influencën e Nikolin Jakës dhe asaj të lidhur me deputetin socialist Xhemal Qefalia. Dyfishimi i fondit nga QSUT, vetëm sa rrit tortën./Oligarkia
Tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë j...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, lider në industr...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë,...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto të kroçierave...
Dje Kombëtarja shqiptare rezultoi fituese, jo thjesht ...
Shqiptarët anembanë botës festuan deri në orët e para të m...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, mëngjesin e së pre...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, foli në Asamble...
Të premten është mbledhur Asambleja e Përgjithshme e Proku...
Kthimi i vendit në një destinacion turistik dhe hyrja e op...
Ish kryeministri Sali Berisha ka përgëzuar lojën e ekipit ...
Tifozë nga i gjithë vendi po ndjekin ndeshjen Shqipëri-Çek...
Gjyshi i 3-vjeçarit që humbi jetën pas ndërhyrjes në klink...
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka bërë me...
Gazetarja, Klodiana Lala ka folur lidhur me operacioni...
Analisti Andi Bushati ka komentuar deklaratat e kryemi...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zvhilluar një ...
Sonte në orën 20:45 do të luhet në stasiumin “Air Alba...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga stadi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...