Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...

Sipas Andi Bushatit mediat i kontrollojnë 5 familje. Në një intervistë, Bushati foli për mënyrën si funksionon media në Shqipëri dhe tha se çdo media i përshtatet lexuesit të vet dhe kjo nuk duhet bërë, por ajo që është më problematike, sipas tij, është që kemi media të kontrolluara.
"E para, ju thoni se media që unë drejtoj, duke iu referuar 'Lapsi.al', që nuk e ka trajtuar në mënyrë spekulative. Unë kam pasur të kundërtën si kritikë, boll se na çmendët me këtë vrasjen e Kosovës. Çdo media nuk duhet ta bëjë, por i përshtatet lexuesit të vet. Këtu mund të gjeja një justifikim për të gjithë kolegët. Por, po të shkojmë te thelbi i problemit, nuk është të akuzojmë mediat për këtë. A abuzon media jonë me një miliarder dhe njeri të fuqishëm? A hyn kaq thellë në jetën private të një pushtetari të lartë? Çfarë tregon kjo? Që kemi media të papërgjegjshme? Apo që ka degraduar nga kontrolli dhe shfryn dufin aty ku nuk janë të kontrolluara? Problemi është që ne kemi media të kontrolluara, për të mos folur për problemet reale të shoqërisë. Kur një tenxhereje me presion i vendos një kapak, diku do të shpërthejë. Ky është një episod anësor, që tregon se si lëngojnë mediat”, tha ai.
Ai nuk ngurroi të jepte edhe emrat që sipas tij janë 5 familjet që kontrollojnë median.
“Ne kemi një peizazh të medias, që drejtohen nga 5 familje, Aleksandër Frangaj, Vjollca Hoxha, Ifran Hysenbelliu, etj. Interesat e tyre nuk lejojnë gazetarët të jenë të papërgjegjshëm me pushtetarët, njerëzit që japin reklamë etj. Prandaj papërgjegjshmëria shpërthen vetëm në episode anësore. Nëse duam të flasim për 'kancerin' që ka prekur mediat tona, ky është një episod shumë anësor. Jam dakord që këtu kemi një spektakolarizim të informacionit me qëllime të caktuara. Por, rasti konkret që po flasim, i përket një tjetër dukurie që njihet si thirrja e instinkteve më të ulëta, për popullaritet, vëmendje, klikime, etj. Është e njohur në të gjithaa teoritë e gazetarisë, trekëndëshi i famshëm 'seks, gjak dhe para'. Pra, për këto publiku i ka receptorët të zhvilluar”, tha ai.
Ai bëri një krahasim midis mediave shqiptare dhe atyre britanike ku tha se në mediat shqiptare merren me të dobëtit në ndryshim nga të huajat.
“Ku është e keqja jonë edhe në raport me mediat perëndimore, që kanë këtë linjë abuzimi? Po të futeni në 'Netflix', është seria e fundit e filmit për Mbretërinë e Bashkuar. Është episodi i Dianës, se çfarë i bëri media dhe shtypi rozë, Princeshës Diana. Kudo ka media që abuzojnë me këto instinkte të ulëta. Por, mediat britanike abuzuan me Dianën. Këtu abuzojnë me të pafuqishmit, me të dobëtit. Mediat në Itali shndërruan në çështje të madhe bashkëjetuesin e kryeministres Meloni. Mund të hante diskutim se sa rozë u bë, por u morën me bashkëshortin e kryeministres. Ne po themi se po rivrasim Liridonën. Ky është problemi i madh, mediat janë të tredhura si pasojë e pushtetit të pronarëve dhe pushtetit politik, nuk kanë guxim, edhe kur abuzojnë, të merren me atë që do t'i interesonte publikut, por viktimë bëjnë të dobëtin", tha Bushati./ CNA
Policia e Vlorës ka goditur një rast në fushën e armëm...
Policia e Dibrës ka zbuluar magazinën e një biznesi ku...
Situata me reshjet e dëborës në juglindje ka ardhur në...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka ndarë në rrjet...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të premte me ini...
Të rinjtë janë burimi i parë i shpresës për një të ardhme ...
Këtë të premte, 8 dhjetor 2023, Partia Socialiste do t...
Shënohet sot Dita Kombëtare e Rinisë. Me vendim të mar...
Reshjet e dëborës kanë zbardhur edhe aksin Korçë- Erse...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur hije dyshime n...
Gazetari dhe moderatori Arjan Çani tha se opozita po b...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur dhe një herë li...
Qyteti i Korçës është zbardhur nga dëbora. Reshjet ka...
Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpët...
Këtë mbrëmje Juglindja është pushtuar nga reshjet e dë...
Reshjet të dendura dëbore janë regjistruar edhe në fshatin...
Moti i keq ka përfshirë Juglindjen, ku mbrëmjen e sotme ka...
Kreu i federatës sindikale të arsimit Nevruz Kaptelli ...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në 111 vjetorin e k...
Sipas një indeksi të Dhomës Amerikane të Tregtisë mungesa ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...