
Sindikata e Burgjeve ka reaguar për ngjarjen në burgun e Peqinit, ku i burgosuri Sokol Mjacaj vrau Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.
Sindikata thotë se ngjarja në Peqin ka përgjegjës direkt, të cilët duhet të përgjigjen personalisht para ligjit.
Në deklaratë thuhet se organi i akuzës dhe shërbimet e specializuara inteligjente do të dalin me konkluzione konkrete pas hetimeve mbi shkaqet e shkaktarët e ngjarjes së ndodhur.
Sindikata thekson se asnjë ngjarje apo situatë e krijuar, nuk mund të hedhë baltë mbi mijëra punonjës të ndershëm dhe as mbi drejtuesit e burgjeve, teksa kërkon mbështetjen e politikës dhe të qytetarëve.
Reagimi i plotë:
Situata mediatike e krijuar mbi ngjarjen e ndodhur sot në IEVP Peqin, na detyron të reagojmë në qartësimin e disa çeshtjeve që kanë të bëjnë me dinamikën e ngarkesës së punës në sistemin penitenciar shqiptar.
Reagimi në media dhe folklorizmat politike të sotme, nuk ja kanë idenë e sakrificës së mijëra punonjësve civilë e me uniformë, që çdo ditë përballen me mbinkarkesë pune e shërbimi nëpër burgje. As për presionin e stresin që u shkaktohet çdo moment nga bota e krimit, për shkak të detyrës e zbatimit të ligjit.
Kishte gati 25 vite që sistemi notonte në situata të turbullta, herë pozitive e shumë herë të tjera në keqmenaxhim e demotivim të burimeve njerëzore. Në fund të vitit 2021 ndodhi ndryshimi që pritej prej kohësh, filloi një epokë e re transformimi pozitiv në drejtim të përmirësimit rrënjësor të pagave e trajtimit dinjitoz të punonjësve. Brenda një harku kohor 2 vjeçar u rritën pagat, u dha shpërblim fundviti pas shumë vitesh harrese, u ndryshua ligji për ti dhënë dinjitet Policisë së Burgjeve, tani po kurorëzohet dhënja e uniformës së re e të plotë, po përfundon me sukses proçesi i transportit të stafit nga banesa për në vendin e punës, po finalizohet struktura e re bashkë me gradat si dhe vitin tjetër nis trajtimi ushqimor, pa harruar rritjen e deklaruar me 10% të pagës për gjithë policinë! Kjo nuk erdhi nga qielli e as nuk ndodhi si kontribut i disa"analistëve folklorikë", që kohë më parë "kontribuan" në dobësimin e sistemit.
Ngjarja që ka ndodhur ka përgjegjës direkt, të cilët duhet të përgjigjen personalisht para ligjit.
Janë organi i akuzës dhe shërbimet e specializuara inteligjente, të cilët do dalin me konkluzione konkrete pas hetimeve mbi shkaqet e shkaktarët e ngjarjes së ndodhur. Asnjë ngjarje apo situatë e krijuar, nuk mund të hedhë baltë mbi mijëra punonjës të ndershëm dhe as mbi drejtuesit e burgjeve, të cilët sollën frymë europiane në sistem.
Është koha që politika e publiku të jenë në krah të Policisë së Burgjeve, në mbështetje të hetimit ligjor dhe jo të përdorimit mediatik sipas rastit e interesit. Ai që ka përgjegjësinë direkte për implikimin apo paaftësinë e ruajtjes së perimetrit të sigurisë në këtë institucion, do dalë pas hetimit profesionale të organeve ligjzbatuese.
Sindikata shpreh mbështetje e bashkëpunim që kjo klimë pozitive e ndryshimit rrënjësor shumplanësh, të vazhdojë në vijim e në favor të të drejtave social-ekonomike të punonjësve, si motivim kryesor në zbatimin e detyrës sipas Ligjit!/ CNA
Televizioni “Top Channel” është paditur disa muaj më p...
Presidenti është lideri më i pëlqyer për shqiptarët. Ilir ...
Disa lëvizje ka pasur këtë të premte në Policinë e Shtetit...
Analisti Arjan Curi hodhi akuza ndaj ish-presidentit t...
“Truri” i inceneratorëve, kapobanda Mirel Mërtiri ka d...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, foli pas daljes nga...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nuk ka pranuar të japë d...
Sokol Mjacaj, i dënuari që terrorizoi burgun e Peqinit ësh...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rru...
Dita-ditës po dalin emra të tjerë të implikuar në afer...
Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen në ngarkim të Sali B...
Ish-prefekti i Kukësit, Granit Gjana, është paraqitur sëri...
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka përfunduar d...
I Ngarkuari me Punë i SHBA në Shqipëri, David Wisner, ...
Reshjet e dëborës në zonat e thella malore kanë sjellë...
Ditën e sotme, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ...
Partia Socialiste ka kërkuar të merret masë disiplinor...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg për i...
Gazetari Elton Qyno ka reaguar për herë të parë pasi S...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zbulaur se si paraqitet ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...