Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Kush do të shohë nga afër pasojat e ndryshimeve klimatike, duhet vetëm të bëjë një udhëtim në plazhin kryesor të Majorkës, Es Trenc. Prej shumë vitesh aty ndodhen bunkerët, të ndërtuar me udhër të diktatorit Franko. Fillimisht ato ishin ndërtuar mirë të fshehura në mes të peizazhit të dunës. Sot ato duken me sy nga larg në mes të plazhit dhe dëshmojnë, se si rritja e nivelit të detit po e ndryshon zonën. Sipas shkencëtarëve ky plazh i mrekullueshëm që nga viti 1979 është ngushtuar deri në 40 metra në disa vende. Ky nuk është rasti i vetëm në ishull: Nëse ngrohja globale vazhdon siç parashikohet, dhjetëra plazhe do të zhduken prej përmbytjeve.
Verë rekord pavarësisht nga tkurrja e plazhit
"Flasim për një humbje të madhe toke në rajonin e Mesdheut”, thotë Thomas Dworak, koordinator i një studimi nga Agjencia Gjermane e Mjedisit për efektet e ndryshimeve klimatike në turizëm. Një perspektivë shqetësuese në një ishull si Majorka, i cili lulëzon kryesisht nga turizmi me plazh dhe diell. Megjithatë, deri tani zhdukja e plazheve nuk ka ndikuar ende në statistikat e pushuesve. Majorka po shkon drejt një vere rekord. Në vitin 2022 do të vizitojnë ishullin më shumë turistë sesa ndoshta kurrë më parë.
"Ka ende pak prova se njerëzit ndryshojnë mënyrën e të udhëtuarit për shkak të ndryshimeve klimatike," thotë Dworak. Edhe pse prej shumë vitesh shtohen paralajmërimet për pasojat për industrinë e turizmit, ka vetëm disa studime, që tregojnë efektet konkrete. "Shumë europianë janë krijesa që mësohen me gjëra, të cilat u bëhen zakon", thotë Dworak. Kushdo që shkon prej 20 vjetësh për pushime verore në Itali, do të vazhdojë ta bëjë këtë. Ngjarjet si aksidenti në akujt e Dolomiteve, ku humbën jetën njëmbëdhjetë persona në fillim të korrikut, duket se i bëjnë njerëzit të mendojnë vetëm për pak kohë.
Deri tani këto kanë qenë ngjarje të izoluara
Të paktën kështu e sheh situatën Dagmar Lund-Durlacher, profesore për turizmin e qëndrueshëm në Universitetin Modul në Vjenë. "Nëse në të njëjtat vende do të ketë vazhdimisht përmbytje apo ortekë, atëherë kjo do të ndikojë në turizmin atje”. Por deri më tani kjo nuk ka ndodhur, pasi kanë qenë ngjarje të izoluara. "Dihet se rreziku ekziston, por ai akoma nuk lidhet dot me ndonjë rajon të caktuar”. Përjashtim përbejnë Karaibet, siç tregoi stuhia e fortë tropikale, që shkatërroi Bahamasin në shtator 2019 dhe si rezultat edhe turizmin në shtetin ishull.
Industria e turizmit të skijimit është veçanërisht e ekspozuar ndaj ndryshimeve klimatike - rritja e temperaturave zvogëlon sigurinë e dëborës. "Këtu është më e madhe mundësia të provohet lidhja mes ndryshimit të klimës dhe turizmit", thotë Thomas Dworak. "Sepse nëse në një rajon për disa vite me radhë nuk ka borë, atëherë nuk vijnë më pushues për skijim”.
Problemi është shumë i njohur, veçanërisht në Alpe. Megjithatë, deri më tani ai ende mund të fshihet falë teknologjisë moderne. "Në shumicën e rasteve dëbora është e garantuar falë prodhimit artificial të borës," thotë Arnold Schuler, Këshilltar për Turizmin në Tirolin e Jugut. Prandaj në provincën veriore italiane nuk ka ende një tendencë largimi nga turizmi dimëror në atë veror. Numri i bujtjeve përgjatë muajve është i ngjashëm me atë të vitit 1995. Por nuk do të mbetet gjithmonë kështu, thotë Schuler. Dëbora artificiale ka kufijtë e saj dhe është e mundshme vetëm deri në një temperaturë të caktuar. Tashmë ka zona ku skijimi nuk është më i mundur gjatë gjithë vitit për shkak të shkrirjes se akullit.
Probleme të mëdha për rajonet tradicionale turistike
Shkrirja e borës, zhdukja e plazheve, uraganet dhe përmbytjet janë vetëm disa nga fenomenet, që do të sjellin me vete ndryshimet klimatike dhe që do të kenë ndikim mbi turizmin. Edhe mungesa e ujit dhe nxehtësia ekstreme mund t'i bëjnë rajonet e pushimeve jotërheqëse për udhëtarët, paralajmërojnë ekspertët prej vitesh. Që në vitin 2008 Organizata Botërore e Turizmit ka paralajmëruar për vulnerabilitetin e këtij sektori ndaj ndryshimit të kushteve klimatike. Zjarret e pyjeve, sëmundjet e reja infektive, humbja e biodiversitetit, shfaqjet e shtuara të kandilit të detit për shkak të rritjes së temperaturave të detit - të gjitha këto mund të përbëjnë probleme të mëdha për rajonet tradicionale të turizmit. Veçanërisht rajonet më veriore mund të tërheqin më shumë turistë në të ardhmen.
"Mund të ketë njerëz që për shkak të vapës nuk shkojnë në Mesdhe gjatë verës”, ??thotë Dagmar Lund-Durlacher. "Por nuk mund të flasim ende për një lëvizje masive." Megjithatë destinacionet tradicionale të udhëtimit nuk duhet të humbasin shumë kohë për t'u përshtatur me rrethanat e reja. Herët a vonë ata duhet ta bëjnë këtë, përndryshe në një moment nuk do të ketë më turistë. Se cila strategji e përshtatjes është e duhura, ndryshon nga vendi në vend”, thekson Dworak.
"Nëse ekosistemi në një park kombëtar në Afrikë shkatërrohet për shkak të zjarrit në pyje, atëherë nuk keni pse të preokupoheni më për përshtatjen", thotë ai. E njëjta gjë vlen të thuhet për shembull, kur nuk është e mundur të sigurohet furnizimi me ujë në Greqi. Nëse në Sylt humbasin disa metra bregdet, atëherë shumë njerëz, që jetojnë atje nga turizmi, do të duhet të mendojnë për diçka tjetër në plan afatmesëm. Në Itali nga ana tjetër mund të mjaftojë të tërhiqen më shumë pushuesit, që duan të udhëtojnë në pranverë dhe në vjeshtë./DW
130 milionë euro është vlera e koncesionit të Check Up...
Agron Gjekmarkaj dje pati një shpërthim në rrjete sociale,...
Një vatër zjarri është raportuar në një sipërfaqe pyjore p...
Pasi i ka dalë hapur shpifja në lidhje me lajmin e sul...
Dy javë më parë CNA.al denoncoi skandalin e sulmit të ...
Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, ka shpreh...
Televizioni kombëtar "Top Channel" ka dezinformuar sot...
Spartak Ngjela, është njeriu që “heton”, “arreston” e ...
Në emisionin ‘Pikat mbi i’, avokati Spartak Ngjela ka ...
Një treshe pasaportash aziatike u ofrojnë personave që...
46 banorë të fshatit Kozare në Berat janë thirrur dëshmita...
Një ditë pas çeljes së negociatave, biznesmeni dhe sipërma...
Shqipëria dhe Europa po përballen me rritje të vazhdue...
Eksperti i sigurisë kibernetike, Besmir Semanaj, tha se Sh...
Aktorët e Teatrit Kombëtar i kanë dërguar një letër kryemi...
Prokuroria e Posaçme vijon Kontrollet dhe punën për identi...
Zëvendës ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici në nj...
Në Drejtorinë e Doganave së fundmi janë bërë disa lëvizje....
Instituti i Studimeve Politike ka bërë një panoramë të ecu...
Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar hartën me qarqet, t...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...