"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Policia Rrugore Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Tiranë, kanë ndërmarrë një fushatë sensibilizuese për rregullat e sigurisë rrugore me përdoruesit e patinave elektrike në kryeqytet.
Policia ka renditur 17 rregulla për drejtuesit e këtyre mjeteve, që mund t'i lexoni më poshtë:
1. Drejtuesit e mjeteve me pedale dhe të patinave elektrike në lëvizjen e zakonshme në rrugë ku lëvizin dhe mjete të tjera duhet të mos bëjnë shmangie të papritura ose lëvizje zigzage që mund të bëhen pengesë ose rrezik për mjetet që vijnë pas.
2. Ata duhet të qarkullojnë në rrugë të rezervuara për ta kur ato ekzistojnë, përveç ndalimeve për kategori të caktuara me mënyrat e përcaktuara nga aktet në zbatim, duke zbatuar rregullat përcaktuara të ecjes plotësisht në krahun e djathtë.
3. Kur afrohen në degëzime e kryqëzime duhet të respektojnë sistemin e sinjalizimit rrugor, të zvogëlojnë shpejtësinë deri në ndalim të plotë dhe të marrin masa për t’i kaluar ato pa rrezik.
4. Këto mjete të kenë gjendje të mirë teknike dhe sisteme frenimi funksionale.
5. Drejtuesit e mjeteve rrugore me pedale dhe të patinave elektrike, kur drejtojnë këto mjete detyrimisht duhet të vendosin në kokë kaska mbrojtëse, sipas modelit të përcaktuar të tipave të miratuar për Bashkimin Evropian (Marka CE).
6. Në rastin e kalimit të rrugës me trafik të dendur dhe në përgjithësi kur e kërkojnë rrethanat, drejtuesit e mjeteve me pedale dhe të patinave elektrike janë të detyruar të kalojnë rrugën duke mbajtur mjetin me pedale për dore.
7. Në çdo rast, kur duan të kthehen majtas, të kthehen djathtas apo të ndalojnë, drejtuesit e mjeteve me pedale dhe të patinave elektrike duhet të japin sinjale në kohën e duhur, me krah.
8. Gjysmë ore pas perëndimit të diellit, gjatë të gjithë periudhës së errësuar dhe ditën, nëse kushtet atmosferike kërkojnë ndriçimin, mjetet me pedale dhe patinat elektrike, që nuk janë të pajisura me sistemet përkatëse të sinjalizimit pamor, nuk mund të përdoren, por vetëm të merren për dore.
9.Mjetet me pedal të ndërtuara dhe të njohura për transportin e njerëzve të tjerë, përveç drejtuesit, mund të drejtohen, kur janë me më shumë se dy rrota simetrike, nga dy drejtues. Në një rast të tillë duhet të pedalojnë vetëm këta persona.
10.Në mjetet e përmendura më sipër nuk mund të transportohen më shumë se 4 persona madhorë, duke përfshirë edhe drejtuesit; lejohet dhe transportimi i njëkohshëm i dy fëmijëve me moshë deri në 10 vjeç.
11. Është i ndaluar transportimi i njerëzve të tjerë në mjete me pedal, kur nuk janë të ndërtuara dhe të pajisura për një qëllim të tillë.I lejohet sidoqoftë drejtuesit të mjetit madhor transporti i një fëmije deri në moshën 6 vjeç, i siguruar në mënyrë të përshtatshme me pajisjet e nevojshme, e cila përbëhet me një ndenjëse të përshtatshme, me vende për të mbështetur krahët, këmbët dhe shpinën. Ndenjësja nuk duhet t’i kalojë përmasat gabarite të mjetit me pedale. Kjo duhet të vendoset në mënyrë të tillë që të mos pengojë pamjen e drejtuesit dhe t’i japë mundësi e liri lëvizjeje. Kjo ndenjëse duhet të fiksohet me trupin e mjetit rrugor me pedale dhe të jetë e pajisur me një sistem mbrojtës për këmbët dhe krahët e fëmijës.
12. Atje ku pistat e mjeteve me pedale dhe të patinave ndërpriten, duke u futur në rrugë me trafik të shpejtë, drejtuesit e këtyre mjeteve janë të detyruar t’i kryejnë manovrat me kujdes shumë të madh, duke shmangur ndryshimet e papritura të drejtimit.
13.Drejtuesit e mjeteve me pedal duhet të ecin në një rresht në të gjitha rastet, në rrugë brenda dhe jashtë qendrave të banuara, përveçse kur njëri prej tyre është më i vogël se 10 vjeç dhe lëviz në të djathtë të tjetrit. Kur lëvizet në korsi të veçanta për mjete me pedal, asnjëherë nuk mund të jenë më shumë se dy rreshta.
14.Drejtuesit e mjeteve me pedal duhet të kenë të lirë përdorimin e krahëve e të duarve dhe ta mbajnë timonin të paktën me një dorë. Ata duhet të jenë në gjendje në çdo moment të shikojnë lirisht përpara tyre në të dy krahët dhe të kryejnë me lirshmëri maksimale, gatishmëri dhe lehtësi manovrat e nevojshme.
15.Ndalohet tërheqja e mjeteve, të mbajnë kafshë dhe të tërhiqen nga një mjet tjetër.
16.Drejtuesit e mjeteve me pedal duhet ta marrin mjetin për dore, kur si pasojë e kushteve të qarkullimit, bëhen pengesë ose rrezik për këmbësorët. Në një rast të tillë bashkohen me këmbësorët dhe duhet të përdorin kujdesin dhe gatishmërinë e zakonshme.
17.Për qarkullimin e mjeteve rrugore me pedale dhe të patinave elektrike, në rrugëkalimet (pista) për mjetet me pedale dhe patina elektrike, zbatohen, për sa është e mundur, normat përkatëse të qarkullimit të mjeteve rrugore.
Gjithashtu ka dhe ndëshkim për secilin që shkel rregullat dhe rrezikon jetën e qytetarëve,
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë. Për mjetet me pedale që drejtohen nga 2 drejtues, gjoba është nga pesëqind deri në dy mijë lekë./ CNA
Në Shqipëri kryeministri Edi Rama përsëriti sot në një kon...
Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Vlor...
Belind Këlliçi ka ironizuar ish rivalin e tij kreun ak...
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka bërë me dije se ...
Më 24 Shtator 2023 do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ...
Kryeministri Edi Rama ka mohuar se qeveria po plan...
41 turistë janë paraqitur në urgjencën e Spitalit të V...
Në korrik të këtij viti, teksa Shqipëria priste të niste p...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar qeverinë...
Ura që lidh fshatin Kukur me qytetin e Gramshit është ...
Mesazhet e fundit të Edi Ramës nuk paralajmërojnë asgjë të...
Një zjarr i madh përfshiu ditën e sotme malin e Shpira...
Roland Bejko, sekretar për Vetqeverisjen Vendore dhe D...
Drejtuesi i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, ...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp të m...
Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi shist...
Pesë persona janë proceduar penalisht pasi u kapën në fla...
Mëngjesi nisi me akostimin e anijeve dhe jahteve turistike...
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes...
“Të dal të lyp, për të siguruar jetesën, të zhdukem nga sy...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...