Monedhat e huaja në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 15 korrik 2026
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, të mbledhur si pjesë e Procesit të Berlinit, miratuan sot 3 marrëveshje të rëndësishme rajonale: për lirinë e lëvizjes me karta identiteti, për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale për doktorët e mjekësisë, stomatologët dhe arkitektët – në Ballkanin Perëndimor.
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) që drejtohet nga Majlinda Bregu, është partneri kryesor i këtyre negociatave rajonale dhe forca kryesore në Procesin e Berlinit.
“Lëvizja me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor është marrëveshja më e rëndësishme që u krye sot. Na u deshën vërtet gati dy vjet negociata intensive për të marrë versionin konsensual, sot. Por ku ka dëshirë ka dhe mënyrë. Kjo marrëveshje shemb murin e fundit të vizave të mbetura në rajon. E di, regjimi pa viza në rajon nuk është njësoj si regjim pa viza me BE-në. Por në terma realë ky është tregues i një rajoni, një tregu”, tha Bregu në fjalën e saj në këtë takim duke premtuar se RCC do të vazhdojë të jetë e gatshme për të ndihmuar zhvillimin e rajonit, perspektivën dhe sigurinë e tij në BE.

Pak pas mbarimit të takimit, Bregu ka përshëndetur këto marrëveshje jetike për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, e ka falënderuar dhe gjithë ekipet që janë përfshirë në këtë përpjekje të madhe, gati 2 vjeçare.
“Ça të themi? E kemi fajin vetë që jemi të suksesshëm. Tre marrëveshjet për të cilat kemi punuar gjatë këtyre 2 viteve, panë dritën jeshile sot. Kosova dhe Bosje Hercegovina tashmë s'do të kenë më murin e vizave mes tyre. Të rinjtë s'do paguajnë më deri në 500€ për të njohur diplomat brenda rajonit. Tashmë, infermierët, mjekët dhe arkitektët mund të punojnë kudo në rajon pa pengesa. Ndalesa e rradhës, arritja e roaming mes BE dhe BP, për të cilin po punojmë bashkë me të gjithë partnerët. Vullnet e dinamizëm se puna flet vetë, me arritje konkrete dhe përunjësi ndaj qytetarëve të rajonit’, shkruan Bregu.

Të tre marrëveshjet pritet të nënshkruhen në Samitin e drejtuesve të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në 3 nëntor në kryeqytetin gjerman, ku do të marrë pjesë dhe Bregu.
"RCC është partneri kryesor i negociatave rajonale dhe forca kryesore në Procesin e Berlinit. Sekretare e Përgjithshme, Majlinda Bregu, dua t'ju falënderoj personalisht për gjithë punën që keni bërë në bashkëpunimin rajonal me RCC. Ka ende shumë punë për të bërë, por gjithë çfarë është bërë deri më tani ka qenë e pabesueshme, dhe për këtë ju falënderoj shumë”, tha Annalena Baerbock, Ministre e Jashtme gjermane./ B.A. – CNA.al
Ambasadorja amerikane Yuri Kim u takua sot me gjyqtarët e ...
“Fake News”- Kështu i ka konsideruar organizata RCC ato çf...
Gazetari Artan Hoxha ka “kryqëzuar” median e Carlo Bolinos...
Liz Truss, kryeministrja e Britanisë së Madhe dha dorëheqj...
Pas thirrjeve për protesta që po shpërndahen në rrjete soc...
Pasi kaluan mbrëmë në Kuvend, ligji për hapjen e dosjeve, ...
Miratimi i ligjit për hapjen e dosjeve vijon të pasohet me...
Të gjitha fluturimet ajrore për ditën e sotme nga Tirana d...
Nuk është hera e parë që Autoriteti i Dosjeve i ka vënë pë...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot në lidhje me d...
Kryeministri Edi Rama nga Elbasani ka folur për rastin e L...
Gjyqi për ekstradimin e turkut Faruk Fetih Ozer, i akuzuar...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka denoncuar se disa ban...
Nuk mbarojnë telashet me drejtësinë për biznesmenin me ori...
Pedagogët kanë rinisur protestën, duke shënuar kështu ditë...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka mbledhur sot gjyqtarët...
Parlamenti dje votoi disa arnime të ligjit për hapjen e do...
Maratona e Tiranës është eventi më i madh në kryeqytet, nd...
Kuvendi miratoi mbrëmë vonë projektligjin për ndryshimet n...
Punonjësit e policisë që kanë shoqëruar 32-vjeçarin Lear K...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...